Thonë se Partia Socialiste mbush sot 34 vjet. Data zyrtare e themelimit është 12 qershori 1991. Por, e vërteta historike është pak më komplekse. Ajo ditë shënonte Kongresin e dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë – partisë-shtet që për 45 vjet sundoi vendin me dorë të hekurt, duke lënë pas një trashëgimi të përgjakshme diktature.
Me rënien e regjimit, PPSH nuk u shpërbë, por u ribrandua. E njëjta strukturë, të njëjtët njerëz, por me një emër të ri. Futja në “tregun” politik të tranzicionit erdhi natyrshëm për një forcë që e kishte shtetin në xhep, ndërsa partitë e reja të opozitës sapo po dilnin në dritë, shumë prej tyre, ironi e historisë, nga e njëjta “mitër e përgjakur” që prodhoi Partinë e Punës.
Një nga momentet më të spikatura të atij kongresi mbetet fjalimi i Dritëro Agollit. Në ditën e tretë, kur PPSH njoftoi se do të quhej tashmë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe zgjodhi në krye të saj Fatos Nanon, Agolli guxoi të kritikonte hapur sistemin që kishte shërbyer. Por reagimi i sallës ishte një valë histerie: thirrje militantesh që përsërisnin me ngulm: “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”
Në vijim, ju ftojmë të ndiqni disa nga momentet më të tensionuara dhe të paharrueshme të atyre tri ditëve që shënuan fundin formal të një epoke – dhe fillimin e një tjetre, ende të lidhur fort me të kaluarën.
"Ribrandimi"???!?! Pse ndihet kaq inferior ky shkruesi? Si apo ajo kujton qe do duket I squt duke perdorur fjale te huaja apo te sajuara. Kjo tregon injorance dhe Jo kulture
I nderuar, ky që ka shkruar kete artikull, nuk është vetëm injorant. Injoranca është mosnjohje, në një fushë apo një tjeter, të tere jemi injorantë. Por ky? Të ishte vetëm per injorancën gjuhesore, nuk do kisha thene asgje, sepse komentuesit e tjerë e kane bere ate analizë. Por ky or ti shoku im qenka një klluf me zile, që nuk e paska shokun. Ketij i mungojne shumë gjera, jo vetem njohur por edhe aftesi. Aftesia per analizë, per të nxjerrë perfundime logjike, per t'u nisur nga fakte fillestare dhe per të vleresuar ngjarje. Një mediokër komplet, i fiksuar mbas idesë se PS e sotme është PPSH. Ka kopjuar ca shprehje.aty këtu, si ajo e "mitra e pergjakur", dhe u eksitua shumë gjatë shkrimit. Tepër dobët.
Ku e ke gjetur kete fjale "Ribrandimi" ti ore gazetar analfabet funksional? Shiko mendjen tende prej shpellari, kur shkruan "Me rënien e regjimit, PPSH nuk u shpërbë, por u ribrandua. E njëjta strukturë, të njëjtët njerëz, por me një emër të ri. Futja në “tregun” politik të tranzicionit erdhi natyrshëm për një forcë që e kishte shtetin në xhep, ndërsa partitë e reja të opozitës sapo po dilnin në dritë, shumë prej tyre, ironi e historisë, nga e njëjta “mitër e përgjakur” që prodhoi Partinë e Punës." Ju te vetequatuj gazetare, as e kuptuat dhe as keni per te kuptuar periudhen e Socializmin ne Shqiperi. Eshte e vetmja kohe, kur Shqiperia me ne fund u be shtet me integritet.Ne krahasim me shtetin e sotem jemi akoma larg sa Dielli dhe Toka, nga njera-tjetra. Vetem kufinjte jane te hapur, por zhvillimi intelektual i njerezve shkoi ne drejtim te kundert, drejt Epokes se Gurit. Nuk kemi shtet, nuk kemi asgje. Banditizmi eshte shteti i ri shqiptar. Injoranca dhe kurvereria shitet si arritja me e madhe e ketyre 35 vjeteve te fundit. Familje te shkaterruara, qe jane gati ti fusin thiken njeri-tjetrit per nje pasuri te vogel. Dembelizem ne kulm. Analfabetizem funksional ne piken me te larte. Copa malokesh te veshur me Armani, por qe iu mban era cjap, nje ore larg. Gjuha shqiptare eshte shkaterruar dhe zevendesuar me gjuhen kosovare dhe ate veriore. Shkaterrim i shtetit nga ana e Sali Berishes dhe familjes biologjike dhe shoqerore e tij, arriti piken me kulmore. Nuk kemi sport cilesore, por disa katundare dhe kosovare qe perpara bien ne toke se sa te luajne me dinjitet dhe cilesi. Rrogozhina Kampion i Shqiperise per te dyten here, ky eshte treguesi i arritjes se futbollit shqiptar, se bashku me Kukesin dhe Laçin!(upupupu) Gazetari e mbushur me shpellare dhe analfabete funksionale!
Autori eshte nje nga drejtuesit e PS te sotme. Artikull i bere me urdher po nga PS, per interesa pragmatiste sipas parimit kinez : "Turbullo qe te kthjellohet!" Nje makine klasike e modifikuar...