Gjyqtarët kërkuan rritje pagash - Kushtetuesja reagon pas deklaratës së Ramës: Nuk ndikohemi, jemi të pavarur në vendime

12 Qershor 2025, 14:43Politika TEMA
Gjyqtarët kërkuan rritje pagash - Kushtetuesja reagon pas

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku i bënte thirrje që të mos “lajthisë” duke miratuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kërkojnë rritje pagash me 700 euro.

Gjykata Kushtetuese në reagimin e saj garanton se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre.

Më tej thekson se janë të papranueshme ndikimet apo përpjekjet që vënë në dyshim autoritetin dhe reputacioni e saj, gjë e cila cenon balancën mes pushteteve.

“Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj.

Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese. 

32 Komente

  1. P
    Poooooo

    Te pamvarur per ti ritur rrogen vehtes...... Si pozita qe ka nevoje per nje opozite , edhe drejtesia ka nevoje per nje balance...

    Përgjigjjuni
    1. c
      cuf dabjoni

      Perderisa Edvini nuk i thote ku eshte e shkruar se rrogat i caktojne vete...Ka njee Ligj per pagat qè i perishing qe nga ajo e Presidentit si me e Larta e me poshte per gjithe tè tjeret ndersa dhe buxheti i Gj K eshte pjese e Buxhetit te Shtetit qe e miraton Kuvendi ...ne se zonjat 40 vjeçare te Gj K mendojne ndryshe eshte pune e tyre...ne se veprojne ndryshe Thesari te veproj vetem sipas Ligjit te Buxhetit dhe atij te Pagave ndersa Kuvendi te kerkoje me te drejten e Sovranit unitetin e shtetit. GjK eshte pjese e Shtetit dhe jo mbi te.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Rruges se Elbasanit

        Qe Gjykatat he i gjithe sistemi i Drejtesise te jete realisht pjese e shtetit, shteti duhet t'i jape kopetencat e drejtuesit te Drejtesise Presidentit te Republikes, si garant i Kushtetutes se Shqiperise, qe Rama dhe Berisha ia hoqen me marreveshjen anitkushtetuese te 23 prillit 2008.

        Përgjigjjuni
      2. p
        pjeter

        Te pa varur po rrogat ja u paguajn shqiptaret, qe ne permjet qeverrise qe formohet me votat e tyre,duan qe bilanci i shpenzimeve te mos degjeneroje,dhe deri tani kane pagu qimet e kokes per nje prodhim te vendimeve tuaja,gati skandaloze, shiko Saliun me dhendrin qe tallin sumen me shqiptaret,rezultat i vendimeve te gjyqtareve te plepave,qe sot kerkojne 700 euro rroge shtese!! Aplikoni ligjet e mos i interpretoni sipas atij qe keni perpara!!Duam te shofim rezultate,te mos i shtyni seancat per nje pordhe me qellimin e vetem,kalimin e afateve ligjore procesuale,punoni dhe aplikoni ligjet mbi llumin e politikes qe akoma ndyn kuvendin e republikes apo gjithe politiken shqiptare,pastaj legjitimoheni te kerkoni shtesa,deri tani,nuk justifikoni ato qe merrni.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbereshi

          Jetoj ne perendim prej me shume se 35 vjetesh, por ketu Gjykata Kushtetuese asnjehere nuk ka bere shefin e borderose, drejtorin apo ekonomistin per ngritje rroge (sepse nuk ka titull), megjithate e kuptoj fare mire qe Shqiperia eshte vendi i cudirave, ku me vendim te Gjykates Kushtetuese edhe grate mund te ngelen me barre!

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjyqetapet

          Dy gjyqtare te kushtetutes qe i ka mbaruar mandati haaaaa do votojne pro per ti ritur rrogen vehtes...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kane te gjithe GjK, kemi dhe ne!

            Gjykate Kushtetuese (GjK) e korruptuar, nuk ndikohet ajo jo! Por te shohim se cdo bejne ne shtator. Rama duhet ta coje ne Venecia per mendim per bemat e GjK-se qe eshte prone e Argita Berishes.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              Nga qielli kanë zbritur këta?!...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari

                Nese edhe Dega e Thesarit varet nga keta, Zoti ua shtrofte Republiken si kurban?!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  B

                  Gjykata e shurres se Andi Bejtes dhe Alibeut.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hasi Bizbiqi

                    E kush flet per pavaresi! Sa qesharake populli nuk ha bare.Ju gjygjetare prokuror te ketyre 35 viteve shkaterruat themelet e shtetit

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haka Tekizoti

                      Domethënë, Gjykata Kushtetuese e ka me qejf të madh të tregojë që është e pavarur duke u katandisur që, duke i treguar gjoksin qeverisë, të shndërrohet në shtojcë të saj për t'u marrë me rritje pagash. Ky është një nivel arsyetimi mizerje. Me këtë nivel arsyetimi mund të bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese cilido prej barinjve që gjatë tërë jetës së vet është marrë vetëm me bagëtitë.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Salehu

                        Po pse nderhyni ne pushtetet e tjera, kush te jep te drejte ty

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hasan Spahiu.

                          Autoriteti juaj vihet ne dyshim ne rast se Ju jeni nxitesit e kesaj kerkeses.Sepse ,ne rrafhe te pare keni ne konflikt interessi.Ju gjukoni perputhshmerine me kushtetuten,Jo frurjen e xhepave te gjukates e te cdo rrangu qofshin.Ju nuk Keni te drejte te hartoni ligje.Kjo eshte kompetence kushtetuese e kuvendit te Shqiperise.Ndaj kritiken e bere nga kryeministri e konsoderij te drejte dhe Jo presion,por terheqje vemendjen per zbatimin e kompetencave qe iu jeep kushtetuta.Kujt nga gjyqtaret nuk i pelqen rroga,te jape doreheqje dhe te largohet n ga funksioni.Cdo mungese riparohet,nuk jeni te pazevendesueshen.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dervishi

                            Cpune ka me rrogat keta qelbesira

                            Përgjigjjuni
                            1. c
                              ccc

                              Ou, paskan autoritet e reputacion keta bajgat e Likes ne GJK! Kur e mendon sa horrat hane nga taksat tona, te vjene plasja.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhevati

                                Po, more po, "jeni tè pa varur ", na rrofshi topet. J'u njohim, ri-ciklim fekalesh...f.y!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drejtësia e munguar!

                                  Asnjë fjalë për rritjen e pagave! Na tregoni se sa të « ndershëm » jeni! Puna matet me rezultate dhe jo fjalë! Në një Shtet Ligjor të gjithë janë të barabartë para ligjit! Sa e keni zbatuar këtë?! Jeni të mirëpaguar, por kontrolli ndaj jush mungon! Nuk jeni Qeveri e pavarur, por jeni që të zbatoni ligjet që miraton Parlamenti në mënyrë të drejtë pa ndikime politike. Duhet të keni kontroll nga vetë Sistemi i Drejtësisë dhe nga Parlamenti. Pagat tuaja i miraton Parlamenti dhe jo ju vetë apriori!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bureto

                                    Po, po të pandikuar jeni, veç për pagat jo! Mbaj mend debatin e madh që u bë kur kërkuar paga 7000 euroshe për vehte?! Flisni për pushtete të pavarura?! Bukur, këtë e kërkon dhe e garanton Kushtetuta kur medemek ju jeni gardiani i saj. Atëhere ç'punë keni ju me pagat e gjyqtarëve?! Po sipas Kushtetutës, pagat janë pjesë e Buxhetit të Shtetit, i cili është kompetencë ekskluzive e Qeverisë dhe, kur lipset që ato të ndryshojnë, bëhen me lugj, sipas propozimit të qeverisë,dhe të miratuar në Kuvend, siç kjo ka qenë praktikë tek ne, por siç ndodh dhe kudo në botë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alban

                                      Edi Rama po kerkon t'i beje presion gjyqesorit. E ka trashur shume zullumin. Po zullumi keputet prej se trashi thote populli. Komunikoni njehere me ankuesit e do bindeni se gjyqtaret nuk po kerkojne rritje page, por indeksim te pagave. Ndaluni pak se ju ka shperlare trurin Edi Rama, ku sipas ju komentuesve ai ka gjithnje te drejte. Ne kete lufte me gjyqesorin ai eshte bashke me Sali Berishen. Rrogat e gjyqtareve sipas tyre jane te barabarta me te nje nepunesi ne ministri qe tall b...n tere diten apo nuk shkon fare ne pune , apo te nje drejtori te rendomte ne nje rajon te Shqiperise, nderkohe qe gjyqtari e prokurori jane te rrezikuar. Si thoni ju komentues pro kryeministrit. Prap te fillojne e te bejne korrupsion drejtesia, pasi pagat tashme jane te barabarta me ato te nepunesve te nivelit te mesem ne nje dikaster .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        Odi

                                        E di si e duan keta sharlatan e sharlatane te demek Gj.Kushtetuese,si po ja bën Trump disa institucioneve në SHBA ;letrën e largimit te tryeza e punës.Ose shkrirjen e këtij institucioni vegjetiv.Ja hodhët Rames para 3 vitesh,por njëherë bie daci në kos o qeros.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shtet rrumpall qe nuk u be shtet

                                          Mblidhen dhjeputetet i rrisin rrogat vetvetes,mblidhet unioni i gjyqtareve kerkon rritje rrogash dhe vendosin keta qe jane te pavarur,por jo te pavarur ndaj milionat qe kane te pa justifikura,atehere te mblidhen pensionistat me jenisherin,kujtim gjuzin e co te na rrisin pensionet...e te mblidhen gezim kalaja e ca ojq e ca ka ne kete vend rrumpall te rrisin rrogat e puntoreve qe rropaten ne pune..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Toni

                                            Gjykata që mendojnë vetëm si të përfitojnë i vendosin vetë pagat,nuk kanë as turp as cipë. Zotërinj paguheni nga taksapaguesit shqiptarë nuk e keni biznes tuajin drejtësinë dhe rrisni pagat sipas oreksit tuaj,nuk është han pa porta Shqiperia që bëni ju çfarë të doni.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vjosa

                                              Me vendimet tuaja ne popullit na shkatrruat jeten jeni pasuruar dhe po pasuroheni me djersen e popullit vidhni nga te gjitha anet. Vetem veshjet tuaja kyshtojne mijra leke. Me 20 vjet gjyqe dhe me vendimet tuaja TOKEN TIME ja dhate atyre qe fallsifikuan dokumentet se ata ju paguan me leket e TYRE TE PISTA. KJO ESHTE DREJTESIA JUAJ dhe jeni pa TURP QE KERKONI RRITJE RROGE. MOS U FRYFSHI. DHE ZOTI MARTE HAKE PER PA DREJTESIT QE BENI .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Durimi ka kufi

                                                Me ate perberje te gjyk kusht cfare spritet. Jane hazdisur plehrat. Mire tjua bejne se u firmosen ne aeroport emerimet e tyre dhe ju z krieminister bete amin. Besoj se ju kujtohet ky fakt. Tani duhet ti duroni. Jane te pavarur. Emerimin e moren prej jush per interesa politike, por pasojat jane te hidhura.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vlonjati

                                                  Vendosja e pagave duhet detyrimisht të jetë monopol i shtetit. Nuk kanë të ardhura këtobinstitucione që të ecin me vetë financim dhe të caktojnë vetë pagat. Kështu ka nërë edhe psikopati i klsh, i cili caktoi vetë pagat. Pagat e tyre tani janë më e ulta e një inspektori 1 milion lekë. Këtyre inspektorëve të thjesht u doli edhe pensioni mbi 1 milion lekë, se u vu në krye të klsh një tillac jurist . Çfarë të ardhurash ja ky institucion që ti vendosë vetë pagat, që kanë vajtur në stratosferë. EFHE NJË HEGL VENDOSJA E OAGAVE TË INSTITUCIPNEVE BUXHEYORE DUHET TË JENË MONOPOL I SHTETIT DIÇ JANË EDHE SHPENZIMET.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 2
                                                    26 maji akuzon

                                                    Dikur-dikur një deputet i Kuvendit Popullor merrte mbi pagën e punës që bënte 3000 lekë të vjetra më shumë... Dikur-dikur, në vitin 1966, deputetit iu hoq 3000 lekshi (me të vjetrat) dhe kishte vetëm një privilegj mbi qytetarët e zakonshëm: Kur udhëtonte me autobus apo tren, udhëtonte gratis. Sot një deputet merr 20-30 herë më shumë se sa pensioni i një njeriu të thjeshtë... Ajo kohë, për shumë gjëra, duhet të kthehet me ligj, me referendum popullor ku një deputet, gjyqtar, prokuror, nëpunës në administratë të mos marrë më shumë se një mësues (paga e të cilit meriton të dyfishohet)

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Ana

                                                      Po mire ja bejne keta! Po kur lini ju ende 2 plera ne mandat te mbaruar. 2 baxhella ne kuptimin e pare dhe figurativ te fjale. Shume turp. Nuk di pse nuk zv ajo qe I mbaron mandati e qe del ne pergjimet e SPAK.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Emigranti

                                                        Jam kurioz te di , a kontrollohet nga ndonje organ i drejtesise Gjykata Kushtetuese per vendimet e saj, qe bien ne kundershtim me zbatimin e Ligjit, sepse shikoj pelivanlleqe qe kompromentojne rendesine e kesaj Gjykate ne vendime ordinere qe jane per turp, ne nje kohe qe duhet te ndjeke me rigorozitet zbatimin e Ligjit.Per kete gjykate nuk duhet te kete ceshtje te medha apo te vogla, te rendesishme apo te parendesishme ,por trajtim me te njejtin seriozitet per cdo ceshtje qe merr persiper.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. w
                                                          www

                                                          GJYKATE kUSHTETUESE te na thote shkoqur, I takon asaj valle te rrise pagat ne nje Shtet. Ore ketyre gjykatesve po i duket Vetja se mund te bejne cdo gje... te rrisin PAGAT, T I japin LEKE kujt ti mbushet mendja, etj etj..... bile ka mbetur pa bere nga ana e tyre zgjedhje e Presidentit, k/m, kryetaren e Parlamentit bile prit do kerkojne te zgjedhin edhe deputetet, kryetaret e Bashkive, DHE TE ZGJEDHIN EDHE "KADIUN" KA MBET. Prit se dardha e ka bishtin prapa. urime per strategjine,

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. d
                                                            daku

                                                            Ahhhh.. mor popull qe nuk e dini se cfar ligjesh kane miratuar deputetet poskomuniste (mender demokrate, sepse vetem te tille nuk jane). - rroga teper te larta -dieta pa limit -makina , karburant falas -te ardhura nga pjesmarja ne te ashtuquajturat komisione parlamentare qe nuk jane asgje tjeter pervecse nje menyre e sterholluar perfitimi monetar .(prandaj zihen e per te ngritur komisione gjasme per te hetuar korupsionin) -pensione startosferike qe shkojne deri 3 milion lek -dhe ja tani na doli dhe gjykata kushtetuese qe nuk pyet per pushtetet e tjera (ekzekutivin ne vecanti) por ku do i gjejne parate per keta gjyqtaret super te koruptuar po nuk ua dha ekzekutivi nga taksat tona. ne paguajme taksa, tatime ,tvsh etj etj keta tallin menderen.......... ti i dashur popull ciresh e zihesh per keta pinjolle qe po te pijne gjakun.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tina

                                                              Ju po mbani ne paraburgim njerez dhe akoma s ju behet gjyqi. Puna juaj me se matet? Mjeku kirurg punon nen tension,se ka ne dore jeten e njerezve dhe s paguhet sa ju. Tjeter se c mund te beje pacienti. Po te kishte rroge sa ju,nuk do shikonte nga duart e pacientit.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje