VIDEO/ Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, Berisha: Absurde! I kanë më të lartat në Ballkan, u është rritur oreksi

12 Qershor 2025, 13:27Politika TEMA
VIDEO/ Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, Berisha: Absurde!

Edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre, duke e cilësuar atë si absurde.

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri kanë tashmë ndër pagat më të larta në rajon, duke shtuar se në disa raste ato janë të barasvlershme me ato të vendeve të Bashkimit Europian.

“Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin.

Në qoftë se gjeni një qytetar që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në historinë e shtetit”, tha Berisha.

7 Komente

  1. G
    Gjynaf

    Si ka mundësi që foli me të njejtën gjuhë si Rama?.... . Pritej të thoshte, gjykatësit kanë të drejtë. Por qeveria nuk realizon kërkesat e tyre, sepse po vjedh fondet e pagave.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Vlahu i vogel Edi Sulltan Rama foli pak me pare dhe ne sinkron me te ja mban ison pak me vone vellahu i madh Sali Rame Kulla. Te tromaksur por te bashkuar kunder drejtesise.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kesaj here bravo Saliu

      Bravo Sali, shyqyr njehere fole drejt!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejt e ka Saliu

        Kesaj here ben vertet shurrengjykata jone kushtetuese e korruptuar. Ja po vjen shtatori.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjygjetari i pa kualifikuar

          Ka shume te drejte.Gjejeni nje njeri te vetem ne kete hale vend qe ka fituar te drejte pa rryshfet bile kjo drejtesi ka nxitur e perkrahur krimin me vendimet e saj ne vartesi te rryshfetit

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta

            Hahahahaha gallate e modhe, patronazhistet e kuptuan me ne fund se Rama

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              SAli bej kujdes mos I kundershto sepse do shkosh ne burg pastaj

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje