“Berisha mendoi se Basha do ta ndiqte deri në fund, por u gabua”

17 Qershor 2023, 11:17Politika TEMA

“Berisha mendoi se Basha do ta ndiqte deri në fund, por u

Agron Gjekmarkaj, në “Intervistë” me Merita Haklajn, shpjegoi marrëdhënien Berisha-Basha.

“Bashën nuk e ka zgjedhur për virtytet e veta. E ka zgjedhur se e ka kontrolluar nëpërmjet veseve të tij, por parashikimi nuk i ka dalë i plotë. 

Ka menduar që Basha do ta ndjekë deri në fund, në çdo situatë, dhe këtu është gabuar. Berisha u cenua në interesat e veta në raport me ndërkombëtarët, në krenarinë e vet historike…”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat shtoi se Berisha ka menduar rikthimin në politikë për statusin e vet dhe jo për PD-në.

“Ai ia ka dalë të kthehet si faktor, ka 510 mijë vota nga pas. Janë vota pa të cilat nuk mund të vish dot kurrë në pushtet”, nënvizoi Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje