SPAK merr të pandehur Berishën, Alibeaj: Fisnike është t’i bindesh drejtësisë që ke votuar vetë, askush nuk është mbi ligjin

11 Shtator 2024, 15:16Politika TEMA
SPAK merr të pandehur Berishën, Alibeaj: Fisnike është

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj komentoi sot lëvizjen e SPAK që mori i të pandehur Sali Berishën për akuzën e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim për aferën ‘Partizani’.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Alibeaj tha se vendimi nuk ishte surprizë, ndërkohë që e quan të pakuptimtë protestën e thirrur para SPAK.

Alibeaj: Është procedurë rutinore, nuk më duket se ka ndonjë gjë për të bërë përshtypje në aspektin procedurial. Lëvizjet që pamë, kaq kam për të komentuar. Këto emocionet personale mund edhe t’i komentoj. Rregulli do duhet të mbizotërojë.

Çudia më e madhe që po ndodh është kjo që njerëzit e paprekshëm të dalin para drejtësisë, sepse askush nuk është mbi ligjin. Një qytetar i thjesht përballet me drejtësinë në sallën e gjyqit dhe një politikan po ashtu, dhe duhet të ketë kujdes mos të japë sinjale kundër drejtësisë.

Kjo është drejtësia që kemi votuar, tani do ishte fisnikëri politike për t’ju bindur për të treguar fytyrën ndryshe për të bërë politikë.

4 Komente

  1. T
    Titi

    O alibej letyra cfare eshte fisnike t’i bindesh veglave qorre te pushtetit qe mbyllin syte para cdo skandali qe ka lidhje me qeverine dhe qe kane mbajtur me voten tende kryetarin e PD per 10 muaj arrest shtepie pa akuze? Je me vemje se ata te spak se ke marre mandatin me votat e demokrateve. Provoje bythen tani dhe do shohesh sa vota do marresh.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fllad Laberie

      Fisnik u tregove edhe zotrote qe ia hape rrugen pash me pash komunistit Sali duke e tkurrur forcen e re politike euroatlantike qe te mos pengohej ballani Sali ne rrugen e saharizimit te Shqiperise . Na flet per fisnikeria ti begun ( kelyshi I lepurit ) I Buzemadhit . Je vene ne sherbim te vreasesit te lirise dhe demokracise te ketij vendi , S. Berishes . Po be e dhe ironi banale me ne qe krimineli Berisha te qendroje ne krye te opozites , ndersa ti I mencuri me ata dy llamarinat dukato - lazaratase do krijoni parti " Antiberishe " ....

      Përgjigjjuni
      1. a
        arvanitasi

        o titi, o taliban, skandalet e qeverise rama jane nje qime bythe krahasuar me skandalet eqeverine e talibaneve berisha, nano , meta,, ndryshimi eshte se tani ka spak dhe cdo gje del ne shesh, kurse ne kohen e talibaneve ishte e mbulluar cdo gje, te gjith vidhnin, bile linin dhe popullin te vidhte dritat, duke realizuar endrren e serbeve dhe grekeve per nje shqiperi talibane, por ajo kohe vdiq

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koha per pastrim ne politike

          Ketu ka te drejte, votuan ne mesnate me duartrokitje dhe buzeqeshjesi PS, PD,LSI. Tani shtremberohen dhe fyejne dhe deri po ngrijne Komision AntiKorrupsion me Xhafen komunistin. Spaku u ngrit per korrupsionin galopant, te cilen keto po ndertojne kulla, komplekse vila, resorte, por te fshehur si ortak, duke vjedhur fondet e buxhetit, abuzimi i bankave dhe paraja e piset qe nuk kontrollohet, futet ne exchange deri sa kane ul renien e valutave.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje