''Berisha po bën gafë'', ish kreu i PD: Aq pak njerëz para SPAK tregon se nuk e ka me vete opinionin publik

12 Shtator 2024, 09:04Politika TEMA
''Berisha po bën gafë'', ish kreu i PD: Aq pak

Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi komentoi grumbullimin e sotëm të militantëve të PD-së përpara SPAK, teksa Berisha shkoi atje për të mësuar akuzën.

Elezi thotë se Berisha bën gafë me veprime të tilla, pasi prania e aq pak njerëzve i ul pikë në opinionin publik. Aq më tepër që bie ndesh me 80% të shqiptarëve të cilët mendojnë se SPAK po bën punë të mirë.

''Të jesh burrë shteti 30 vjet skenë aktive dhe të mbledhësh aq njerëz. Një njeri që është vërtetë burrë shteti dhe shkon para drejtësisë dhe nëse është goditje politike do ishte bllokuar Tirana. Ajo tregon që opinioni publik nuk është aspak.

Berisha po bën gafë. Veprimi politik që të ul imazhin është jo i duhur në anën politike. Duke qenë se e ka çështjen personale këto janë futur në këtë vorbullën e kësaj beteje dhe po tkurren. Mbi 80% e shqiptarëve mendojnë se SPAK mund të bëjë diçka në këtë katrahurën dhe i kundërvihesh këtij 80%, ti nuk je korrekt këtij 80%.

E shohin Berishën që e sulmon SPAK, shpella e krimit, nuk e beson njeri, as ata aty. Mund të ketë ndikime. Ti e ke detyrën ti hedhësh dritë dhe jo të dalësh të mbash mitingje. Nuk janë të trashëguara as nga ‘90'', tha Elezi në Repolitix. 

1 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

    Ibsen ! Per Vampirin bllokohet Tirana ?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje