Drejtuesja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka reauar më në fund, pasi institucioni që ajo drejton, është në kolaps prej muajsh.
Gjë që ajo, në fakt, në reagimin e saj nuk e pranon, ndërsa thotë se Kadastra po sulmohet pa të drejtë.
Bici në reagimin e saj flet për sabotime e për dorëheqje zyrtarësh, që nuk janë mësuar të jetojnë vetëm me rrogë.
Reagimi i Bicit
“Pse kërkojnë të gjithë me ngulm dështimin e kadastrës?!
U bë kaq javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Nga grupe interesi që hapur, apo fshehur, me arsye, apo jo, bëjnë çmos të përlyejnë fytyrën e re të ASHK, atë ku mitmarrja dhe korrupsioni nuk janë fjala e ditës, e ku zyrtarët si shumica e qytetarëve të këtij vendi duhet të presin normalisht pagën në fund të muajit, e meqë nuk janë mësuar kështu, dorëhiqen.
Pse janë trazuar noterët?! Ata që për kaq vite, as nuk kanë folur ndonjëherë për vonesa, për atë stokun e aplikimeve disa vjeçare, për të drejtat e qytetarëve. Pse nisën të kenë ndenja karshi halleve të qytetarëve tani që prej disa javësh në ASHK ka nisur të proçesi i ri i punës pas riinxhinierizimit të sistemit? Mos vallë kanë humbur burimet e tyre dhe kanë mbetur si peshku në zall?! Do flasim sërish për ta. Shumë shpejt.
Por pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi?! Çfarë kanë humbur? Pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime?
Unë nuk i kam shmangur kurrë sfidat. Dhe kjo që po ndodh sot në ASHK, është një ndryshim epokal për këtë institucion. Por ky ndryshim do të ruajë xhepat e qytetarëve, duke mos i zbrazur tek këto “grupet e interesit”. Do të ruajë pronën, duke mos lejuar të tjera grupe interesi të bëjnë si të duan. Sot akuzohemi e sulmohemi për vonesa.
Nëse ndokush ka kujtesë, vetëm pak muaj më parë ASHK akuzohej vetëm për mitmarrje dhe korrupsion. Ka vonesa. Nuk ka probleme. Ka ngërç. Nuk ka dështim. Vetëm pse duam t’i bëjmë gjërat shpejt dhe mirë, pavarësisht sabotimeve, dashakeqëve, atyre që duan të përfitojnë. Ne do t’i bëjmë për njerëzit. Për ata që në fakt nuk është i interesuar asnjë “grup interesi”.
Po e keni prej 10 vjetesh o Dyshe....akoma ju sabotokan...po Tan Lame e ka drejtuar...e dini sa leke oo lene njerezit per aplikime? E dini sa telashe keni hapur per pasurite? Po patronazhistet tuaj jane punonjes...gjeni zgjidhje ...per ate pune jeni...po te kishte prokurori do ishit arrestuar per shperdorim detyre...
Ish patronazhistet qe ishin ne ASHK, sot te gjithe jane ne institucione te tjera duke shkelur ligjin e vjedhur perseri duke filluar me ish titullare. Nje si Lame punon ende te kryeministria e Rames (keshillater pronash) ne bashkepunim me Agacin dhe Bizhgan e pse jo Bejqja.
E nderuar znj. BICI, Lidhur me vënien në punë të sistemit të inxhinierizuar të ASHK-së nuk po prononcohem, megjithëse kam mendimet e mija të cilat më çojnë në konkluzionin se, për aq kohë sa bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, me mbivendosje pronash, tjetërsime pronash dhe mospasjen në sistem të regjistruar 100% të sipërfaqes së vendit, kjo nismë qëllimmirë do të dështojë. Problemi për të cilin po prononcohem ( dhe shpresoj që ju ose ndonjëri nga juristët tuaj në qendër ta lexoni ) është konkret dhe si vijon: Siç mund ta kujtoni, në datën 30 qershor 2023, me ndërmjetësimin e një miku të përbashkët ( T.V.) ju kam takuar vetëm 5 minuta dhe, pasi ju bëra të qartë problemin dhe faktin se kisha udhëtuar 10 mijë kilometër për të ardhur atje vetëm për problemin ( hallin ) që po na merr mbi 20 vjet, ju sqarova se po atë ditë ju kisha dërguar me postë një KËRKESË-ANKESË. Qysh atëhere kanë kaluar dy muaj dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nga anët tona ( por edhe andej nga jeni ju me origjinë ) ka qenë zakon që edhe qenin që leh të mos e lënë pa një përgjigje ( reagim ). Shkurtimisht, unë ju bëra të qartë që zyrat tuaja nuk më regjistrojnë pronat e trashëguara me pretekste të rreme ( ju sqarova cila ishte arsyeja e vërtetë e mosregjistrimit ). Pasuritë në fjalë kanë qenë pronë e paraardhësve të mi nga viti 1780 deri në vitin 1946, kur i mori shteti i Hoxhës ( si gjithë shqiptarëve të tjerë ). Në vitin 2018 gjykatat shqiptare, me vendim të formës së prerë m'i kthyen mua dhe trashëgimtarëve të tjerë. Ndërkohë që çështja civile ndodhej në Gjykatën e Apelit, ( në vitin 2017 ) disa elementë kriminelë i kishin tjetërsuar ( me dokumente false ) gjysmën e pronave, prandaj u detyrova t'i kallëzoj penalisht. Me vendim gjykate të formës së prerë ata janë dënuar me burgim dhe shumica e tyre janë persona në kërkim. Vendimi penal i Gjykatës së Apelit urdhëron edhe asgjësimin e praktikave të regjistrimeve të paligjshme që kanë mundësuar tjetërsimin ( vjedhjen ) e pronave duke i kaluar nga " pronë shtet " në " pronë private ". Zyra juaj e Kadastrës vazhdon ( në kundërshtim me Kodin Civil, neni 166/paragrafi i dytë ) t'i konsiderojë pronarë " blerësit " e atyre pronave ( fëmijët, nipërit dhe mbesat e tjetërsuesve të dënuar ). Ndërkohë, Kodi i Procedurës Penale ( neni 217/3 ) thotë se " Pasi vendimi merr formën e prerë, sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë ". Tri janë subjektet e mundshme që iu takojnë ato prona: 1. Shtetit shqiptar që ishte pronar de jure në momentin e tjetërsimit ( vjedhjes ). 2. Mua që vendimi i gjykatës i formës së prerë urdhëron të më kthehen ( pra, t'i merren shtetit dhe të më kthehen mua ) dhe 3. Blerësve të sendit të vjedhur. Sipas logjikës juridike dhe praktikës juridike të Shqipërisë dhe vendeve perëndimore, sendi i vjedhur i kthehet atij që ishte pronar përpara se të vidhej ( tjetërsohej ). Në këtë rast, pronar ishte shteti dhe sendi i vjedhur ( tokat e tjetërsuara ) duhet t'i kthehen shtetit. Kur ju thashë në takimin me ju se zyrat tuaja duhet të asgjësojnë të gjitha praktikat e regjistrimeve deri në kthimin e pasurive në gjendjen e mëparshme " pronë shtet ", ju m'u përgjigjët: " Më falni por ne nuk kthejmë prona, por vetëm i regjistrojmë ato ". Përgjigjja juaj më dha të kuptoj se nuk jeni e fushës juridike ( dhe ky nuk përbën mëkat ), mirëpo e keqja nuk qëndron këtu por në faktin se jo pak juristë tuaj, në qenddër dhe nëpër rrethe janë me mangësi të theksuara ligjnjohëse dhe as bëjnë përpjekje për lexime e rifreskime të legjislacionit. Nëse do ta kishin bërë këtë do të sqaroheshin nga Kodi Civil dhe disa ligje të tjera se blerësi i sendit të vjedhur nuk mund të bëhet pronar i atij sendi ( neni 166, paragrafi 2 i K. Civil ) dhe se sendi i vjedhur, pra tokat e tjetërsuara duhet t'i kthehen shtetit ( jo me vendim-sic e keni keqkuptuar ju- por duke asgjësuar praktikat e regjistrimeve të paligjshme, ato kthehen automatikisht tek pronari i vet ). Pasi të kthehen në pronë shtet, zyrat tuaja janë të detyruara t'i regjistrojnë ato në emrin tim dhe të trashëgimtarëve të tjerë, pasi këtë e urdhëron vendimi gjyqësor që bën njohjen dhe kthimin e pronave tek ne. Këtu nuk ka kurrfarë dileme dhe paqartësie pasi vendimi gjyqësor e ka përcaktuar qartë që pronarët e ligjshëm duhet të jemi ne dhe as shteti që i kishte dhe, aq më pak, vjedhësit ( tjetërsuesit ) e tyre, tashmë të gjetur fajtorë dhe të dënuar me burgim. Nëse juristët tuaj konsultohen me legjislacionin do të mësojnë se të gjitha kontratat e shitblerjeve janë akte juridike të paligjshme pasi janë bërë me dokumente të paligjshme ( çertifikata pasurie të siguruara në mënyrë të paligjshme nga shitësit, me dokumente që paraqesin gjendje fizike të rreme të pronave ) dhe duke mashtruar " blerësit ". Në këto kushte, Kodi Civil ka disa nene që përcaktojnë qartë që pasuria e vjedhur shkon tek ai që ia ka dhënë gjykata ndërsa blerësit " e mashtruar " ( në këtë rast blerësit kanë qenë pjesë e skemave të tjetërsimeve ) i drejtohen gjykatës me padi civile kundrejt shitësit për të kërkuar dëmshpërblimin. Unë jam ende në pritje të zgjidhjes së këtij problemi nga ju dhe nuk pres zgjidhjen nga mjetet elektronike. Gjithashtu, nuk dëshiroj ta bëj këtë çështje alarmante në mass media, pasi do të ishte shumë diskredituese për qeverisjen dhe do të tregonte se " njerëzilliku " që z. Kryeministër i këshilloi administratës shtetërore pas fitores së 14 majit është thjesht një përrallë.
Sic thote Xhuzepe G. dhe Dallendyshja eshte e paafte. Ka shkresa te pafundme ne emer te saj, ajo nuk I lexon fare, por dhe stafi i saj juridik nuk lexojne, por cbejne delegojne shkresat ke ato qe ju i keni kallzuar. Pra drejtorite qe hienat e verteta jane specialistet. Ligji 20/20 ka masakruar pronat e vjetra me dokumenta ose nuk I hapin arkivat. Se Lame ne 2013 I beri te gjithe pronat SHTET, legalizonte ndertesat zaptuese, duke mbushur arken e shtetit me blerje absurde ndertese kundrejt nje takse dhe pas 30 dite perfiton truallin me VKM. Pronarin qe e ka me vertetim apo vendim gjyqesor ose kontrate shitje pas 90, I jep kompesim trualli qesharak 10% ose asgje. Rama se bashku me Lamen kane shkaterruar hipoteken, per favoret e sekserave te Rames. Dallendyshe do te deshtoj me kete sistem elek, po krijon kaos ne veprime. Korrupsioni sic thote Rama, nuk zhduket nese nuk i heq nga kadastra hienat (specialistet), ne gjen shkelje largoi se jane te paafte. Kontrollo regjistrimet ckane bere pas 2013 dhe kuptosh ku eshte faji. Kallezimet dhe ankesat te bejne te zgjohesh dhe te punosh mire ne zyre. Karrigia e titullares nuk eshte vetem pet njerezet e Rames dhe qeveritareve etj. ( keto jane sekseret sic thote Rama). Zgjohu dhe merr zyra prane kadastres dhe priti mire qytetaret sic thote parafolesi, ku cakto jurist e inxhinier te zgjidhin, nese jo largoji se sot presin pa fund per pune.
Lame e degjeneroi me korrupsion, kjo e ka futur ASK - ne totalisht ne kolaps. Nuk mund te kryesh asnje vepriom. Kerkova kartele qe eshte me thjeshta dhe smu dha. Kane mesuar nje histori, bej nje aplikim AV0 te thone se kemi dale jashte afattit. E bera AV) dhe perseri asnje pergjigje. Eshte nje tmerr.
Keshtu do te vazhdoje veprimet se ka ende specialiste qe ato i bejne lemsh. Kartela nuk eshte e thjeshte se ajo eshte me rendesishme KP, HTR dhe ÇRTF, kur jane te rregullt keto, ath ben veprime te tjera te kesh keto te rregullt. Regjistro Vendime te fituara per favorin tend te drejte, te marresh keto te rregullta. Etj... Ska fund ASHK
Zonje fol me emra konkrete jo me sofizma per grupe interesi Thua ishin mesuar te vidhnin .Po ne krye te tyre ishte Lame, favorit i Rames qe i hanin duart per pune sic thoshte dhe per tu bere i rendesishem bashkoi ZRPP dhe Legalizimet. Thua se japin doreheqjen se nuk jane mesuar vetem me rroge. Po ju i keni futur ne pune ata nuk i ka futur Saliu Jane mbeshtetesit aktivistet tuaj. Sherbeni ne kohe per qytetarin dhe leri keto komplotet qe po te pengojne.
te lumte
Kadastra eshte e bllokuar prej 9 muajsh per sherbimin: "Kerkese per legalizim te ndertimit pa leje". Duket sikur procedura e aplikimit shkon ne rregull dhe ne fund pergjigjia eshte: "Ky aplikim nuk mund te behet ne kete periudhe te vitit". Nuk e kuptoj çfare rendesie ka muaji, stina apo poleni i pemeve me kete aplikim? Nje reagim i pa sinqerte dhe mafjoz i ketij institucioni qe drejtohet nga zj. Harabeli. Lamja ishte koka e korupsionit ne Kadaster dhe e shporen perpara se ti vihet nga pas SPAK. Uroj qe fatin e tij mos e kete zj. Laraska.
Ka edhe më keq se kaq. Kam aplikuar 2 herë në shkurt dhe mars dhe kam paguar 2 herë e asnjë përgjigje
Popullit nuk ja keni zgjidhur problemet e pronës. Jo online, jo offline, jo sekser e jo noter. Sistemi nuk punon jo në hënë apo në diell t'a çoni nuk funksionon.
Si ta emertojme kete Dyshen?!.Kucka apo Sucka
Zj Harabeli ose zj Laraska
Ata zyrtare ju la shteti dore telire te benin cte donin . E dinin qe nuk denoheshin se pazaret keshtu i kishit bere . U shofshi e kembe e tille, mos mbetshe ne kete toke, me njerez kriminela e hajdute. 32 vjete jane tallur me fukarane per ti xhvatur pronat e pa lujshme .
Nese prona shkon tek te zotet e vertet, rri e qet askush nuk ben dot gje!Po kush e do qe prona te shkoi tek i zoti?!Kusaret qe e vodhen dhe rrembyen?!Shkoni tek agjensia e kthimit te pronave te kuptoni se cfare behet me pronaret e tokave duke u kerkuar 20% per te marre parat. Me vjen neveri kur justifikoni kusarit tuaja..!10 vite kusari dhe asgje nuk keni ber, o deshtaket e kesaj toke !!!
Me pelqen ky reagim. Behet nje pune e mire, nje here e mire. Bukur.
Pse nuk i denoncon zyrtarët që nuk janë mësuar me rrogë?
Jo e nderuar Drejtore e pergjitshme e Kadastres, ne nuk po kerkojme deshtimin ne po shohim si ky sistem ka deshtuar dhe ju nuk po e pranoni se normalisht si te gjithe paraardhesit e tu nuk e pranoni kur deshtoni. Po perse valle e kane kapur me ty noteret, dhe pse valle ti meresh me noteret, kur ata jane nje pakice shume e vogel. Dhe nuk del te flasesh me qytetaret qe cdo dite i ke pas deres tende qe qajne e ulerasin te deshperuar per nje sherbim qe kane 3 muaj qe nuk po e marin dot, per nje vertetim negativ kane ngelur shume familje pa cuar femijet e tyre ne shkolla, per nje rifreskim njerzit nuk po marin dot nje kredi per tu ushqyer, per nje rifreskim njerzit nuk po shesin dot pronen e tyre per tu kuruar nga semundja qe i ka pushtuar trupin! Dhe ti del e ben show me noteret. Po e ke pyetur ndonjehere veten si ka mundesi qe shum sherbime kur erdhe ti ne Kadaster mund te behen vetem nga noteret, dhe qytetari duhet me doemos te paguante pervec tarifes se sherbimit te vendosur nga ju dhe tarifen e noterit? Apo e mesove tani qe po del e po ben monolog me noteret! Mos valle dhe ndonje nga keta noteret ka te drejte se i ke hequr buken nga goja, se tani ska me korrupsion, se cdo gje del vetem nga ju (nga kulla juaj), dhe korrupsioni eshte goditur fort nga Ervin Bixha, Ervin Muca dhe motra juaj qe vendos vetem shifra besoj ekonomiste eshte. Po si ka mundesi qe keto grupe interesi po bejne cmos te perlyejne fytyren e re te Kadastres, mos e kane kuptuar qe ti ke dhene urdher qe te mos behet asnje regjistrim ne zona me interes te larte, mos kane kuptuar qe ti spo regjistron fshatarit token se do futesh investitorin strategjik, mos valle e kane mar vesh qe ti spo ben legalizime te objekteve mbi dy kate, apo jo do kene mare vesh qe ti ke pezulluar gjithe legalizimet social ekonomike, interes i madh eshte tek ato, do thoshin grupet e interesit. Po ju hedhin balte kot se ska mundesi te kete korrupsion ne kadaster se degjojme kohet e fundit shifra te vogla qe besoj i pershtaten formatit tend 1 miljon euro regjistrim AMTP se do behet kompleks vilash, e di ti bashke me Inen, apo dhe te tjere. Po jo se grupet e interesit e kane fajin se populli shkrete nuk di gje nga keto ai ka tre muaj qe pret te mare sherbim dhe sherbimi qe do mare do jete aplikoni perseri. Shiko se noteret kane haruar te rikujtojne per sistemin Multifunksional duhet hequr ai eshte shume i vjeter, na duhet nje sistem i ri, se ka kohe pa punar Ermal Beqiri. Faleminderit zonja Kryeregjistruese se po na shpeton xhepat nga sistemi vjeter i korruptuar, dhe po mbush xhepat me sistemin e ri te monopolizuar. Dua ta mbyll me kaq po kam grupet e interesit qe nuk me lene. Po me thone ato praktikat qe punoni sa per statistika i ke pare ndonjehere pergjgijet qe behen nga specialistet tuaj te IKMT. Ka tre muaj po me thone qe ska dal nje certifikate vetem pergjigje. Shikoji kur te lirohesh nga Facebook, se mbase do e kuptosh deshtimin.
Nese je ne kadaster si aplikues dhe ankues, nese ske mik ste fershellente njeri apo edhe sot te zyrat e saj. Por nese jep ndonje lek e di si te presin, te thone me prit poshte ose takohemi pasdite. Pislleku i kadastres ka qene duke filluar me ish titullare dhe vartesit e tij Artan Lame, Jeta Velaj (sot ende ajo eshte AQSHK), Valdrin Pjetri, Elion Semanaj, Mariglen Disha (sot kryetar Bash. Librazhd), Risena Xhaja (sot sekret. e pergjth. MFinan), Dritan Domi, Elira Gogo (leva e Manastarliut), Erion Galanxhi,Besian Jorgaqi (ishshefi, hajduti me i madh dhe pislleku i DVTirana Veri, sot te IMT e Veliaj jurist), Nina Zagorcani ( sot drejt./DVTJug), Edi Nufi ( jurist mashtrues i DVTRurale1). Te gjithe keto kane masakruar pronat lemsh duke firmosur, pa gjykuar ne ligj edhe legalizonin ndertesa ne shkelje te ligjit 20/20 vetem te merrnin para me miliona sot i ke te gjithe me shtepi te shtrenjta ne Tirane keto pazarcite e Lames, se kishte thene Lame qe dua nje kuote lekesh te arketohen ne buxhet se cfare firmosin dhe regjistronin. Ku sot kjo Dallendyshja bashke vartesit e tij, po i zbulojne pislleqet e tyre dhe detyrohen shtyjne aplikimet ose i japin pergjigje te cunguara nga speciasliste qe I cakton kulla e Bicit. Ervin Bixha ka pare shume shkelje, por nuk tregon se aty dalin shume politikan apo zyrtareve te shtetit jane ne mes vorbulles se atyreve lart te korruptuarit qe kane ikur ose jane ne Ashk. Ka specialiste shume ne Ashk ne gjithe vendin, ku ish titullaret bashkepunojne me to ende qe bejne pazare. Fiksoje mire Bici edhe E.Muca eshte pislleku i IT-se per te fshire regjistrimet e bandave qe rrinin pas deres ketyre te gjithe emrave qe shkruaj dhe si ish titullare e Ashk dhe zhduk te dhenat e dokumentat qe jane me vite. Lame ka shkaterruar pronat me regjistrim fillestar duke i bere te gjitha " SHTET" vetem ti zhvaste qytetareve edhe njehere, te shpenzonin leke perseri. Pra SPAK dhe KLSH ne bashkepunim me Bicin (ne kjo do te rrije si shefe e ASHK). nese nuk jep drejtim edhe kjo mund te deshtoje. Hipoteka eshte pasuria me e madhe qe ka populli shqiptar.
Çfarë thotë kjo? Kam 15 vjet që kam aplikuar për legalizimin e banesës dhe nuk po e bëj dot.................. . Kanë ardhur punonjësit e kadastrës të Fieritt nja 10 herë, dhe më thonë gjithmonë, për dy muaj e ke gati............ . Le që tani me aplikimin online nuk të kthen njeri përgjigje fare dhe nuk di ku të ankohesh, nuk di çfarë të bësh.............................................................. Shkon tek zyrat, por dera është mbyllur. ........ . Drejtohuni tek e-albania, të thonë. Tek e- leshi, sepse kam aplikuar 50 herë atje dhe asnjë përgjigje............... . I jam drejtuar stafit të e-albania, dhe ata thonë do kontaktojmë me AKSH............................... . Nuk e di a do ketë burra më të lig e të ndyrë se drejtorët e ALUIZNIT apo sot të AKSH Fier...... Të gjithë pa përjashtim, mashtruesë, hajdutë , gënjeshtarë, të blerë nga mafia e pronave.
Jo e nderuar Drejtore e pergjitshme e Kadastres, ne nuk po kerkojme deshtimin ne po shohim si ky sistem ka deshtuar dhe ju nuk po e pranoni se normalisht si te gjithe paraardhesit e tu nuk e pranoni kur deshtoni. Po perse valle e kane kapur me ty noteret, dhe pse valle ti meresh me noteret, kur ata jane nje pakice shume e vogel. Dhe nuk del te flasesh me qytetaret qe cdo dite i ke pas deres tende qe qajne e ulerasin te deshperuar per nje sherbim qe kane 3 muaj qe nuk po e marin dot, per nje vertetim negativ kane ngelur shume familje pa cuar femijet e tyre ne shkolla, per nje rifreskim njerzit nuk po marin dot nje kredi per tu ushqyer, per nje rifreskim njerzit nuk po shesin dot pronen e tyre per tu kuruar nga semundja qe i ka pushtuar trupin! Dhe ti del e ben show me noteret. Po e ke pyetur ndonjehere veten si ka mindesi qe shum sherbime kur erdhe ti ne Kadaster mund te behen vetem nga noteret, dhe qytetari duhet me doemos te paguante pervec tarifes se sherbimit te vendosur nga ju dhe tarifen e noterit? Apo e mesove tani qe po del e po ben monolog me noteret! Mos valle dhe ndonje nga keta noteret ka te drejte se i ke hequr buken nga goja, se tani ska me korrupsion, se cdo gje del vetem nga ju (nga kulla juaj), dhe korrupsioni eshte goditur fort nga Ervin Bixha, Ervin Muca dhe motra juaj qe vendos vetem shifra besoj ekonomiste eshte. Po si ka mundesi qe keto grupe interesi po bejne cmos te perlyejne fytyren e re te Kadastres, mos e kane kuptuar qe ti ke dhene urdher qe te mos behet asnje regjistrim ne zona me interes te larte, mos kane kuptuar qe ti spo regjistron fshatarit token se do futesh investitorin strategjik, mos valle e kane mar vesh qe ti spo ben legalizime te objekteve mbi dy kate, apo jo do kene mare vesh qe ti ke pezulluar gjithe legalizimet social ekonomike, interes i madh eshte tek ato, do thoshin grupet e interesit. Po ju hedhin balte kot se ska mundesi te kete korrupsion ne kadaster se degjojme kohet e fundit shifra te vogla qe besoj i pershtaten formatit tend 1 miljon euro regjistrim AMTP se do behet kompleks vilash, e di ti bashke me Inen, apo dhe te tjere. Po jo se grupet e interesit e kane fajin se populli shkrete nuk di gje nga keto ai ka tre muaj qe pret te mare sherbim dhe sherbimi qe do mare do jete aplikoni perseri. Shiko se noteret kane haruar te rikujtojne per sistemin Multifunksional duhet hequr ai eshte shume i vjeter, na duhet nje sistem i ri, se ka kohe pa punar Ermal Beqiri. Faleminderit zonja Kryeregjistruese se po na shpeton xhepat nga sistemi vjeter i korruptuar, dhe po mbush xhepat me sistemin e ri te monopolizuar. Dua ta mbyll me kaq po kam grupet e interesit qe nuk me lene. Po me thone ato praktikat qe punoni sa per statistika i ke pare ndonjehere pergjgijet qe behen nga specialistet tuaj te IKMT. Ka tre muaj po me thone qe ska dal nje certifikate vetem pergjigje. Shikoji kur te lirohesh nga Facebook, se mbase do e kuptosh deshtimin.
Po po, fajin e ka jetimi... ASHK-ja nuk ka nje email ku te besh nje ankese. Nr i telefonit qe kane ne website sa here i bie, del i fikur. Aplikimi qe kam bere deri me tani ka zgjatur 4 muaj nderkohe qe ne informacion thuhet qe zgjat 1 dite pune... Dallandyshja eshte vene aty per te sistemuar letrat e bastardeve dhe kur ti sistemoj, do shkoj duke kercyer ne burg.
problemi eshte se asnje nga vartesit e Edi Rames nuk merr guximin ti thote qe kjo gje nuk funksionon dhe se eshte e parakohshme qe veprimet te behen vetem online. e-albania te merr leket per cdo aplikim dhe nuk te jepet sherbimi i kerkuar. kam shpenzuar 100.000 lek per nje kopje kartele qe ka 6 muaj qe nuk ma japin
Z.Dallendyshe nuk e njeh realitetin.....Verifikoni datat e aplikimeve.....datat kur jeni te detyruar te pergjigjeni......dhe Do te shikoni se nuk respektohet rradha,.......pse?? Nuk ka mbetur rruge per zgjidhja..... vetem me ju drejtu gjykatave ....dhe me marr pergjigje mbas 10 viteve....Te Lutem merre me serjozitet detyren dhe mos u justifiko!!!
Shumica e komentuesve te mesiperm as e kane marre mundimin qe te lesojne tere tekstin por fillojne e shkruajne idiotesia ashtu siç ua thote truri i tyre i mbrapshte. Zonja po shpjegohet shume mire dhe me ne fund eshte thene e verteta per kete çeshtje. Ka vertete shume sabotime te funksionimit te sistemit, sepse behet nga ata qe iu iken parate e shumta qe fusnin ne xhep duke rrjepur njerez ne hall dhe as ua mbaronin punen. Gjerat e mira nuk vijne dhe behen brenda nates, sidomos kur ke nje kundershtim kaq te hapur dhe te eger nga ata qe jane humbesit e sistemit te ri dhe keta jane sekseret, te korruptuarit e zyrave te Kadastres dhe ajo ushtri e madhe e notereve me dy klase shkolle qe nuk do te kene me mundesi qe te perfitojne para te padrejta. Fituesi do te jete qytetari i thjeshte. Keta komentuesit e mesiperm mund tu flasesh si te duash, te jesh i sinqerte apo tu tregosh perralla gjithe diten, keta prape do te ankohen ose disa qe jane jashte kriterit te te qenurit njeri, shajne pa kufi. E dine keta qe edhe sharja online e dikujt eshte veper penale? Problemi eshte sepse kemi per fat te keq shume analfabete funksionale si puna e komentuesve te shume tek kjo faqe interneti dhe ata as kuptojne, as duan te kuptojne, por japin mend per te gjitha fushat e jetes. Pika qe nuk ju bie per kete nivel kaq te ulet intelekti qe keni, te nderuar bashkekomentues! Ngushellimet e mia!
Qenke mender budalla o tunxh . A e di ti c'dote thote shtet. Te fut e te nxjer 10 pash ,ne dhe ,kur shkel ligjin ose abuzon me te .. A....... po ke te drejte! Jemi ne shkerdhatodemokraci.
Deklarate e sinqerte.Dallendyshjav e sulltanpiktorit betem pagen nuk e prek.Ne cdo pune qe eshte emeruar drejtoreshe vetem urdherat e sulltanpiktorit i ka zbatuar pa pagese’e!?
Nuk dështon sistemi......Sistemin mundohen ta dështojnë drejtuesit dhe specialistët e pa aftë, hajdutë dhe të degjeneruar të cilët nuk duhet të qëndrojnë as edhe një minutë në Institucione të tilla........Për drejtues dhe specialistë të tillë, duhet të dalë ligj për ti penalizuar dhe për të çdëmtuar qytetarët të cilve u sjellin dëme ekonomike me veprimet dhe vonesat e nxjerrjes brënda afatit të dokumentacionit për të cilin qytetari ka aplikuar, përndryshe çfar u kuptua që një pronë është e regjistruar në Kadastër ?
Qe te kuptoni se sa kot flet kjo Znj. Bici (Agaçe), mjafton te shkoni ne nje nga dyert e ASHK-ve te Republikes dhe do te shikoni se si sillen, se si te presin, se si te sqarojne e se si nuk te mbarojne asnje pune. Shkoni dhe shifeni Sillen sikur ika pjelle nje nene e nje babe, pra eshte e njejta filozofi ne mbarimin e punes, Ajo eshte LEKU. Kjo Zonja as qe nuk e di pse ka shku aty, pa le te zgjidhe hallet e njerezve. Ka nje paaftesi te frikshme ajo dhe institucioni, por ske cfare ti besh e mban Engjelli, rrofte Engjelli.
KU JANE ATO HARTAT ME VRIMA AKOMASKENI NJE HARTE TE SAKTE . RREGULLONI HARTOGRAFINE DHE RREGULLOREN UNIKE PER ZYRAT E ASHK DUHET TE SHKURTONI 50 PERQIND PERSONELIN . ZRPP NE RRETHE KANE PATUR 16SPECIALIST SOT KANE 90 DHE S BEJNE ASGJE .. KUR ODO E MBYLLNI LEGALIZIMIN SE LAMJA E RREGULLOJ FARE U ZHDUK PASI U BA REHAT . EDHE SA MANDATE JU DUHEN
E nderuar zonj! Nuk ka sabotator, dashakeqes, se duket sikur flisni nje gjuhe te nje kohe qe shtetasit e republikes se shqiperise e kane lene me kohe pas. Gjerat jane pak me te thjeshta: 1. Republika e Shqiperise ka nje sip.totale 28,748 km2, E cila nuk eshte edhe sot e kesaj dite e dixhitalizuar totalisht, pra nuk i eshte neshtruar regjistrimit fillestar sistematik masiv, ka zone te tera ne te gjithe republiken qe nga ana tekniko-ligjore jane jashte ketij sistemi. 2.Sistemi juaj i implementuar presupozon qe republika e shqiperise te jete e dixhitalizuar totalisht(pjesa teknike -hartografija dhe juridike - titulli , dokumentacioni ligjor -kartelat e pasurive etj) 3.Konstatoj se ky sistem i implementuar nga Drejtoria e Pergjithshme bie ndesh me ligjin dhe aktet nenligjore te dala ...20/2020 ...etj, Nuk mund ta trajtoj ,titullin e pronesise,cilido qofte ai , sepse ligji parasheh qe ky te trajtohet nga DVASHK vendore ku ndodhet pasuria....? Keshtu qe aplikimin i nje pasurie x nuk mund ta trajtoj nje specialist i nje rrethi y , pa u ndryshuar ligji dhe aktet nenligjore qe i jep te drejte te veproj.........????? Eshte problemi te pergjegjesia kujt i mbetet ????? 4.Pune me sakt do te ishte te permbyllesh regjistrimi fillestar ne te gjithe zonat e republikes se shqiperise ku nuk eshte permbyllur , hapi tjeter, dixhitalizimi i saj , pastaj implementimi i ketij sistemi, ndryshe , flasim si gjitholloget ne TV, ku beni pjese dhe juve...... 5.Prandaj dhe fjalet sabotator dhe dashakeqes , bie mbi ju, sepse , ky sistem i implentuar duket se i ka sherbyer nje grusht personave ,te cilet kishin vite pa gjetur zgjidhje per dojes e pista te tyre ne rrethe , duke pilotuar juristin dhe hartografin, per te mbylluar keto dosje......?????? 6. Zgjidhje ka per pronen... -Ne radhe te pare duhesh te regjstrohet prona Shtet , ne nje vend serioz... -Ish-Pronaret -Privati ne fund. Nga te gjitha keto asnjera ska mbaruar ......... Fjalet e tjera jane kot....bosh... Me respekt!
Faji nuk eshte i sistemeve! Faji eshte i atyre qe ngrene keto sisteme qe jane mashtrime ne emer te dixhitalizimit! Faji eshte i atyre qe kane vjedhur pronat dhe duan t’i mbulojne me sistemet dixhitale qe nuk funksionojne. Sa te jete eDroga ne pushtet vetem tortura me sisteme dixhitale do keni. Te pakten ne kohen e Berishes e dije qe do vuaje ne rradhe por nje pergjigje do ta merrje. Ku je o Enver! Vertet i shtetezove pronat, por e ruajte historikun e pronave
Meqe asnjera nga adresat elektronike te AShK nuk funksionojne (edhe kjo ankese derguar sot date 2508.2023, si qindra te tjera, u kthye pas tre minutave), po e bej publike ankesen tone ne komentet e lexuesve pas fjales se dretoreshes Znj. Bici, te publikuar sot ne gazeten Tema. Mbase kemi fat dhe e lexon. Znj. Dallëndyshe Bici Drejtore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës E nderuara Znj. Drejtore e ASHK Për hallin tonȅ 17 vjeçar i jemi drejtuar disa here ALUIZN-it dhe më pas Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës e Drejtorisë Vendore Tirana Veri, por nuk kemi marrë asnjë pëgjigje prej tyre. Nȅ datȅn 14 dhjetor 2022, iu drejtuam përsëri Drejtorisë Vendore Tirana Veri, por, si edhe herët e tjera, asnjë pȅrgjigje. Nuk e kuptojmë pȅrse flisni vazhdimisht për "arritjet tuaja të mëdha" nëpërmjet dixhitalizimit, kur nuk përgjigjeni, si ju ashtu edhe vartësit tuaj të Drejtorisë Vendore Tirana Veri? Përse aplikacioni i ankesave në faqen tuaj zyrtare ka vite që nuk punon dhe njofton: "Po punohet për funksionimin e këtij aplikacioni, jeni të lutur të përdorni ndërkohë adresën [email protected], për cdo ankesë që mund të keni në lidhje me punën e drejtorive të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës". Ndërkohë as E- maili i rekomanduar nuk pranon ankesa. Edhe e-Albania nuk pergjigjet. Kjo është tallje me popullin hallexhi. Gjithsesi, me shpresë se ju do të gjeni kohë të përgjigjeni, ne po jua dërgojmë edhe juve ankesën tonë si më poshtë vijon: Ne tre banorë të pallatit 74, rruga Ali Demi Tiranë: Nihat Sejdo (aktualisht Islam Sejdo), Perikli Qirjazi, Ilia Stefanllari, kemi bërë më 2.10.2006 pranë bashkisë Tiranë aplikimin për legalizimin e shtesës së pallatit, të ndërtuar me lejë për sheshin e ndërtimit dhe vetë ndërtimin. Dosja jonë ka nr. 379 dhe emertimin “Banorët e pallatit 74”, të rrugës Ali Demi, Tiranë Veri. Pra aplikimi ynë për legalizimin e shtesës sonë të pallatit ka 17 vjet që është bërë. Në takimet e shumta me zyrtarë të ALUIZN- it dhe qindra letrave dërguar juve ish drejtorit Z. Artan Lame, ALUIZN-it dhe Drejtorisë Vendore Tirana Veri, kemi marë vetëm premtime, madje na kanë kërkuar të falur për vonesën. Por, deri sot, ne nuk na është dhënë legalizimi i shtesës sonë, duke shkelur të drejtën tonë të ligjshme. Me von kerkesës sonë për legalizim iu bashkua edhe Z. Sami Luci, banor i katit te katërt. Më 13.06.2021, kërkesën tonë 352930, ia drejtuam Zyrës së Bashkëqeverisjes, e cila më 14.06.2021, kërkoi aplikimin tonë për legalizim, të cilin ia dërguam më 15.06.2021, së bashku me dokumentet e lejës zyrtare të sheshit dhe ndërtimit të shtesës sonë. Por, kjo zyrë ne datat 5.11.2021, 12.12.2022 dhe 14.12.2022 thekson se: “nga verifikimi i të dhënave digjitale të Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe arkivës fizike të Drejtorisë Vendore e ASHK-së Tirana Veri, subjekti Perikli Qirjazi nuk figuron vetëdeklarues për legalizim për ndërtim informal”. Megjithe sqarimet e përseritura, përsëri kjo përgjigje anormale na është dërguar disa herë. Kjo tregon se letrat tona nuk lexohen fare, por dërgohen përgjigje të gatshme krejt të gabuara dhe jashtë realitetit. Në datën 8.11.2021, përsëritëm kërkesën tonë dhe sqaruam përsëri se: shtesa jonë është formale dhe jo informale. Si formale, nuk mund të gjendet në bazën digjitale të ndërtimeve informale”. Këtë e vërtetojnë dokumentet orgjinale që gjenden në dosjen tonë nr. 379, por edhe të dërguar nga ne kësaj zyre më 15.06.2021. Duke u konsideruar informale, dosja e shtesës sonë ka humbur disa herë. Aplikimi ynë do te gjendet, duke e kërkuar me emërtimin Banorët e Pallatit 74 të rrugës Ali Demi, ose me numurin 379 të dosjes sonë. Perikli Qirjazi është njeri nga banorët, i ngarkuar për të ndjekur problemin. Na thoni ju lutem si të veprojmë? ta konsiderojmë ndërtim informal dhe të bëjmë përsëri aplikimin? Por është normale kjo? Për neglizhencën e punonjësve të ASHK në shqyrtimin e dokumentacionit dhe në leximin e ankesave tona, ne ta quajmë ndërtimin e shtesës sonë informale, kur ajo është tërrësisht formale. Cfare bëhet kështu, deri kur do të vazhdoni të na sorollatni për një të drejtë të ligjshme? Shtojmë se po na vijnë njerëz që, në këmbim të shumave të mëdha eurosh, na japin legalizimin e shtesës. Ne i kemi hedhur poshtë kërkesat e tyre, duke i konsideruar sekserë të korruptuar, që nuk përfaqësojnë qendrimin e organit shtetëror zyrtar të legalizimit të ndërtimeve me lejë. Por, qendrimi i juaj ndaj kërkesës sonë të stërpërsëritur po na shton dyshimet. Nëse kanë humbur dokumentet orgjinale, ne jemi të gatshëm t`jua vemë perseri në dispozicion këto dokumente të noterizuara. Tirane, 25.08.2023 Faleminderit për mirëkuptimin Perikli Qirjazi, i ngarkuar për të ndjekur problemin
Ne se ka ne kadaster njerez qe jane mesuar me para e para je ti moj zonje.Ti je me korruptuara dhe me intrigantja ne ate sektor te rendesishem.Fatkeqesisht ju jeni personi me i pa duhur qe z. Kryeminiser ka zgjedhur per ate post. Ju i bete corap pronat.
Jep doreheqje....
Ku të shkoj në emigracion si ty? Më mirë hajdut në vendin tënd se pjatalarës në vend të huaj.
Kemi thene dikur doktor rrumpalla. Sot po themi ripjellje rrumpalla, shtet rrumpalle.
TE MARESH NJE ÇERTIFIKAT PRONSIE NE KADASTER DO 1VIT KOHE SEPSE NE KADASTER JAN TE PUNESUAR NJERZIT E QEVERIS SHTET ME ADMINISTRAT SUPER TE KORRUPTUAR
KJO E NDERSHMJA PTU TE QIFSHA SOJIN HAJDUTE QELBUR TY TE EMROJ AI TRAPI PER TE VJEDHUR JO PER TE PUNUAR