Berisha në krah të Gert Bogdanit, lidhja e tij me Mirel Mërtirin e inceneratorëve dhe afera e korrupsionit në Zimbabve

1 Shtator 2022, 21:19Politika TEMA

Berisha në krah të Gert Bogdanit, lidhja e tij me Mirel Mërtirin

Kreu i PD-së Sali Berisha u shfaq mbrëmjen e sotme në shoqërinë e Gert Bogdanit, emri i të cilit është përfolur si me lidhje të ngushta me Mirel Mërtirin, njeriun e inceneratorëve.

 Kjo foto shumë e diskutuar e Bogdanit në krah të Mirel Mërtirit ende s’ka marrë shpjegim, ndërsa Mirel Mërtiri përmendet si pjesë e grupit të inceneratorëve nga vetë Berisha dhe Partia Demokratike.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja. Agjencia e lajmeve “Zimlive”, publikoi skandalin e tenderit të ilaçeve në vend, ku Mërtiri ishte i përfshirë. Bëhej fjalë për një tender për pajisje mjekësore dhe medikamente që ishte nënshkruar me kompaninë e shqiptarit, e cila nuk rezultonte e regjistruar në regjistrin përkatës shtetëror.

 E njëjta media ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të Zimbabves, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Mirel Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

 Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë foto. Pavarësisht se Partia Demokratike pretendon të denoncojë aferën e inceneratorëve, për rastin në fjalë nuk është shprehur ndonjëherë.

2 Komente

  1. S
    Semi

    Ate pune we ben cdo deputet ne Shqiperi ka bere dhe Bogdani....sekserin....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Paskan dy bythëzinj në mes. Lejemero se lajm koti

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje