Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një apartament, ndërsa pasuritë e Zenit dhe Gitës janë të ligjshme

18 Tetor 2024, 09:33Politika TEMA
Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një

Sali Berisha ka folur për akuzat që rëndojnë ndaj tij nga SPAK, që lidhen kryesisht me pasurinë.

Berisha tha se ai dhe bashkëshortja e tij kanë vetëm 100 mijë euro në bankë dhe 40 metra katror më shumë se në diktaturë.

“Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij disponojnë 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra katror më të madh se ai që kanë patur në diktaturë.

Nuk ka përfituar kurrë asgjë më shumë. Familjarët e tij kanë të ardhura krejtësisht të ligjshme dhe të gjitha transparente.

Edi Rama me mercenarët e drejtësisë, përdorin si akzuë për fakte për korrupsion pasiv, dokumenta të bëra publike, të deklaruara nga vajza imë për kujdes shëndetësor apo pushiem që kemi kaluar së bashku, apo pagesa bamirësie që Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë bërë për tre familje në nevojë për fëmijë autikë, për t'u trajtuar në qendër e autizmit, e ngritur dhe e drejtuar nga Argita Berisha, pa asnjë qindarkë shpërblim.

Këto ishin faktet e një grupi amorlal njerëzish. Siç e sheh, kjo bën krenar të gjithë ata që shkojnë në parlamentin europian”, tha Berisha në Vizion Plus.

14 Komente

  1. S
    Shkembi

    Keta vampire shkretuan Shqiperine per te pasuruar veten. Drejtesia s' duhet tu lere kusur ketyre banditeve.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Atëherë do ngrihemi në revolucion ti shtojmë në 200 mijë euro dhe të mbrojmë sta që i kanë të “ligjshme”. O ndyresire non grata.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rubineti

      Paska nisur apologjine vampiri. Mbase e beson gjyqtarja Davidhi, se ketu s'behet fjale vetem per vjedhjet fantastike te Zenit e te Gites, por edhe te lukunise Brecani e sa e sa te tjera qe kane mbushur 559 face kallxim

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati i vertete.

        Hopa u rrit hunda...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Une besoj se ti ne gjyq do na tregosh si u pasuruan kaq shume femijet e t'u,nderkohe qe femije ka edhe Nano,Rama,Majko,Mejdani,Topi por nuk jane te pasur,por edhe ne mjaft punuam por nuk vume pasuri,krahasuar me dy tuajt qe përveç pasurive ne Shqiperi kane edhe neper Europe te faktuara,qe ti dhe shijet e t'u thonit per familjen e Enverit,qe doken ne rruge pa asnje mbeshtetje

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makiaveli

            Po k mer legen 15 milion euro hotel po ndërtonte 1 drejtor i lali fikut jo më çuni i saliut gramozit etj që kanë pasuri pafund

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tironci

            Mos u anko o Sali, me aq EURO sa thua ate pasurine tende e paske me shume se 30 here nga ajo e Edi Rames me vetem ato 3000 EURO !

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tutu

              Po makina e shtrenjte , karburanti, zyra , taborri me roje .. e me radhe kush ti paguan o pensionist … Ti Sali Berisha je gjeja me e keqe qe i ka ndodhur ketij populli dhe ketij vendi qe nga lindja e Krishtit …!!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi i ri

                Tutu, ja paguan solidariteti i mrekullueshem familjar. Ai solidaritet qe dhe ai tregoi ndaj femijeve qe i beri te pasur kur ishte ne pushtet.

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nga brekgrisur ne sheikë

                Zeni sypeshkaqenit,budalla budalla siç thotë edhe ilirfloriri,por është bër milioner nga babi kriminel

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Hahahahahahah ma qafe doktor te erdhi exheli. Boll ke vrar e ke prer .po zyren me.xa leksh e ke.ble

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Daullxhiu

                    Jo tu befsha o sali, ti ske leke.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ani

                      Behu trim o Sale , shko ne burg , komunistat jane trima .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Qenka goxha i varfër i gjori. Unë proposoj një GoFuk Me për Sali Berishën që të mund të ndihmohet në këto ditë të vështira. Ne si popull mund të mbledhim ca lek e t'ia japim këtij patriarku filantropist, i cili edhe në gjumë mendon për të mirën e Shqipërisë.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje