Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vjen sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se Herzog do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Është hera e parë që presidenti i Izraelit vjen në Shqipëri.
Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet mes dy krerëve të shtetit, teksa kujtojmë që ky takim vjen në një moment të vështirë për Izraelin.
Izraeli për afër një vit është në luftë të ashpër me Hamasin në Gaza. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtareve kryeministri Netanyahu është zotuar se vendi i tij nuk do të ndalojë deri sa të vrasë edhe terroristin e fundit të Hamasit, që mos ketë një përsëritje të 7 tetorit.
Lini një Përgjigje