Në Gërdec u vranë 26 persona, Fatmir Mediu kërkon dëmin financiar

11 Shtator 2024, 11:42Politika TEMA
Në Gërdec u vranë 26 persona, Fatmir Mediu kërkon dëmin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.

Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

3 Komente

  1. P
    Pal Vata

    Fatmir Elii Fara jevgjit Rrogozhine , spiun sigurimi kulishi i Sali NonGrates....!@

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata

      Fatmir Elii Fara jevgjit Rrogozhine , spiun sigurimi kulishi i Sali NonGrates....!@

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Vata

        Fatmir Elii Fara jevgjit Rrogozhine , spiun sigurimi kulishi i Sali NonGrates....!@

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje