Berisha dhe Rama u bashkuan për sistemin zgjedhor/ Shabani: Rinumërimi po konfirmon se nuk na janë prekur votat

23 Qershor 2025, 16:11Politika TEMA
Berisha dhe Rama u bashkuan për sistemin zgjedhor/ Shabani: Rinumërimi

Kryetari i ‘’Nisma Shqipëria Bëhet’’, Endri Shabani në një intervistë u shpreh se Berisha dhe Rama u bashkuan për sistemin zgjedhor, ndërkohë që rinumërimi i votave po konfirmon se asnjë votë e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ nuk është prekur.

Shabani: Rinumërimi i votave po konfirmon që asnjë votë e koalicionit tonë nuk është prekur.

Ka lëvizje të votave të partive të tjera, ama çdo votë që është hedhur në kuti për ‘Nismën Shqipëria Bëhet’ është numëruar sepse ne kemi qenë aty nga fillimi deri në fund të procesit për çdo kuti që është numëruar, në çdo qendër numërimi.

Por problemi fillon tek sistemi zgjedhor.

Disa muaj para zgjedhjeve, Berisha me Ramën u bashkuan, ndryshuan sistemin zgjedhor dhe sot PS ka marrë 10 mandate përtej asaj që i ka dhënë votuesi.

Pra me votat që ka marrë në një sistem proporcional kombëtar do kishte 74 mandate, sot ka 9 apo 10 mandate më shumë.

PD ka 4 deri në 5 mandate më shumë se çfarë I kanë dhënë votuesit.

2 Komente

  1. Z
    Zgjedhjet ishin perfekte

    Zgjedhjet ishin perfekte....mos u merni me Bufin . Bufi do te qendroje ne krye te PD dhe ngre alibi per Vrenozet ...... Gabimi PS dhe i Rames eshte qe nuk kane vendosur sistemin elektonike ne votime.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Nuk donte Berisha me PD per zgjedhjet elektronike, sepse Rama dhe PS ishin dakort.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje