Berisha, një “Falcone”? Pse kërcet version antimafia i kreut të PD

12 Qershor 2025, 20:56Politika TEMA

Berisha, një “Falcone”? Pse kërcet version antimafia i

Nga Ylli Pata

Deklaratat e Sali Berishës, se narkosit shqiptarë kanë vrarë kandidatin kolumbian për president, Miguel Uribe Turbay, nuk duket se kanë prodhuar tituj në media ndërkombëtare, edhe pse ky ka qenë qëllimi.

Siç ka qenë qëllimi në një mbledhje të PPE në Bruksel, kur e cilësoi qeverinë e Edi Ramës një “narko-shtet”.

Ka shumë gjasa, që në ditët në vijim të kemi një avancim të kësaj retorike, qoftë nga Sali Berisha, apo edhe enturazhi i tij politiko-mediatik. Ndërkohë që panelet e darkës të flasin më shumë e të thërrasin në skenë kokainologët më të famshëm të sferës mediatiko-televizive.

Megjithatë, sipas gjasave, kjo retorikë nuk do të ngjisë, pikërisht sepse është kthyer në një refren politik që bëhet me fushata.

Krimi i organizuar, apo mafia si fenomen i rëndë i koluzionit të krimit me struktura të shtetit e shoqërisë, është një debat ndërkombëtar tashm. Trafiqet, pastrami i parave të tyre, riinvestimi dhe më pas ridaljet në investime, diskutohen vazhdimisht në të gjitha vendet europiane e jo vetëm. Por këtë e bëjnë në radhë të parë gazetarë të njohur investigativë, ao ekspertë që merren ditë përditë me mafian, si për shembull prokurorët antimafie apo Rberto Saviano, që e nis dhe e ngrys ditën vetën në dosjet e prokurorisë apo vendime gjykatash.

Politika, kur e mbështet këtë betejë antimafia, është positive, ndërkohë që më e rëndësishme është mëbshtetja me vepra e agjencive dhe isntitucioneve që e luftojnë mafian.

Nëse Sali Berisha sulmon kreun e SPAK Altin Dumani, duke i vënë si mbiemër, të një personazhi që prokuroria speciale ka arrestuar, vetëm dekurajon isntitucionin dhe inkurajon krimin.

Kur Sali Berisha, shantazhon kreun e SPAK, prokurorët e gjyqtarët specialë, natyrisht që kemi të bëjmë me një akt politik.

Akt politik, të cilin e lexojnë shumë mirë kancelaritë europiane dhe ato amerikane në Tiranë, e më gjerë. Nëse shikohet me kujdes, motivi i shpalljes së Berishës Non Grata, nga Britania e Madhe, motivi është i qartë për “lidhje me krimine organizuar”, pra me mafian. E kjo ka dalë në letrat e nxjerra prej gjykatës britanike, nga ankesa që bëri kreu i PD-së.

E qeveria britanike, e cila kur e mori këtë vendimi, drejtohej nga të djathtët konservatorë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë një vendim politik, pasi materialin ja ka sjellë drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar.

Siç natyrisht ka ndodhur edhe nga Departamenti i Shtetit, pr të cilën kanë folur disa herë zyrtarë të lartë të saj. Që kanë thënë se kanë marrë dosje dhe materiale nga institucione të rëndësishme amerikane, që janë shqyrtuar me kujdes e për një kohë të gjatë.

Me fjalë të tjera, kthimi i retorikës anti-narkos, si një fije bari pas zgjedhjeve, nuk do të ngjisë, përkundrazi, ajo është e lagur që në fillim.

A nëse opozita krijon një narracion të drejtë e të sinqertë antimafie, e atë e kthen në një betejë të plotë e të gjatë, është një mesele tjetër. Por që të jetë e besueshme, kjo nuk do të duhej të trajtohet as nga Berisha, e as nga njerëz që nuk e kanë besueshmërinë e integritetit dhe ndërshmërisë intelektuale. Po sa për tetorikë, mund të flasin sa duash këto 12 vjet, por do jetë thjeshte një sallatë e grirë…

TemA

1 Komente

  1. M
    MERO çensura

    Po si mund të krahasosh Berishën me Falconen? Berisha ka një mal me dosje në SPAK. Vetëm dosja "PARTIZANI" thuhet se është dosja me mijëra fletë, aq shumë janë fashikujt sa duket një furgon i madh për të mbajtur tërë fletët e dosjes. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një politikan super i akuzuar për disa krime të paraqitet në zgjedhje si alternativë qeverisëse. Tallje e madhe me popullin. E gjithë loja politike bëhet vetëm për Berishën dhe familjen e tij, për lirinë dhe të ardhmen e tyre, dhe për monopolin e opozitës. E për ta mbrojtur publikisht e për ta paraqitur si alternativë u angazhuan dhe angazhohen në media dhe analistë banaqesh TV që ushqehen apo pasurohen vetëm me këtë lloj "pune", sorrollatje me sofizma nëpër TV. Iu thuhet shqiptarëve që Rama ka narkoshtet dhe Saliu është lideri I opozitës i pakorruptuar e i pazëvendësueshëm (si Enveri dikur), dhe që i humbi zgjedhjet se Rama i bleu dhe manipuloi. E kuptoni që në Shqipëri është kapur tërë sistemi dhe një pjesë e madhe e mediave janë thjesht shërbëtore me pagesë të politikës (majtas dhe djathtas)? Po të hetohen mediat për favoret që kanë marrë nga politika këto 34 vite do shohim historira. Kanë rënë dakord Rama dhe Berisha që mediat mos të preken nga drejtësia mqs secili ka mediat e veta në patronazh, dhe Spaku hesht, ndërkohë që polika përdor median si "kamzhik" kundër kundërshtarëve politikë apo kundër drejtësisë. Emisione të porositura me të ftuar sipas qejfit që dërdëllisin sipas interesit të partisë. Drejtues emisionesh që ftojnë në emisionet e tyre të tjerë drejtues emisionesh të ekraneve të tjera!!! Ftojnë njëri tjetrin, bëjnë qoka, nuk ngopen, duan të dalin përnatë në ekran, e të kenë sa më shumë pagesa. Pse mo, firuan analistët dhe specialistët në këtë vend? Vetëm analistët e privilegjuar të partive kanë ngelur të japin mend si gjithollogë? E kështu populli pret të marrë vesh të reja dhe realitetin ça bëhet në Shqipëri, ndërkohë që këtë gjë ua tregon politika sipas teatrit dhe interesit të saj të ditës te banaqet e TV.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje