“SPAK hetim pasuror Berishës”, gazetari: Ja pagesat që nuk u justifikuan nga të ardhurat e kreut të PD

12 Shtator 2024, 09:22Politika TEMA
“SPAK hetim pasuror Berishës”, gazetari: Ja pagesat që nuk

“SPAK ka hetuar edhe pasurinë e Berishës”, kështu është shprehur gazetari Eni Ferhati, i cili ka evidentuar në dosjen hetimore dhe 3 raste shpenzimesh për kreun e PD-së, të cilat sipas SPAK nuk justifikohen.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ferhati thotë se akuza që SPAK i ka komunikuar Berishës bazohet në dokumenta dhe jo në dëshmi të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në dosje.

Eni Ferhati: Për pjesën e pasurisë, SPAK-u, po jap vetëm 3 elementë që kam arritur të siguroj nga dosja, të ardhurat e Berishës, nga e gjithë kjo histori është evidentuar një pagesë që Berisha ka bërë së fundmi, pas shpalljes non grata.

Një pagesë disa mijëra Euro për të siguruar avokatin ku Berisha të hapë procesin gjyqësor në Paris ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken. Kjo pagesë nuk justifikohet nga të ardhurat që ka Berisha.

Sipas SPAK, ja kanë paguar lidhjet e tyre familjare. Pjesë e hetimit ka qenë edhe Fondacioni i zonjës Liri Berisha.

Është gjithashtu edhe një pagesë në formë donacioni po nga njerëzit e afërt të Berishës që është bërë për fondacionin. Janë gjithashtu edhe shpenzime për shërbime shëndetësore të familjes Berisha të pajustifikueshme, thotë SPAK, që vijnë nga vepra penale e korrupsionit dhe nga përfitimi i gjithë kësaj.

4 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    sa krime rendojne mbi kete kriminel

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Vampiri duhet djegur

      Përgjigjjuni
      1. L
        Li

        Vetem kaq??????? Pleqtë kan nje shprehje « është ber shkopi me mut nga du anët dhe s’ke ku ta zesh »edhe puna e Saliut. Sa të keqia i ka ber vendit ky kriminel nuk di se ç’far ti permendish me parë. Ishalla SPAK i sekuestron pasurin qe i ka vjedhur fukarenjve të shkret.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kryetari i Gjykates

          Saliu ka nje mbeshteteje te fshehte teper te madhe. Shiheni kur gjykata ta leje me detyrim paraqitje pasi tani "do te argumentoje ajo eshte mbyllur dosja dhe nuk ka me si i prish provat". Keshtu pasi te kalojne nja dy vite sorolltje, pak me shume se gjyqi i Salianjit e i Mediut, Berisha denohet me kohen e paraburgimit!!!. Rrofte SPAK- e Gjykata e drejtesise se Re!. Rrofte Klubi partizani dhe Gjiri i Lalzit. Poshte gjaku i Azem Hajdarit, i kater viktimave te 21 janarit, i mbi 3000 vetave vrare ne '97, 26 viktimave te Gerdecit.rrofte demokracia pe disa!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje