Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i eurodeputetëve

12 Qershor 2025, 17:43Politika TEMA
Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) miratoi javën e kaluar raportin për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje mes rreshtave ndërhyrjet keqdashëse në vend, specifikisht nga Kremlini.

“Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënon institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet e anëtarësimit në BE”, shkruhet në dokumentin zyrtar të AFET-it.

Por, Albanian Post ka mësuar “formulimin e saktë” të raportit lidhur me ndërhyrjet e huaja keqdashëse, i cili nxjerr në pah dhe gjurmën e shtetit kinez në Shqipëri.

Ai njeh fillimisht “kërcënimin në rritje të ndikimit të huaj keqdashës” dhe “ndërhyrjes hibride” në institucionet demokratike të vendit.

AFET-i thekson se narrativat e lidhura me Kremlin-in kanë kërkuar “të gërryejnë besimin e publikut në institucionet demokratike dhe të nxisin ndjenjat anti-perëndimore”, mëson Albanian Post.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë “të rrisë qëndrueshmërinë institucionale kundër financimit të fshehtë politik, manipulimit të medias dhe kërcënimeve kibernetike” që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e saj të pranimit në BE.

Sakaq, ata kërkojnë gjithashtu që “institucionet evropiane të monitorojnë nga afër ekspozimin e Shqipërisë ndaj ndikimit të huaj keqdashës”.

Komisioni për Punët e Jashtme mirëpret po ashtu bllokimin e domeneve ruse të dezinformimit nga autoritetet shqiptare, por thekson nevojën për “një mekanizëm të koordinuar të reagimit ndaj dezinformimit BE-Shqipëri”, për të demaskuar dhe kundërshtuar me shpejtësi narrativat e Kremlin-it.

AFET-i avokon në vijim për rritjen e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar strategji të përbashkëta në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Raporti paralajmëron gjithashtu për gjurmën në rritje të mediave të mbështetura nga shteti kinez në Shqipëri.

17 Komente

  1. F
    Fredi nga Progonati haa

    Eurodéputét Fredi Shehu Bejleri , Kujtim Gjiza .... Mos béni humore me eurodéputé se jane kot

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shushica

      Shqiperia I ka debuar ruset dhe kinezet perkatesisht ne 1962 dhe 1978.Nderkohe qe hipokrizia qendron ne faktin se BE shkemben me Kinen 1 trilion Euro I kerkon Shqiperise te kufizoje marredheniet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Vetem non grata dhe terroristet e tij duhet te survejohen per pagesat e majme qe marrin nga keta dy shtete per destabilizimin e demokracis

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Eshte e vertete,Sali Berisha me grupin e tij te agjentures,bashkepunon me Ruset dhe Kinezet kundra shqiperise. Paguhen me shuma marramendese. EdheSPAK-u e di por nuk jamban ta arestoi Salin sepse ai ka banda te fshehta te armatosura dhe u ka bere presion prokuroreve.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ela

          Sakaq. Sakaq shprehje fshatareh,, pikaaa gazetareve, kemi fjalen e bukur ndërkoh!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Gjeni je, e rangut te Agron Dalipajt

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dardajani

            Kosova ka futur shume Kineze , shifini mire keto pune me Kinezet dhe bashke me to ku punojne Kosovaret , me teper rruhuni nga Kosovaret se ata pjesa me e madhe paguhen nen dore nga Kinezet , ne asnjehere nuk na ka dash e nuk na do Kosova ,kujtoni 4 Shurtin me Xhafer Deven , kujtoni 1996 te protesta ne Tirane , shume Kosovare ishin me uniforme , te Bukoshit , ku me shkopinj gome qellonin mbi protestuesit , kujtoni ku ne nje TV te Shqiperise jepshin Kosovaret ne kufi Kukes ne pyetjen pse do shkoni ne Tirane me plot gojen ne korē thonin do djegim parlamentin e Shqiptareve ,ardhja e tyre ishte ne mbeshtetje te protestes se PD , kerkoni ne tv se do e shifni .

            Përgjigjjuni
            1. v
              vezhguesi

              Ti duhet te jesh pikerisht njeri nga ata percaresit qe flitet ne kete artikull. Nga e more vesh zotrote qe pjesa me e madhe kosovareve merrkan paga nga kinezet. Mos je gje pagatori ti qe i dike aq mire keto gjera? M.q.s. e nise me historine per te na provuar se Kosova nuk na paska dashur ne kurre, le te vazhdojme me historine. Pa shkuar shume larg ne historine tone kombetare ku veriu dhe Kosova ne vecanti kane qene shqetesimi me i madh per Porten e Larte, po filloj me Lidhjen e Prizrenit qe ishte perpjekja e pare serioze historike qe unifikoi faktorin shqiptar ne Ballkan, ku patriotet kosovare ishin ne balle te kesaj levizje. Me shpalljen e pamvaresise ne 28 Nendor 1912, Isa Boletini dhe kosovaret sherbyen me arme ne dore si mbrojtesit e pare te shtetit te porsalindur shqiptar kunder grekeve ne jug dhe serbo-malazezeve ne veri. Nga ana tjeter, shperndarja e lajmeve fallse qe ben kur flet per gjoja ushtaret e Bukoshit qe paskan rrahur protestuesit ne Shqiperi, apo kosovaret qe na paskan ardhur per te djegur Parlamentin Shqiptar, e perforcon me shume dyshimin se ti je nje rrenegat i pacipe shqipfoles, qe shperndan genjeshtra per llogari te atyre qe i duan shqiptaret te ndare. Ti na kujton 4 shkurtin e Xhaferr Deves, por harron ato mijera kosovare qe kaluan nga terrotori shqiptare duke ju dorezuar jugosllaveve dhe qe u masakruan nga serbet ne Tivar menjehere pas Luftes se Dyte Boterore. Edhe Xhaferr Deva, vrau ata per te cilet pati informacione qe ishin te lidhur me komunizmin sllav dhe e beri edhe si hakmarrje per vrasjen e nipit te tij. Ndyresira shqipfolese si puna jote ka akoma, por kot e keni qe kerkoni te ndani shqipot. Ne, shqiptaret e vertete, jemi sterniperit e Kastriotit dhe e kemi ne mendje e ne zemer amanetin e tij te fundit qe te qendrojme te bashkuar, pasi vetem bashkimi do na mbaje te forte kunder minjve te halese si puna jote dhe atyre qe ju sherbeni.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vari l***t

                Drejt deri diku, por nuk futen gjithe kosovaret te thesi i Bukoshit. Dhe mos harro Mero eshte ne zi me vdekjen e nje prej antishqiptareve me te terbuar.

                Përgjigjjuni
              2. O
                OLSI

                E thjeshte fare, debim i diplomateve rus dhe kineze, marredhenie zero me keto dy vende, dhe debim i ruseve dhe kinezeve nga SHQIPERIA, kush parti financohet nga rusia apo kina, te denohet me burg per tradheti ndaj shtetit shqiptar. Sa me shume sillesh tolerant, dhe mire,me keq bejne. Kufirin te thana, sllaveve, dhe verdhacukeve

                Përgjigjjuni
                1. W
                  Washington

                  Nje BRAVO e madhe me shume respekt Dardajan

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    RAIFI

                    Evropianët e kanë vre mirë se ndikimi rus në Shqipëri vie përmes Vuçiqit tek Edi Rama edhepse për fines politike nuk e kanë thënë zbuluar si unë por se Rusia dhe Kina po përparojnë në Shqipëri është evidente,natyrisht përmes Serbisë,mike e gjysmës së shqiptarëve (Shqipërisë) dhe armike e shqiptarëve tjerë.Në Evropë nuk hyhet me Edi Ramën,mbane mendë ose duhet larguar ky argat i Serbisë ose në momentin e fundit do gjendet forma e bllokimit.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Artan

                      Ik ore pirdhu,shko beju ndonje gojore kelyshit te serbeve,Doktor Rrumpalles,mos u merr me gjera te tjera.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dielli

                        Artan analfabeti,nuk shkon kohë e gjatë kur Edi Ramën do e qon Amerika atje ku e ka que Hashim Thaçin.Thaqi i tradhtone amerikanët duke u lidhur msheftas me agjenturat franceze por edhe at ruse.Shkoi gjer atje sa të takohej me Putinin lër të shitur tokë shqiptar.Amerika nuk ngutet por me kohë i parandalon gjërat.Edhe diçkaat rrumpapën e patet votuar me vot të lirë Kryeministër dhe President se jeni popull halabak që u manipulojnë armiqtë plot 100 vite.

                        Përgjigjjuni
                    2. e
                      erupiani

                      Kesaj i thone "Humor i Zi " ........sarkastik .......ku ku mi ije ...... ketu eshte ulur kom kryq amerikoni (politikanet tane ene me shku ne hale duhet me mor leje ke roja ambasades amerokone .........ene keta llomotisin "ndikimi" rus apo kinez !!!!!!! Bobo çare tallje bythe me ne shqipot !!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Vallai, vetëm PD që mund të jetë pro këtyre. Vetëm ndonjë idiot do ishte pro Rusisë dhe Kinës ndërkohë që është e qartë se planet e tyre nuk janë aspak pozitive për Shqipërinë apo shqiptarët.

                        Përgjigjjuni
                        1. Çika

                          Ju me kodin emëror vëshguesi keni bërë një koment që të nderon .Është e vërtetë që historia e të dyanëve të kufirit duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë . Fakti që kemi jetuar dhe jetojmë të ndarë nuk duhet të na e errësojë arsyen dhe të bëjmë punën e serbo sllavëve që në shekuje më shumë e kanë mbajtur populli e Dardanisë larg popullit shqipëtar duke bërë një segrekacion mostruoz ndaj popullsisë kosovare duke i larguar deri dhe forcërisht ngatrojet e tyrepër ta mbajtur në terr dhe të shkëputur shpirtërisht kulturalisht dhe gjuhësor por dhe ndaj traditave të njëjta që na bashkojnë dhe jo të na ndajnë të dypopujt tanë . Po tani që rrethanat historike kanë ndryshuar në favor të bashkimit dhe jo të ndarjes të dy popujve tanë ,si ka mundësi që nuk janë të paktë në këto26 vjet ata që po i fryjnë urrejtjes ,,ndarjes dhe mos dakordësisë për një bashkim të mundshëm. ?? Pse bëjnë punën e regjimit sërbosllav Po politika dhe institucionet e të dy popujve dhe qeverive çfarë qëndrimi mbajnë dhe duhet të mbajnë .Por mbi të gjitha po mediat e të dy anëve pse ju japin akses në portale në emisione analiza etjkomenteve anti kombetare anti shqipëtare që bëjnë njërëz të ndryshëm dhe pse jo dhe intelektual me një frymë tepër negative ??Pra ajo shprehja popullore shqipëtar që thotë::""Tyt laro të hëngërt tënja se e ke të ligën brënda "" qëndron dhe kjo po duket mjaftë mirë në këto komente ..Duhet ta kërkojmë të keqen brënda nesh sepse armiqtë e Shqipërisë në fund të fundit këtë qëllim kanë ,të na mbajnë të ndarë dhe të mos na shkojë në mëndje për një bashkim të mundshëm të trojeve tona dhe kjo po ndodh edhe për faktin se vetë populli(jo të gjithë ) në anën e përtej kufirit i fryjnë më shumë frymës së përçarjes Keq shumë keq për brezat që po rriten me këtë frymë jo atdhetare.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje