Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze greke “Kathimerini”, që është publikuar sot.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Në orën 10:00 ju ftoj të ndiqni të plotë pa asnjë prerje intervistën për prestigjiozen greke Kathimerini, me gazetarin Pavlos Papadopoulos”, tha Rama.
Kryeministri Rama disa ditë më parë ka surprizuar gazetarin nga Greqia Pavlos Papadopulos, i cili në median “Ekathimerini” përmes një shkrimi të firmosur prej tij kritikonte qeverinë për trajtimin që i është bërë Kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Belerit. Ky i fundit, ndodhet në burg nën akuzën blerjes së votave.
Kryeministri Rama, ka kontaktuar personalisht përmes rrjetit “Whats App” gazetarin grek, ku i kërkon që për hir të transparencës dhe pavarësisë mediatike, duhet që të ishte dhe zëri i qeverisë në shkrimin e publikuar prej tij.
Fillimisht me mosbesim, më pas i surprizuar, gazetari Papadopulos pranon me kënaqësi intervistën që do të publikohet sot.

Presim ta degjojme ......... Sidoqofte,besoj qe pa dyshim,pjesa dermuese e bashkeatdhetareve tane qe jetojne dhe punojne ne vendin fqinj,do te ndjehen shume mire dhe te "cliruar" nga gjithe ajo propogande shrenuese e nacionalizmit "cfaqur" ne vendin fqinj ! Lymi Tutit
E ferkon gjithe diten dhe rri ngrehur, kush eshte?
P satom
Ca te ndjekim ne oren 10?! Ka 10 vjet rama qe mashtron, varferon, korrupton dhe masakron cdo aspekt dhe segment te shoqerise dhe qeverise.