
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë regjistrimin e vetes dhe familjarëve.
Basha shkruan se regjistrimi është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në këto tre krahina.
"Të dashur motra dhe vëllezër të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe kombësisë në komunat tuaja.
Sot thirrja ime vëllazërisht është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë gjithçka për të regjistruar veten e familjarët e tyre.
Regjistrimi juaj është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes regjistrimit tuaj dhe të familjarëve tuaj, ju jepni kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për të ndalur efektet e projektit të spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave. Në këtë mënyrë ju i dëshmoni botës realitetin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përkundër përpjekjeve të mbrapshta për ta zhbërë atë.
Ndaj është e një rëndësie vendimtare dhe përgjegjësi e lartë kombëtare që çdo shqiptar i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jeton në këto komuna, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë, të bëjë gjithçka për t’u regjistruar", shkruan Basha.
basha prostituita serbe na qeka zgjuar sot Patriot ! aaaaaaaaaaaa ha ha ha o rbt ne pdh o rrace karakurvash qe s'ke din e iman.si mundet me qen njeriu kaq shkerdhat ,kaq kurv ,kaq i shkerdhyem !
Hohoho u bo i gjall Lideri yne, po ku je mo yll ne ngjitje se na mori malli,aman mos na lej kshu rrugeve tu tkerku ty.
Ky i zgjidhi problemet ketu ne PD e tani i kan ngel keto te Presheves, haha vallai bilai ky osht koke cpuar. Atje or atje, a ta ma bytha te perballesh me saliun, po ke bythe aty shko. I zgjith vete Presheva hallet e veta.
Z.Basha, te lutem merru me PD dhe merr situaten ne dore, sepse dopio non grata nuk po ndalet.
Cfare situate te mare ky mavria more... Ktij i hyri frika ne palce nga saliu qe e ngriti kaq larte..
Ik or qelbesire jep llogari ne parlament per parate ruse mos u fsheh si mi...