Sali Berisha deklaroi sot se do të mbështesë të gjithë kandidatët që kërkojnë rinumërim të votave, por refuzoi të komentonte gjetjet e deritanishme nga hapja e disa kutive, ku rezulton se disa kandidatë kanë marrë votat e disa kandidatëve të tjerë brenda listës së opozitës.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se kandidatët do të mbështeten në kërkesën e tyre për transparencë, por kjo nuk do të thotë se partia ndan bindjen se ka dyshime për vjedhje votash.
Sipas tij “transparenca është e drejtë e pakundërshtueshme e çdo individi. Në këtë kuadër PD nuk pengon asnjë kandidat të saj që kërkon transparencën. Madje do t’i mbështesë meqenëse ligji nuk i përligj kandidatët dhe duhet mbështetja e partisë në këtë proces, secili kërkon që transparencën do të mbështetet pa asnjë paragjykim.
Mendoj se as unë as ju nuk mund të flasim për vjedhje për gjëra të paprovuara. Ata që dyshojnë se u janë devijuar votat, ata i mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre, por vjen sepse partia plotëson të drejtën për transparencë”.
Rinumërimi i disa kutive deri tani ka zbuluar se Xhemal Gjunkshit në Dibër i mungonin 17 vota, ndërkohë që Përparim Spahiut i ishin shtuar 49 vota.
Ndërkohë pretendime për trafikim votash kanë edhe Aulon Kalaja në Durrës dhe Ilir Alimehmeti në Tiranë.
Haaa e thjeshte..... Edi Rama i ka bere keto qe te demtoje PD do ti fusi tre - kater genjeshtra dhe hopa Vrenozet e hane ...sapubin per djathte
Eee! Ky është tra la la..... Mendoj se as unë as ju nuk mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara...... . Mësë fundi po e pranon se zgjedhjet kanë qenë normale dhe vjedhje nuk ka patur.
Kam punuar gjate ne veri , po plak me mashtrues , hajdut ,genjeshtar , ndoshta edhe kurvar , nuk me ka ne zene syte . Ndonje te ri ndoshta e kam hasur , po kurre ne nivelin e ketj plaku , pa kurrefare burrnie e bese , siç jane malsoret . Gjynah qe kjo specie , fuori serio , i ra per pjese demokrateve shqiptare qe i ka mbajtur dhe do ti mbaje ne opozite , ndoshta edhe nje 10 vjeçar . Me kete qen dhe larot qe i shkojne pas , keq me vjen , po demokratet nuk kane gje ne vije , do te durojne gjate Ramen ne pushtet .
Sali kerma sa here leviz gojen hale mashtron.
O shigjetar por nuk ke njoftur ala trapjanet, qe kane pjerdhe kete dhoje burri kopil i Vukut