Flamur Noka kërcënon Altin Dumanin: Do kesh fundin e Koçi Xoxes

11 Shtator 2024, 12:13Politika TEMA
Flamur Noka kërcënon Altin Dumanin: Do kesh fundin e Koçi Xoxes

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka paralajmëruar Altin Dumanin, duke e akuzuar si një pasardhës të denjë të Koçi Xoxes.

"Kjo është një dëshmi e qartë se këtu nuk është një institucion drejtësie, këtu është një organizatë kriminale, e cila u nis si drejtësi, por rezultoi organizatë kriminale.

E cila u ngrit dhe u themelua për të luftuar krimin dhe korrupsionin, por po lufton opozitën.

Po amniston krimin dhe korrupsionin qeveritar.

Kjo është organizatë kriminale se u ngrit për të luftuar krimin elektoral, por e bekoi krimin elektoral duke zhdukur dosjen 339 dhe 184.

Pra, puna e parë që bëri ishte se amnistoi krimin elektoral të Edi Ramës.

Kjo organizatë kriminale është simotër e organizatës kriminale që quhet qeveri dhe janë në luftë të egër ndaj opozitës dhe PD-së.

Sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër.

Sot, edhe ata që ishin partizanët më të mëdhenj të të ashtuquajturës drejtësi e re,, shohin me sytë e tyre dhe janë të bindur se këtu vetëm drejtësi nuk ka, këtu ka një narkodrejtësi.

Këtu opozita është nën sulm dhe për këta opozita është e keqja e këtij vendi.

Opozita duhet të persekutohet dhe jo narkoqeveria, jo ata që vjedhin, jo Erion Veliaj që vjedh 130 milionë euro me një të rënë të lapsit me inceneratorin, apo me 5D apo me raste të tjera.

Pra, këtu para narkodrejtësisë, përpara kësaj organizate kriminale, vijnë e bëjnë xhiro sa për t’u hedhur sy shqiptarëve të gjithë qeveritarët, por për t’u sulmuar, persekutuar dhe burgosur, sulmohet dhe persekutohet lideri i opozitës, të gjithë drejtuesit e opozitës dhe opozita ën tërësi.

A ka shqiptar që mund ta gëlltisë këtë si drejtësi të pavarur, përveçse si narkodrejtësi?

Kjo pra është një organizatë kriminale që ka për synim luftën ndaj opozitës.

I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Aranit Çelës.

I them Altin Dumanit se je një pasardhës i denjë i Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi Xoxe", tha ai para SPAK.

7 Komente

  1. c
    ccc

    Shteti duhet t'iu tregoje vendin banditeve e banditizmit. Nese jo, ka deshtuar ne misionin e tij e arsyeja pse ekziston. Larg'qofte te ndodhe kjo e dyta!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nuk bëhet shtet Evropian me malokë. Do mbeteni ajo provinca e ndyrë periferike e Perandorisë Osmane.

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        O Flamut Geringu i foltores se vicidolit, duro dhe 8 muaj dhe do ta marresh pergjigjen nga populli shqiptar per keto kercenime prej gangsteri qe je mesuar te bejsh. Dhe pergjigja do jete epike me e fuqishme se ajo e 14 majit 2023 kur foltorja e vicidolit pesoi humbjen me te madhe ne historine elektorale parlamentare qe mund te kete pesuar nje force politike ne planet, duke hyre keshtu ne librin gines . Nuk ka ndodhur gjate gjithe jetes njerzore qe nje force politike te humbase ne 92% te teritorit te shtetit dhe ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi dhe perbindeshi Hu Xhintao 80 vjecar ne gjendje delirante ulerinte sot se nuk do ta lejoje Edi Ramen te marre mandatin e 4t. Ti monster nuk mund te thyesh kurre vullnetin e 1.2 milion votuesve qe sot jane gati te votojne per Edi Ramen duke i dhene atij jo vetem fitoren historike te 2025 por te garantoje dhe fitoren e 2029 .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret dhe spiunet

          Spiuni SERB

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zot na fal cfare ke krijuar ! Sliune

            Rrace e ndyre

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dosjet që fillojnë sëshpejti "rrugëtimin" e hapjes

              Flamur Noka do të përballet së shpejti me Dosjen ku origjinalin e ka në Arkivin e UDB në Beograd. PRISNI, PRISNI SE S'KENI PARË GJË AKOMA, o trushpëlarë të Foltore-Rithemelimit. Në javët e muajt në vazhdim do kënaqeni me çfarë do shikoni e do ju dëgjojnë veshët, për "Liderin absolut" Doctor Vdekjen Sali Berisha dhe shumicën e atyre që ka në ish_SHQUP e Grup Parlamentar. Spiunët e vjetër e të rinjë të Sërbisë Rusisë dhe Greqisë, do dalin me *zë e figurë* në shumë Dosje, që janë qepur me kohë e që tashmë Daj Semi do i nxjerri në shesh. Ku do përplaseni dhe sa do fshiheni pastaj o trushpëlarë të Foltore-Rithemelimit Berishian.???

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli.

                Eh mulo eh kote thone qe ti je i pa ditur sa mire e paske mesuar "historine e PPSH".Sic duket ata qe ta kane mesuar po te thone dil tani e tregoje vehten sa i ditur je.Bravo mulo.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje