
PD e Sali Berishës thotë se Safet Gjicin e zuri mallkimi që ky i fundit iu mori Bashkinë e Kukësit.
Në një reagim, partia e Berishës kërkon menjëherë të ribëhen zgjedhjet ne Kukës.
“Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të.
Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit.
Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind.
Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.
Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve.
Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të prodhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur.
Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi”, thuhet në reagim.
Kujdes! Opozita e Sali Berishes eshte e djallezuar dhe bene video si ajo e BABALES,ka njerez te sofistikuar per te bere keto video me mjeshtrin Salianji.Duhet hetuar me drejtesi dhe pergjegjesi rasti i akuzave te Safet Gjicit. Nqs Safet Gjici e ke bere vertete kete akte te turpshem te arrestohet dhe te shkoi ne burg.
Gojoristia e Gjicit mos ishte Argita mo ?
SHISH dhe Policia e Shtetit duhet të bllokojnë këtë femër të pështirë, që PD e Sali Berisha e përdorin si prostitutë duke e futur nëpër Zyra e Hotele kundra kundërshtarit politik. Në çdo vend të Botës kjo femër arrestohet që në momentin e parë, për të mos ikur e kërkuar ekzil si prostitutë Partie Demokratike, se të gjithë "babalet" e ish-SHQUP o nuk i dënon Gjykata, o i zvarrit pafund dhënien e vendimit si në rastin Salianji që bën Mu..., apo si dy ish oficer Policie që punonin për Sali Berishën në radhët e Policisë së Shtetit, për të ngritur kurthe e shpifur e më pas ikën në ekzil në Zvicër. Për sa kam studiuar jo pak në Perëndim si Juriste e kam të saktë, që nuk ndodh në asnjë vend të NATO_s ku jemi dhe Ne anëtarë, që kurthe e shpifje të tilla tip Babale a seksuale, karremi të iki në ekzil dhe Drejtësia, Shërbimi Sekret dhe Policia të heshtin. Jo organet ligj zbatuese kudo në Botë të ndjekin e të prangosin pa më të voglin problem, kudo të kesh kur e kërkuar ekzil, sepse Babalet janë rrezik shumë i madh me pasoja që mund të çojnë në destabilitet në vend, sepse në rastin tonë Shqipëri kemi Opozitë rruge, molotovësh, kurthesh, shpifjesh, kërcënimesh, përbaltjesh, mashtrimesh, dhe deri vrasjesh. Imoraliteti dënohet kudo dhe më shumë në Zyrat e Shtetit, ku shfrytëzohet posti i Pushtetit, por kjo e Kryetarit të Kuksit ka linjë tërësisht kurthi politik, pavarësisht dobësisë së Tij personale për seks në pozitë Zyrtari Lokal.