"Belua si Sudja, ndan gjëra falas! Po ju me gjithë këto lek që keni, pse nuk jepni falas?!"

11 Prill 2023, 09:20Politika TEMA

"Belua si Sudja, ndan gjëra falas! Po ju me gjithë këto lek

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku është pyetur edhe për premtimet që po bën rivali i Erion Veliajt në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili ka premtuar ulje të madhe taksash dhe transport publik falas. 

Gjiknuri i quajti premtimet e Këlliçit "mashtrime", ndërkohë që Ylli Rakipi deklaroi se njerëzit edhe mund të mashtrohen, siç ndodhi me Suden...

Ylli Rakipi: Në Tiranë si i keni punët? Kundërshtari i fortë është, këto premtimet që bën ngjisin shumë. Këtu janë mashtruar njerëzit nga Sudja, jo më... U shqetësua edhe Erion Veliaj. Belua (Belind Këlliçi) ka thënë autobus falas dhe ulje taksash. Si do ti përgjigjeni? Ky popull dëgjon shumë nga këto gjëra. 

Damian Gjiknuri: Populli është mashtruar shumë nga këta tipa dhe nuk ka budallenj më.

Neritan Sejamini: Po ky Këlliçi mund të jetë mashtrues, kjo është hipotezë. Por Veliaj ka mashtruar për ndërtimet në Tiranë, kjo u provua. 

Damian Gjiknuri: Ky është fenomeni i Sudes.

Ylli Rakipi: Me gjithë këto para nëpër duar që keni, si nuk hodhët edhe ju një gjë falas?

Damian Gjiknuri: Edhe Enver Hoxha nuk e bëri falas transportin.

Ylli Rakipi: Po, tre lek e kishte.

Lorenc Vangjeli: Asgjë në këtë dynja nuk është falas.

2 Komente

  1. A
    Aristoteli

    Sudja do të thotë "unë e kisha mirë në teori, por në praktikë dështova" me firmat piramidale. Bellua do thotë "unë e di që teoria ime është e dështuar, por zbatimi i tyre në praktikë do jetë i suksesshëm" me premtime piramidale.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gentian

      kur premton kerrici termeti thote jane mashtrime kur perballet me faktin se veliaj deklaroi publikisht se sdo jepte leje per kulla i devijon pyetjes ,dhe pastaj duan votat e 50%-it qe sdo tjua shohe syte as majtas as djathtas ...varikarsa te korruptuar deri ne qelize

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje