
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me aludimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Rama e mohoi kategorikisht një lajm të tillë duke i cilësuar si thashetheme poshtë çadrës së plazhit.
“Për këtë të dytën po ju them shumë thjesht mos humbni kohë me këto thashetheme janë për nën çadrën e plazhit dhe nuk janë për këtu për të humbur ne kohë nëgodinën e qeverisë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama u ndal dhe te reforma në drejtësi dhe arrestimet në radhët e funksionarëve të lartë shtetëror të Partisë Socialiste. Rama tha se për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar ka një drejtësi që nuk pyet se kush je dhe secili mban përgjegjësinë që i takon.
“Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, jo sot por në historinë e vetë.
Është gjëja më e madhe pasi qysh nga dita e krijimit të shtetit shqiptar nuk ka patur ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je.
Për herë të aprë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të lidhur me forcën në pushtet janë marrë përpara përgjegjësisë”, tha Rama.
Kush eshte ai/ajo gazetare kazane qe bene kete pyetje? Tani qe doli nafta ne shpirage te benen zgjedhje te parakohshme???. Edhe 10 vjete te tjera aty e keni deri sa te filloje shfrytezimi dhe falimentimi si Kucava. Ne gje nuk kuptoje pse nuk pyete KM cfare po ndodhe me Kucoven dhe ai permend vetem Shpiragun?? Apo shpiragu eshte me I mire se e zbuloje kjo qeveri???
Na kanë pllakosur idiotët. Kjo po që është fatkeqësi e madhe.