Berisha i pandehur: Ja pse “s’e rruan” opozita!

11 Shtator 2024, 20:11Politika TEMA
Berisha i pandehur: Ja pse “s’e rruan” opozita!

Nga Ylli Pata

Ka pasur disa kohë kur folja “rruaj” është përdorur shumë nga të fortët e opozitës. Me logjikën se nuk e rruajnë nga SPAK. Dakord edhe mund të ndodhë që s’e ruajnë. Por pse sot s rruajti kush për doktorin?

Sali Berisha sot është thjesht de jure i pandehur. Pasi në realitet ka qenë prej një viti tashmë.

Megjithatë, në panelet tona televizive është mbrojtur ideja se Sali Berisha është thjeshtë një person në hetim. Në fakt ashtu ka qenë, por ky ishte procedurë. Sali Berisha, si i hetuar, si i pandehur, është realisht një zyrtar m dosje.

Aspekti procecdurial, pra në arrest, në shtëpi, apo hetim të lirë, është vetëm rutinë që i intereson Sali Berishës, familjes së tij, miqve apo militantëve që shqetësohen për të.

Për publikun nuk ka rëndësi “rasti “Berisha” sesa dosja Berisha.

Në krahasim me 30 korrikun 1993 kur Fatos Nano, atëherë lider i opozitës, askush nuk i dha mundësinë për tu paraqitur. i vunë prangat sapo shkeli në prokurori.

Pas kësaj askush nuk i tha opozitës se lideri i tyre ndodhej në 313. Ndaj populli opozitar doli në rrugë. Nuk ishte popull i zakonshëm; ishte opozita  strukturave dhe e katedrave universitare.

 Sot Sali Berisha nuk kishte jo vetëm opozitën e katedrave, por as atë të strukturave. Sepse asnjëra sot nuk është me doktorin. Pasi jo vetëm empatia e ka humbur rrugën, por edhe solidariteti nuk ka më shtëpi në partinë e Sali Berishës. E kjo është një lajm i vjetër, ku prej 2021 doktori ka provuar një golgotë reale por që nuk e ka viktimizuar. Pasi Sali Berisha, edhe pse nën hetim nuk ka qenë asnjëherë pa mbështetje mediatike, madje me shumicë.

Sot janë vetëm disa deputetë që mbrojnë idenë Berisha është martir. Por kjo nuk mjafton, siç nuk mjaftoj në 1993 kur Fatos Nano ishte në burg. i cili kishte pas vetes gjithë popullin opozitar. U deshën disa vite që Nano të merrte titullin e martirit nga Amnesty International dhe Unioni Parlamentar Botëror.

Po Berisha që është Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe? E sigurtë që nga Perëndimi nuk do të jetë kurrë martir, nga populli shqiptar jo e jo sepse percptohet si i korruptuar. Po nga opozita? Nga opozita, anëtarë e spimpatizantë, pse ata nuk dalin në shesh. Madje edhe Gjekmarkaj që sot e quan Berishën martir, duket sikur e bën se ka vulën për ta bërë deputet. Ndryshe, do të thontë atë që ka thënë Gaz Bardhi.

Po kjo ka pak rëndësi. Kush realisht është i mërzitur nga pandehja zyrtare e Sali Berishës? Shumë, po shumë pak. E nëse doktori, e çon pandehjen e tij në zgjedhje si referendum, do të jenë edhe më pak, shumë më pak.

11 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Çështja është që Saliu nuk do shkojë në zgjedhje z.Pata se ai ka qenë qellimi që në gjenezë. Lideri suprem do vendosë një kukull si drejtues politik të opozitës dhe do shpallet mbret si Zogu

    Përgjigjjuni
    1. r
      rp

      Makiavel nga Vicidoli? Osht prish bota bre ...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiakari

        O bole , je bere bajat , mos shkruaj me se po vet peshtiresh ….yyyyt debil

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sara

        na hape barkun o Idhi

        Përgjigjjuni
        1. E
          Epope Berishiane

          Qyqa moj Sara, ruaju se mo të çahet pidhi!

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xhorxh

          Shikoni dhe jini të vëmëndëshëm tek prokurori çështjes. Ata luajnë me revoltën popullore për burgosjen e njeriut qe eshte e pa kuptueshme se si ky njeri, dogji gjith shqipërinë, ngriti avionë e donte të çonte tanke, akoma është i lirë. Jo më kot berisha tregohet sikur ska ndodhur asgjë, prokurori kraja i ka dhlnë sigurinë që me arrestin shtëpiak do plrmbushë gjithë dënimin. Përse berisha nuk e ka kundershtuar prokurorin, dihet, që ai që quhet kraja, do ta dënojë si nexhmien për kafe.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K

            Sali shpellar kërma

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              O zoti gazetar, po ti pse e ke kaq frikë saliun more??!! Perceptohet si i korruptuar saliu në popull?????? Perceptohet si VRASËS o zotëri, si kryetar bande o frikacak, si shkatërrues i shtetit shqiptar o legen.

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesia

                Bravo gazetarit,Sali kopili i Sheqeres perceptohet si monstra,kuçedra me 7 koka,personi me negativ qe ka njohur historia e popullit shqiptar,sepse eshte i tille! SPAK me kete monster nuk duhet te shohi moshe,ai meriton ferrin ne toke!

                Përgjigjjuni
              2. L
                Latif Dreqi

                Sali Ram Berisha nuk o vetem. Ai, ne menjet e Latif Dreqerve, o kon, osht ne do t jet perher Sali Dreqi i mallkum i popllit shqiptar

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mbase ...

                  Shqiperia eshte kthyer ne nje harene lufte midis bandave plackitese te modeluara si parti politike ,nuk merret vesh ne cfare skuta okulte ?! Pse e Kam gabim ? A mund ta Pranoje logjika me indiferentet S. Berishen per kryeminister , nisur vetem nga helmi dhe flaka e urrejtjes qe shpraz cdo dite.. ? E di , ka edhe as thone PO . Vec , sipas meje , kjo deshmon marrezine e atij AMOKUT Cvaigian qe na ka pushtuar. ( Nga ata qe , Jo " As " )

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje