“Berisha akuzon dhe nxin shqiptarët kudo që janë”, gazetari: Gjyqtarja Ulliri konflikt të pastër interesi, të japë dorëheqjen nga dosja “Partizani”

13 Qershor 2025, 09:50Politika TEMA
“Berisha akuzon dhe nxin shqiptarët kudo që janë”,

Gazetari Fatos Mahumtaj thotë se gjyqtarja Elsa Ulliri duhet të japë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Mahmutaj u shpreh se nëse Ulliri do gjykojë çështjen, do vendosë në favor të Sali Berishës, pasi është kushërira e deputetes së PD, Andia Ulliri.

“Kemi konflikt të pastër interesi, kemi të bëjmë me kushërirën e deputetes. Berisha i ka pasur qejf procedurat me grep.

Tani e ka ndrequr shortin, që ta marrë në dorë, një person që ka konflikt interesi. Moralisht, kjo gjyqtare duhet të japë dorëheqjen.

Nëse kjo gjykatëse do mbesë në kryesinë e çështjes, vendimi është marrë.

Deklaratat e Berishës nuk duhen marrë gjithmonë seriozisht, Berisha akuzon dhe nxin shqiptarët kudo që janë”, theksoi ai në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Kot ja fusni pordhes. Dumani I ka kopsit punet, per ta nxjerre pa lagur misionarin e Hales.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje