Basha takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon masivisht shqiptarët

17 Tetor 2024, 15:30Politika TEMA
Basha takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Berlin me deputetin e CDU-së, Knut Abraham, ku diskutuan çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin.

Gjatë takimit, Basha theksoi sfidat e vendit, si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe përpjekjet për respektimin e shtetit ligjor.

Basha shprehet se pjesë e bisedës ishte edhe bashkimi i votave mes qeverisë dhe një pjesë të opozitës për lirimin e zyrtarëve të korruptuar, duke e cilësuar si një mesazh negativ për drejtësinë, si dhe mbylljen e listave.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte largimi masiv i shqiptarëve për shkak të keqqeverisjes, që sipas Bashës ka sjellë humbje ekonomike prej mbi 800 milionë euro në vit.

Nga ana tjetër, deputeti gjerman Knut Abraham, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe NATO, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe paqen në Evropë.

Postimi i plotë Bashës:

Sot pata kënaqësinë të takoj në Berlin mikun tim, deputetin e CDU-së, Knut Abraham, i cili është një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Diskutuam mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, respektimi i shtetit ligjor, etj.

Qeveria dhe një pjesë e opozitës, duke bashkuar votat për të liruar zyrtarët e korruptuar, i dhanë një mesazh tejet negativ organeve të drejtësisë, duke thënë se ju i dënoni të korruptuarit, por ne i lirojmë. Bashkimi i votave të Edi Ramës dhe një pjese të opozitës që drejtohet nga Sali Berisha për mbylljen e listave u hoqi mundësinë shqiptarëve të zgjedhin me votën e tyre deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu diskutuam për plagën e madhe të Shqipërisë sot, që është largimi masiv i shqiptarëve, pasi keqqeverisja e ka pamundësuar ndërtimin e një jete dinjitoze në vendin e tyre. Si pasojë e emigracionit, Shqipëria ka sot më shumë se 800 milionë euro humbje në vit, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, gjysma e popullsisë jeton në varfëri.

Knut Abraham, deputet i Bundestagut, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe në NATO, si dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE, është në interes të BE-së, paqes dhe sigurisë në rajon. Europa duhet të mësojë nga lufta në Ukrainë për të zgjidhur konfliktet e ngrira, të cilat, siç dëshmoi ngjarja e Bajnskës një vit më parë, mund të kthehen në kërcënim për sigurinë.

6 Komente

  1. M
    Maro

    Shkaterruesi opozites...demin qe beri ky njeri opozites nuk ja beri kush. Nje MC Gonigal nje Bash dhe iku opozita.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Ky është me ramazonin se të ishte në opozitë do ishte terrorist sipas portalit të Meros

      Përgjigjjuni
    2. ?
      ?

      O Knut,e kujt ia Kerkon kete? Nje prej me te korruptuar e ne Shqiperi ?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        NUM KUPTON SE CHYJNE TAKUMET E LUL ASHOVICIT QE THJESHT ESHTE NJE DEPUTET, BYTHEQIRE QE BEN SIKUR COC ESHTE...........PO ME C PARA BREDH KY APO KELLICI I BREGUT TE LUMIT..........APO PSE ESHTE RUSIA E PUTINIT PER TJA MBESHTJELLUR LULBASHOVICIT,KURSE PER JEVGUN KELLICI PAGUAN GABI......

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          NUM KUPTON SE CHYJNE TAKUMET E LUL ASHOVICIT QE THJESHT ESHTE NJE DEPUTET, BYTHEQIRE QE BEN SIKUR COC ESHTE...........PO ME C PARA BREDH KY APO KELLICI I BREGUT TE LUMIT..........APO PSE ESHTE RUSIA E PUTINIT PER TJA MBESHTJELLUR LULBASHOVICIT,KURSE PER JEVGUN KELLICI PAGUAN GABI......

          Përgjigjjuni
          1. 7
            7 x 7 = 42

            Po loqe ngele ti more panxhar nuk u poqe , aguridhe tere jeten , salmuti qe te dha ze iku ne gop te LIRIS , tani qe te iken te tere akoma ben verr - verr , ty s'te pirthte njeri kur ishit te gjithe bashke jo do ta ndritish tani me PAMPURKEN .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje