BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

22 Korrik 2025, 16:37Politika TEMA

BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë,

Bashkimi Europian, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë.

Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është miratuar për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Ky fond do të përdoret për të investuar në energjinë e rinovueshme.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në Shqipëri, fondet do të përdoren për të përmirësuar sistemin e transmetimit të energjisë, digjitalizimin e nënstacioneve për rritjen e kapacitetit dhe uljen e humbjeve në rrjet.

Investimet do të prekin edhe HEC-in e Fierzës, për përmirësimin e sistemeve.

Gjithashtu do të investohet edhe në linjën ajrore të transmetimit Rrashbull-Unaza e Tiranës.

Paketa 87.7 milionë euro për 3 shtetet e Ballkanit është dhënë në kuadër të planit të rritjes së BE-së për Ballkanit Perëndimor, për të përforcuar rrjetet energjetike, përmirësuar hidrocentralet ekzistuese dhe për panelet diellore.

3 Komente

  1. a
    axios !

    hahahaa, nga keto; 4-5 meleone per shqipkaret, 4-5 meleone per malazezet dhe 70 e kusur meleonet per faren ruse ne ballkan, serbet !

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Po Serbisë pse i jepen, apo ngaqë është në vështirësi tutori i saj, Rusia? Europa po mban gjallë njl gjarpër antieuropian si Vuçiqi. Kjo është e pakuptimtë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veterani

        Po sa merr Shqipëria pse nuk e thoni sa merr nga kjo "paket" Shqipëria.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje