Prej 30 vitesh dihet që kushdo që jeton dhe punon në shërbim të Sali Berishës bëhet klon i tij. Për arsye që vetëm psikiatria mund t'i shpjegonte, afërsia me Berishën e bën këdo, burrë e grua, identik me të: të dhunshëm, agresiv, gënjeshtar dhe intolerant. Kushdo që nuk klonohet, thjesht dëbohet. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm tek ata që janë distancuar më parë nga Berisha dhe që i janë afruar më pas më shumë, duke përjetuar kështu një metamorfozë kaq evidente saqë bëhet e turpshme.
Që në kohën e Tritan Shehut apo Jozefina Topallit, të cilët u kthyen në njerëz normalë pasi u distancuan nga Berisha dhe më pas u bënë sërish klonët e tij sapo u kthyen në krah të tij (dhe më pas u normalizuan sërish, duke u larguar), ky transformim thuajse djallëzor ka i preku të gjithë. Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi për shembull, të cilët ishin njerëz paqësorë dhe logjikë kur Berisha nuk drejtonte më partinë, i janë rikthyer qenve luftarakë që kur doktori i vendosi sërish në krah të tij. Shembujt janë të pafund, të gjithë të njëjtë e të mbivendosur dhe ky fenomen nuk e kurseu as Luzlim Bashën, i cili pushoi së qeni një klon i dhunshëm sapo u shkëput përfundimisht nga Berisha.
Metamorfoza e kundërt me atë të Bashës ka prekur edhe Gazmend Bardhin muajt e fundit. Nga një politikan tolerant dhe liberal në kohën kur luftonte përkrah Bashës kundër Rithemelimit të Berishës, sot Bardhi është kthyer sërish në një klon të Berishës që përdor të njëjtën shpifje, të njëjtin agresivitet dhe dhunë verbale identike nga klonët e tjerë, sikur të ishte si një Muli Noka i çfarëdoshëm (vetëm për të dhënë një shembull) të cilët, duke mos e braktisur kurrë komandantin e tyre, nuk kanë ndryshuar kurrë. (Pikërisht për këtë metamorfozë sot Bardhi e gjen veten duke ndarë ide, projekte dhe përqafuar me Flamur Nokën, të cilin më pak se dy vjet më parë e akuzoi publikisht për korrupsion dhe lidhje me trafikantët e drogës).
Dy mbrëmje më parë në një debat televiziv, Gazmend Bardhi sulmoi verbalisht Endri Shabanin me një urrejtje të paparë më parë, fajtor vetëm për shprehjen e një opinioni të ndarë më shumëkënd, pra se opozita me Sali Berishën në krye nuk do të fitojë kurrë. Një argument që vetë Bardhi e ka përdorur në të kaluarën, por që sot klani i PD-së e konsideron tradhti. Ashtu si çdo klon tjetër i Berishës, Bardhi sulmoi Shabanin në mënyrë vulgare duke e quajtur të korruptuar nga Edi Rama dhe kjo vetëm sepse lëvizja e tij, Nisma Thurrje, merrte fonde nga KQZ. Ky është një financim normal i parashikuar me ligj dhe i rezervuar për çdo forcë politike që merr pjesë legjitime në zgjedhje.
Por Berishës dhe kloneve të tij nuk i intereson asnjëherë e vërteta. Ata janë të interesuar vetëm të delegjitimojnë kundërshtarët e tyre duke përdorur çdo armë pa skrupuj, para së gjithash shpifje. Pra, nuk krijon habi se pasi mbrojti Spakun kur ishte i lirë nga Berisha, sot Bardhi-klon u rreshtua me militantët e tjerë përballë Spakut për të protestuar kundër drejtësisë.
Ajo që ata nuk e kuptojnë është se ky fenomen pervers i klonimit pro berisha brenda PD-së po prodhon një fenomen paralel të klonimit antiberisha në elektorat. Për çdo klon të Berishës, lindin 10 klonime të tjera kundër tij jashtë PD-së: Të gjithë tani të bashkuar nga e njëjta ide se Sali Berisha është një rrezik për demokracinë. (Shqiptarja.com)
Pritet qe gjithe te klonuarit nga perbindeshi i vicidolit , Hu xhintao 80 vjecar sonte te marrin pjese ne nje meshe te organizuar nga foltorja e vicidolit ne perkrahje te Hu xhintaos 80 vjecar me rastin e marrjes zyrtare te akuzes per korrupsion nga Spak.Mesha per gjithe te klonuarit e perbindeshit te vicidolit do mbahet ne shqup dhe do drejtohet nga prifti pastor pa veladon i foltores se vicidolit Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra.
Ky Gaz Bardhi ben shume gabim qe bashkohet me Opoziten e vertete, ky duhej te bashkohej me Rama hajdutin se keshtu duan keta qe i puthin prapanicen Rama hajdutit
Kush i ben opozite pushtetit Rama del se patjeter eshte i klonuar nga Berisha. Kush eshte pastaj i klonuar nga pushteti Rama kerkon qe per opozite te paraqese akoma nje kufome te pa varrosur si Lyl 7x7=42 ish te klonuar nga Berisha.
Berisha ka qene, eshte dhe do te jete rrezik per Shqiperine dhe kjo ndodh te shtetit diabolik qe ai ndertoji dhe vazhdon te jete ku populli nuk e beson shtetin dhe pushtetaret e tij te korruptuar… Si Berisha, Meta dhe Rama e kompani jane gatuar nga e njenjta guzhine por u ndryshon era……..
Sa te jete i gjalle fizikisht minues i demokracise dhe barbar
Tani fillon lufta per renditjen te lista per kandidate.Une nuk e fajesoj po e meshiroj.Po nuk i lepiu by... Sales nuk vihet te lista e mbyllur dhe te lista e hapur ai nuk ka shanse te fitoje mandatin.Po nuk u be deputet cfar pune do bej Gazi? Do tund by....
Mero ka jo vite por dekada qe i lepin bythen sa Saliut, dhe tani sa Rames, dhe hic nuk ndjehet keq. Perse te ndihen keta qe duan te shkojne deputet. E keqja per momentin eshte Rama qe po qeverish me putana, me hajdute, dhe e shperberi vendin.
Nga pamjet Video e Foto të 2 DRON_ëve që ndodheshin mbi kokat e Trushpëlarëve sot, përkrahës me dhe pa pagesë të Sali Berishës, rezultoi se nuk ishin më shumë se 400-veta. Kjo shifër është skamje dhe fund i Sali Berishës dhe PD, por dhe i Opozitës që i shkon pas PD dhe Sali Berishës. Mesa duket rrudhja e Trushpëlarëve pseudo-Blu të super komunistit të fundit shqiptarë Sali Berisha, është e pandalshme dhe; PRISNI PRISNI SE SKENI PARË GJË AKOMA.!
Vetem gazets tema ka artikulle pa emer autori. Ne fakte mire bene sepse jane te gjithe kazan me te njejten llogjike shkrimi. Ne te gjitha partite po nuk qe servile i kryetarit ke marre funde, nuk ke post, nuk ke pushtet, nuk ke para. Keta te PD te pakten po rrine brenda llojit te vete, po PS qe mbledhe te gjithe hajdutet e vete dhe te LSI prej shume kohesh???
Ky është B... Q... prej Kavajë, që zanat të parë ka B... Q..., të cilën ja dinë të gjithë në PD. Por meqënse ka dhe të paktën dhe 5 të tjerë në Këshillin Kombëtar, ku 3 janë në Kryesi, Gaz Bardha bëhet nervoz kur i ikën dashnori, ndaj kërcënon e shan e shpif nëpër Media sipas skenarit të SALI BERISHËS. Vetë në strukturat më të larta të PD e thonë si në gjysëm zëri se, këtë B... Q... po e përdorim për anti Rama dhe anti PS, pasi Doktori dhe jo vetëm nuk duan ta shohin me sy, por deri në Zgjedhje do t'a përdorin dhe do t'a flakin në rrugë si qen rrjepacak.
Mos e krahasoni me Gregor Zamzen halene , sepse haleja , hale kalindur dhe hale do Ngordh , Po mjere KY vend ne dore te kujt ka mbetur ....!!!