“Berisha na dha urdhër të të vrasim”, Paro Laçi ia thotë në studio avokatit

8 Shkurt 2025, 20:30Politika TEMA

“Berisha na dha urdhër të të vrasim”, Paro

Ish-Presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi ia ka thënë drejtpërdrejt në studion e ABC News, avokatit Idajet Beqiri se Sali Berisha i ka dhënë urdhër ta vrasin atë.

Ai ka theksuar se kjo ngjarje ndodhi kur u futën në një stadium në Luksemburg.

“Sot çdo demokratë e kupton shumë mirë se kush janë interesat e Sali Berishës. Ai nuk i inkurajon asnjë nga demokratët, thjesht merret me personat e lidhur me krimit. Qëllimi I tij është të mbledhi disa persona që lidhen me krimin, të lëndojë disa policë dhe të ikë. Unë pash aty disa persona të lidhur me krimin, një ndër ta është Flamur Noka, i cili është I lidhur me krimin dhe faktet do të dalin. Është regjistruar procedimi penal dhe ai po hetohet. Ai nuk ngjall më shpresë te demokratët, por te personat e lidhur me krimin.

Një ndër ta që Berisha ka dhënë urdhër jam unë. Kush ka qenë pjesë e delegacionit shqiptar, e di që Ilir Meta nuk erdhi sepse kishte frikë mos e vrisnin.

Në këtë ndeshje ne Luksemburg, kur jemi futur në stadium, Berisha ka dhënë urdhër për vrarë avokatin Idajet Beqiri. Këtë e dinë të gjithë.

Ai ka bërë shumë plane për të vrarë, dhe shumë njerëz kanë vdekur në mënyrë enigmë, si sekretarja e tij në moshë shumë të re. Po ta hedhësh një kokërr ngjyrë jeshile në gotë, vdes”, tha Laçi./abcnews.al

1 Komente

  1. T
    Tropojani.

    Perparim Laçi, sot pendimin tënd, nuk e shikoj si të vonuar apo të pa vonuar, per arsye personale apo jo, por siç thotë fjala e vjeter popullore, "më mirë vonë se kurrë" dhe denoncimin publik që po bën ndaj tradhetarit të kombit Sali Ram Berisha nga Viçidoliti, unë e konsideroj si nji akt patriotik dhe një sherbim që ti po i bën atdheut dhe popullit Shqiptar. Paro Laçi, ti ke qënë një nga mizat që ke jetuar, punuar dhe sherbyer në qëngjën e mizave të mutit të tradhetarit Sali Berisha, pra ti din shumë-shumë krime të ketij tradhetari. Paro Laçi, ti ke një perkrahje morale të fortë nga familja jote, nga populli Shqiptar, dhe nga avokati patriot, labi Idajet Beqiri, i cili nuk të tradheton dhe nuk të shet kurrë per nji grusht apo nji thes Dinarë UDB-je dhe droge...!!! Paro Laçi, jam i bindur që nuk të friksojnë kercenimet që të bëjnë hijenat-çetnike të UDB-ashit Sali Berisha, të cilët ti i njef mirë se sa ju vlen lekura....!!! Paro Laçi, siç kam shkruar më lart, ti njef shumë-shumë krime të tradhetarit Sali Berisha, dhe kur të shkosh në SPAK, ti duhet ti "vjellësh" të gjitha, dhe nqse ti nuk i tregon, qoftë edhe "peshperitjet" që ke degjuar rreth e rrotull teje kur ishe sejmen i Sali tradhetarit, Ty, familjen dhe rracen tënde ju mallkoftë zoti dhe kisha e Laçit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje