Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat sot, u pyet dhe për akuzat e Adriana Kalasë në drejtim të Jorida Tabakut. Kalaja akuzoi Tabakun se asaj “ja bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën”.
Berisha tha se ai është kundër sulmeve pa fakte dhe se i qëndron parimit “të hapen kutitë” për të faktuar shkeljet nëse ka. Por deklaratat e tij bien ndesh me qëndrimin që vetë ai ka mbajtur pas zgjedhjeve të vitit 2009, ku Partia Socialiste në opozitë kërkonte me ngulm hapjen e kutive të votimit. Asokohe, Berisha jo vetëm që refuzoi kërkesat e opozitës, por nën drejtimin e tij, KQZ dogji fletët e votimit dhe kutitë pa u lejuar asnjë transparencë publike.
“Askush nuk ka të drejtë, pa fakte, të akuzojë ndonjë njeri. Unë jam shprehur për këtë se Jorida Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive, e kam konstatuar jo vetëm unë.
Unë s’e kam bërë kurrë këtë, që të urdhërj të mos hapen kutitë (harron 2009) dhe çdo kandidat që ka dyshimet më të vogla se ndaj të cilit është bërë një padrejtësi, unë e ftoj të marrë të gjithë dokumentacionin dhe ta verifikoj.
Detyra ime është që pavarësisht konsideratave personale që kam për njërin dhe tjetrin, duhet të mbroj parimin bazë, që është se ai që ka dyshimin, një dy tre me radhë, cilat janë, t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në dokumentacion.
Janë disa që kanë ankesa, nuk ëhstë vetëm një, ka dhe të tjerë. Ne nuk do themi mos hap kutitë, atë s’e themi kurrë, kërko të drejtën tënde, ky është parimi ynë”, tha Berisha.
Aman ore,si nuk u merziten dhe keto te PD me Berishe! Un jo qe jam e jam merzitur,ne fakt me vjen keq per kte, se dikure e kam pasur shume mik,por dhe babaj im te ishte do te i thoja qe shko or babe tani ne rrugen tende per hatrin e te madhit Zot e na le rehat....! Po edhe media,sikur nuk kane lajm tjeter per te na dhene por vetem çfar tha Berishe dje e çfar tha sot e çfar do thote mot!!!
Jo çfarë tha e çfarë thotë, por çfarë gënjeu e çfarë gënjen akoma. Sdq ke të drejtë, duhet injoruar.
Na e shpifet cdo dite me te dhe sojin e tij
Ky eshte komplet legen
Ashtu, e?! A ka kty mendin banda e Koliqit te PD-se?
Nuk i pelqejne kta komente Gon Koliqit.
Ky ka zhvlerësuar totalisht komunikimin. Për këtë nuk ka kuptim as verifikimi logjik, as koherenca, as e vërteta asgjë asgjë. Nuk ka kuptim pra përpjekja për të përgënjeshtruar e për t'a vënë në "pozitë" se ky nuk pranon gjë prej gjëje
Por boll more me këtë gënjeshtar e mashtrues. Nëse ajo fjala popullore thotë se “Çfar thotë në darkë, e ndyshon në mëngjes APO Për çfarë ka mashtruar në darkë e ka harruar dhe e mohon në mëngjes”, Ky Tipi bën pjesë tek ata që çfar thotë në darkë, nuk pret të vijë mëngjezi, por i del gjumi nga mezi i natës dhe nuk pret mëngjezin për ta mohuar, po zgjon Lelen, Pekën, Kokën, Meçon, Bushatin, Krastën, Lubonjën, Çanin e ndonjë tjetër (të na falin ata që kam harruar), dhe mohon atë që ka deklaruar para pesë apo gjashtë orësh në darkë. Kujtoni vitin 2009-të, kur të majtët i thoshin “ Hap kutitë ose Largohu”.
si cdo idiot kryetar partie ne ate vend injorantesh nese humbin thone se u vodhen nese fitojne thone ishin zgjedhje model .Nguleni ne koke ai vend nuk ka per te bere kurre zgjedhje normale ....kurre
sali berisha. kryekrimineli i shqiperis. flamur. noka. zevendes. kriminel. te dy. duhet. hedhur. hekurat. te shpetoj. pd
Ska faj,një pjesë e popullatës kanë memorjen e shkurtër,ndërsa gazetarët në 2009 kanë qenë nga nga 8÷9 vjeç ,pse të mos tallë bythën me ktë pis milet.
Asgjë e re,përveç faktit që tash 30 e ca vjet Saliu këtë ka bërë, duke të vrarë natën e të qarë ditën ,duke thirrur me të madhe bëni si them unë e mos bëni si bëj unë,....ai t'a bën kopilin e t'a le më derë e të thotë je i,e,përdalë dhe këto i bën dhe i ka bërë me PD,,Shqipërinë e shqiptarët,në pozitë e opozitë për interesat e veta e të familjes së tij biologjike ai nuk ndalet deri dhe në makabritet e gjak shqiptarësh ....sikurse ka bërë deri më tani kafsha prehistorike me emrin Salehu !
Nuk harron lehte plaku Mere po i jep te drejte vetes per cfo veprim.
Dikur ne pozite , hapja e kutive ishte herezi per non graten Sali , tani pranon hapjen e tyre . Mentalitet i mendjes se tij te çoroditur nga mentaliteti i tij komunist .