Belind Këlliçi sulmon SPAK-un: Arben Kraja e Enkelejda Millonai shërbëtorë të Edi Ramës, protesta para SPAK-ut spontane

11 Shtator 2024, 12:17Politika TEMA
Belind Këlliçi sulmon SPAK-un: Arben Kraja e Enkelejda Millonai

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën për zgjeedhjet  parlamentare të 2025-ës Belind Këlliçi tha se mbajtja e ish-kryeministrit Berisha në arrest shtëpie dhe përpjekja për dënimin e tij është me urdhër politik.

Ai akuzoi prokurorët e çështjes Arben Kraja e Enkelejda Millonai se kanë hequr maskën e janë në shërbim të regjimit të kryeministrit Rama.

Këlliçi shtoi se organizimi para SPAK-ut ishte spontan dhe jo i lajmëruar.

“Lideri i opozitës së një vendi anëtar të NATO mbahet në arrest me urdhër politik. Prokurorët këtu e kanë hequr masën dhe kanë dalë zbuluar, janë në shërbim të regjimit. Kemi ardhur si reagim spontan. Skandal, kur i bëhet një ish-presidenti” – tha Këlliçi.

Deputeti i PD-së Luan Baçi shtoi se burgosja e Bershës është politike dhe se protesta është kundër padrejtësisë dhe në mbështetje të fjalës së lirë.

“Të gjithë kanë ardhur vetë dhe nuk është bërë asnjë njoftim për këtë protestë. Ne kemi 9 muaj që protestojmë për lirimin e liderit të opozitës. Kjo është burgosje politike. Protesta është kundër padrejtësisë, në mbështetje të fjalës së lirë”, tha Baçi.

3 Komente

  1. T
    Tani zvarraniku

    Po kur u be dhe ky esmeri i vogel si gangster , mos ngelte demokrat pa u bere i tille . Saliu i ka bere te gjithe ata qe kerkojne karrike , njelloj si vehtja . Çudi si transformohet njeriu per nje bythe karrike ne kuvend . Me tipiku eshte Gazi i Lulit qe eshte bere nje Sali i vogel , ja ka kaluar dhe Flamurit qe i ka humbur shkopi .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi

      Opozita duhet perdite te protestoje tek SPAK, sepse SPAK eshte me te vertete nje bande kriminale qe ekzekutojne urdherat e Rama hajdutit , per te eliminuar kedo qe demaskon vjedhjet e perbindeshme qe ben kellira Edvin Rama.

      Përgjigjjuni
    2. m
      mirel

      Kerrici evgjit po na sulmoka SPAK-un...pu, pu, pu.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje