Ish-kryeministrit Sali Berisha, pritet t’i komunikohet sot akuza për aferën ‘Partizani’ duke u marrë kështu zyrtarisht i pandehur.
Për t’i ushtruar presion drejtësisë, Berisha ka thirrur në protestë militantët në orën 12:00, kur të mbërrijë edhe vetë ai në SPAK.
Ndërkohë policët kanë ‘zbarkuar’ pranë godinës së SPAK për të siguruar që të mos ndodhë asnjë incident në protestë.
Edhe dhëndri i Berishës , Jamarbër Malltezi do të paraqitet mesditën e sotme në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.
Kujtojmë se prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.
Saliu ka marrë fund është 80 vjeç. Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar të dërgojë dy ekspertët e saj dhe të bëhet pjesë e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion që tashmë njihet si komisioni “Xhafaj”. Pse nuk ka lajme lidhur me këtë refuzim të Dumanit??