Bejko: Faktori që na ka ndarë është Berisha, s’ka bashkim pa largimin e tij

24 Gusht 2023, 14:35Politika TEMA

Bejko: Faktori që na ka ndarë është Berisha, s’ka

Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko u shpreh kundër bashkimit të PD zyrtare me pjesën tjetër të Berishës.

Në intervistën për ‘Tirana Live’ me gazetaren Elisa Gjerani, Bejko theksoi se nuk mund të flitet për ribashkim për aq kohë sa nuk është larguar Berisha, faktori që ndau partinë në dy pjesë.

“Personalisht jam kundër bashkimit për aq kohë sa faktori që na ka ndarë vazhdon të jetë aty. Në rast se zoti Berisha tërhiqet, atëherë mund të flasim për bashkim, jo thjesht mekanik por në një filozofi të re, përbashkuese, që të pranohet nga të gjitha palët.

Bashkim në diversitet, të pranojmë të ndryshim sepse jo pak berishizëm ka manifestuar ajo parti. Mendoj se një parti me orientim të qartë pro perëndimor, këtu bashkohemi.

Duhet të ikë Berisha? Do të thoni se është edhe basha aty? Basha nuk është non grata dhe i papëlqyer nga Perëndimi. Është tjetër gjë se sa i pëlqyer do të jetë nga publiku shqiptar. Këtë do ta tregojë gara.”, u shpreh Bejko.

1 Komente

  1. E
    Edi

    Lani 4% do behet 0.4% dhe ti prape si gore do flasesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje