Takimi në Kryeministri, zbulohet çfarë i kërkoi Rama kryetarëve të komisione parlamentare

11 Shtator 2024, 11:43Politika TEMA
Takimi në Kryeministri, zbulohet çfarë i kërkoi Rama

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri ditën e sotme, drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët dhe sekretarin e përgjithshëm të PS, Blendi Klosi


Takimi nisi në orën 9:00 dhe përfundoi rreth orës 10: 30, ndërsa vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, raporton se qëllimi takimit ishte me karakter koordinativ mes qeverisë dhe parlamentit.

Është diskutuar për seancën e nesërme plenare ku në rend të ditës është një interpelancë e kërkuar nga opozita me Kryeministrin për çështjen e mbetjeve.

Të tilla takime të këtij formati do të jenë të shpeshta në funksion te mirëkordinimit të agjendës së qeverisë me parlamentit.

Rama mësohet te ketë kërkuar për dy javën në vazhdim fokusi të jetë tek arsimi dhe miratimi buxhetit të rishikuar dhe i votuar dje në komisionin e ekonomisë.

Komunikimi ka qenë një tjetër pikë e diskutimit nga ku kryeministri ka kërkuar që deputetët kur dalin si ftuar nëpër programe televizive të flasin e ta vënë theksin, në çështjen e javës për diskutim në komisionet parlamentare.

Lini një Përgjigje