"Berisha dhe familja e tij gjithmonë i kanë bërë karshillëk ligjit" - Avokati: Akuza për ish kryeministrin është e mangët

12 Shtator 2024, 09:41Politika TemA

"Berisha dhe familja e tij gjithmonë i kanë bërë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim, për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në edicionin e lajmeve “Ora e fundit” në ABC News u shpreh se akuza e Prokurorisë në ngarkim të Sali Berishës është mangët, duke shtuar se prokurorët e SPAK janë treguar “disi të kursyer”.

“Kjo akuzë për Berishën është e mangët, është treguar të kursyer, dhe pas një pritje të gjatë që kemi patur si popull, që kemi vuajtur nga një sundimtar siç ka qenë Berisha ku dëshirat dhe pasionet e tij personale kanë qenë ligjet reale të vendit. Mezi kemi pritur të përballet me drejtësinë dhe kjo ditë ka ardhur. Personi më i pushtetshëm në këtë tre dekada Sali Berisha, u përball sot për herë të parë me drejtësinë”, tha ai.

Ai shtoi se retorika që përdori Berisha para SPAK është denigruese.

“Retorika e tij para SPAK është denigruese dhe e papranueshme. Ballafaqimi i tij me drejtësinë do të bëhet dhe drejtësia do të fitojë.  E vlerësojmë si shumë pozitive dhe si ditë shumë të pritur”, tha ai.

Gazetari Fatos Mahmutaj, u shpreh se akuza për “korrupsion pasiv” ndaj Berishës është shumë pak. Ai shtoi se ish-kryeministri duhet të hetohet për veprat “korrupsion aktiv” dhe për “shpërdorim detyre”.

“Kjo akuzë, pra korrupsion pasiv, që iu komunikua Berishës është shumë pak për të. Ai jo vetëm korrupsion, por ka shpërdorur detyrën. Korrupsioni i tij nuk është pasiv, por aktiv, ai ka përfituar para nga ndërtimi i atyre kullave në ish-kompleksin Partizani.  E shoqëruan njësoj siç shoqërohet Kim Jong-un. Berisha dhe familja e tij janë sjellë gjithmonë mbi ligjin dhe gjithmonë i kanë bërë karshillëk ligjit”, tha ai.

Gjatë diskutimit, avokati theksoi se nëse Berisha do të vijojë me këtë gjuhë dhe me këtë rrugë destabilizimi, ka gjasë që nga arresti shtëpiak, të përfundojë në burg.

“Nëse ai do të vijojë me këtë rrugë, rrugën e destabilizimit, unë e shoh se ai do ketë masën arrest me burg”, tha ai.

Po ashtu, avokati theksoi se edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shumë shpejt pritet të përfundojë në “duart e drejtësisë” dhe prej andej do duhet të japë llogari për të gjitha abuzimet, që ka kryer.

“Do ta marrin dhe Metën brenda. Do jenë shumë mirë atje dhe ne do jemi më të qetë dhe ata do jenë më të qetë. Kjo kohë do të mbarojë dhe koha e heronjve nga hiçi do të mbarojë”, theksoi ai.

1 Komente

  1. B
    Besojme akoma tek Drejtesia SPAK.

    Neve mendojme qe Drejtesia SPAK te jete JO tolerant sic jane edhe jo tolerant me qytetaret kure nuk paguajne dritat dhe denohen apo ju shkepusin energjine e dritave ! edhe nese familie te tilla mund te kene foshnja te porsalindur , ku normal duhet nje perkushtim per te porsalindurit qe te marin dhe Bonusin nga bashkia e e qyteteve ! por per njerezt qe jane vrare ! ha duhet Drejetssia SPAK te beje Drejtesi ! por per armet qe nga 97 e deri me sote qytetaret gjake nxhete vriten per nje gardh ! ha duhet te mbaje pergjegjesi Ligjire si erdhen armet ne duart e qytetareve ! Ai thote qe une skam asnje firme ne dekumentat kudo te proceseve ! por mire per cfare ishe drejstues shteti ? ku kopetencat i ka shteti ne dore dhe jo ata qe kane firmosur ! Le te shpresojme qe eshte vetem fillimi i Akuzave ! dhe mbase ne vazhdim dalin dhe Akuzat qe i njehe cdo qytetare ! pale Drejtesia SPAK qe drejton derjtesine i njehe me mire Ligjet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje