A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Agron Shehaj

12 Qershor 2025, 22:30Politika TEMA
A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në Euronews Albania nëse janë mundësitë e kandidimit të tij në Bashkinë e Tiranës.

Duke analizuar forcat politike, Shehaj shprehu skepticizëm për një fitore të opozitës në vend, përveç në rastin kur bëhet fjalë që të mbështetet një kandidat jashtë politikës.

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës.

Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, tha Shehaj.

1 Komente

  1. T
    Tironci nga Tropoja

    O Gono po ne 2023 nuk ishit te gjithe bashke ? e si perfundim i hengret mune PS , populli i Tiranes e shef se cfare ka bere PS per qytetin e do beje , prandaj pergatituni te hani mutē edhe nja 8 vjet te tjera

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje