Klosi e Çuçi zbatojnë porosinë e Ramës, zbresin në Vlorë: Synojmë 9 deputetë në qark

11 Shtator 2024, 19:49Politika TEMA
Klosi e Çuçi zbatojnë porosinë e Ramës, zbresin

Deputeti Bledi Çuçi dhe tashmë drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Vlorës së bashku me paraardhësin e tij në këtë qark Blendi Klosi kanë vënë në zbatim porosinë e Edi Ramës. Ata kanë zbritur menjëherë në terren për të punuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Çuçi tha se në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të synohet të merren 9 mandate deputetësh në këtë qark.

Çuçi, i cili u caktua si drejtues politik në qarkun e Vlorës, duke zëvendësuar Blendi Klosin, tha se PS është një organizëm në zhvillim, ndërsa theksoi se sapo kemi dalë nga një proces rienergjizimi.

Klosi tha se "objektivi ynë në Vlorë është të marrim 9 nga 12 mandatet, një objektiv shumë i vështirë, por jo i pamundur për tu arritur".

Ata do zhvillojnë një takim me strukturat e Partisë Socialistë në Vlorë.

3 Komente

  1. V
    Vlora deshtimi i PS

    Mendojne se i do Vlora, me ate qe I keni bere vlores me zaptime prone, me abuzimin, shperdorimin e ujit per Palasin, Marinen e Manes dhe kanalizimet ujerave te zeza ne det e djegia e plehrave. I keni demtuar jetesen. As mos ju shkoj mendja 12 mandate Vlore. Do perfundoni si opozita. Ju jeni hajdute vilash, makina dhe resorte ne menyre te vecante Blendi Klosi dhe te paafte politikisht, te afte per vjedhje votash se Vlora nuk ju votojne. Shkoni qerohuni ne folene e korrupsionit, shtepia e partise PS ansamblete Rames.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Ore ai prandaj I vuri keta dy matufat qe nuk i kupton dot e jèma e tyre se cfare thone njeri diabetik mezi lidh dy fjale ky tjetri lere fare,,,ne Vlore se e ka te sigurt,po nuk e di qe holle holle e votojne nga halli se me Saliun perballe aha..

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora sunduar nga Rama

        Jo mos votoni, jepeni partite te vogla, kur flisni keshtu se me Saliun perballe, jeni te djegur vlonjat digjeni partite e medhaja mos votoni per te. Mos vazhdoni duke ushqyer se do vjedhin apo marreveshje. Koha tani o kurre te votoni vlonjater masivisht kundra tyre, ne te kundert do ju perdorin si qenera dhe ushtar ne qytetin tuaj me zaptime tokash, pra pronat. Ju ka katandisur hipoteken e vlores. Turp si rrini, krijoni nje 97 pa arme neper duar, vec ngritje me kembe ne bulevard. Do e beni te flasi me vete ate Rame diktatorin dhe hajdutin e pronave te Shqiperise. Ketu fillon ekonomia dhe mireqenia kur nuk prek te drejtat private, ndryshe ju ka pire lengun sa do te shkoj ne Shkoder te kandidoje. Pse? Nuk ka me frike per votat e juaja si Laberi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje