Ahmetaj në arrati, Kuvendi i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse

24 Gusht 2023, 15:29Politika TEMA

Ahmetaj në arrati, Kuvendi i ndërpret pagën dhe shërbimet

Pas miratimit të autorizimit për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, parlamenti i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit socialist.

Në këtë mënyrë, ndaj Ahmetajt ndërpriten të gjitha përfitimet materiale që vijnë për shkak të detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë, ndërsa burimet konfirmojnë se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të shmangies së tij me drejtësinë.


Pjesë e përfitimeve që ndërpriten, janë telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet e banimit etj.

6 Komente

  1. R
    Realisti

    Sa keq! E latë pa bukë... Ishalla milionat e tij u bëfshin ilaçe për të kudo ku të fusë kokën e tij si të miut.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Pa sekuestrim , këta robqirë do vazhdojnë avazin. Vidh, zhvat, grabit, korrupto, gënjej dha pastaj arratisu me paratē e vjedhura . Kur e bëri edhe fshatari injorant llalla, dmth se kështu do bëjnë të gjithë. Popull dhe shtet pa të ardhme.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nemesis

        Po "shpejt" qenkeni kujtuar. Rrogen e Korrikut me siguri e ka mare. Bravo u kofte, se ka nji tufe me culla per t ushqy.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Gjynah, me çfarë do ushqehet ai?! Fukara i shkreti. Të lidhim kontribuar edhe ca...se me s na vdes rrugëve të Evropës për të ngrënë.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veshgusi

            Shpejt u kujtuat

            Përgjigjjuni
            1. t
              toni mavrija

              Idiotsite e rradhes , Ahmetaj arratiset keta i paguajn rrogen e deputetit.Hajde shtet hajde .Hajde ligje hajde qe mbajne me buke hajdutin ,por jashte burgut.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje