Basha nga njësia 8: Angazhohemi për një Shqipëri që meriton më shumë! Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë!

15 Mars 2025, 13:05Politika TEMA
Basha nga njësia 8: Angazhohemi për një Shqipëri që

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot disa takime me qytetarët e Tiranës, duke nisur nga njësia 8, aty ku është rritur, dhe më pas në zonën e Medresesë, ku bisedoi me banorë dhe sipërmarrës për vizionin dhe zgjidhjet konkrete që ofron programi i Koalicionit për zgjedhjet e 11 majit.

Në njësinë 8, Basha shoqëroi kandidatin për deputet Pëllumb Seferi në një bisedë miqësore me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e listave të hapura në këto zgjedhje, ku janë qytetarët ata që do të vendosin se kush i përfaqëson në Parlament.

“Mirëmëngjes nga zemra e Tiranës, me kandidatin tonë Pëllumb Seferi! Ju urojmë një ditë të mbarë!” – shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, ai vuri në dukje se problemi kryesor në Shqipëri nuk është mungesa e mundësive, por mungesa e një qeverisjeje që mendon për qytetarët.

“Ne nuk premtojmë gjëra boshe, por ofrojmë zgjidhje të realizueshme. Ndryshimi nuk është më një slogan, është një mundësi e vërtetë që vjen përmes votës tuaj më 11 maj,” – u shpreh Basha.

Program ekonomik për uljen e taksave dhe mbështetje për biznesin

Më tej, Basha vijoi takimet me qytetarët dhe sipërmarrësit e zonës së Medresesë, ku diskutoi mbi programin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik, i cili synon uljen e taksave, eliminimin e korrupsionit dhe fuqizimin e shtresës së mesme.

Ai prezantoi masat kryesore që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset:

- 9% taksë e sheshtë

- 9% tatim mbi të ardhurat personale mbi minimumin jetik

- 9% tatim mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël)

- 0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja

- Detyrime ndaj pushtetit lokal jo më shumë se 1% e xhiros vjetore

- Eliminimi i kontrolleve tatimore për bizneset e vogla

- Zbatim i pullës fiskale, duke ofruar shërbimin kur dhe ku e kërkon tatimpaguesi

- Rimbursim automatik i TVSH-së

- Heqja e privilegjeve fiskale për investitorët strategjikë

- Eliminimi i taksës Rama prej 240 lekë/litër, pjesë e çmimit të karburanteve

“Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të ofruar mirëqenie për çdo qytetar – mjafton një qeveri që mendon për ta,” – u shpreh Basha.

Ai përsëriti se fushata e Koalicionit Euroatlantik do të jetë derë më derë, pranë njerëzve, për të ofruar ndryshimin e vërtetë që Shqipëria ka nevojë. “Kjo është një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Zgjedhja është në duart e qytetarëve më 11 maj.”

9 Komente

  1. e
    e mbushi Uturakun e Premtimeve karakurva

    O Zot i Madhe ,kur bo ky funderina si Politikan,sikur Mashtron shqiptaret ! Do bej ky kok Uturaku Shqiperin hahahaha .Po shqiptaret e dhjesin ne Uturak kte kurv antishqiptare . Shko paraqitu ne Spak rrospi e jep hesap per Vrasjt e 21-Janarit __________________ku Tiiii krykurve je nji nder te Akuzuarit Kryesor si M ut B errishist .Jep hesap ku i gjete Miljonat qe bere 5 Vilat etj .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Ju te Temes perse i beni kaq shume jehone ketij iditotit, kriminel, vrasesit, te quajtur Lulzim Basha?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhe sa do vazhdoni keshtu

        Sepse Lulzim Basha financohet nga PS, Taulant Balla etj, per te shkaterruar opoziten, gje qe e arriten. Tani bejne lajme per kete individ qe nuk eshte askushi, nuk perfaqeson asgje dhe as voten e gruas se vet nuk e merr dot. Idiokraci

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mara emigrante ne Itali

        Bridh si kurbatkat more kriminel , ti nuk ke as parti po je futur si xhol me te tjeret , e kush te pjerdh ty ? Ty nuk te duan as ata qe I bere deputet , Orin mos e lesho se è ke besnike deri ne vdekje .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albana Noka

          Lulit nuk i duhen marre per baze keto premtimet qe ben tani ne kohe fushate , se ka dhene prova qe ngaterrohet kollaj me shifrat . Rasti 7x7 = 42 , eshte bere meme per kete udheheqes te lavdishem te shkolles berishiste . Megjithate eshte me i mire se plaku i pjerdhur Sali .

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elsa

            Mos harro tvish ktu tek njesia 10 , mer dhe Ed Kelmendin qe tashme si deputet ti bej endrrat realitet???? Ik o luli o ik

            Përgjigjjuni
            1. r
              rrema

              Ky është ai që boni trampin në Tiranë,e mor RRK ti kujton se populli nuk të njef.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shitsi ke Tregu lalit

                lyl,ckena mir e ? leni mer jahu dardhat ,s'te bo ty pun dardha ,hec e mer prasin ke mu ,50 centin,rrit n'babrru .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dor Kajelli

                  Ky asht i madh.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje