Analisti Martin Leka komentoi paraqitjen e Sali Berishës ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës 'detyrim paraqitje', ku u shoqërua te dera e Prokurorisë së Posaçme nga militantët e Partisë Demokratike.
Leka thotë në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV se manifestime të tilla janë presione ndaj SPAK dhe nuk i bëjnë nder askujt, teksa ish-kryeministri nuk kurseu dhe akuzat para SPAK ndaj prokurorëve dhe Dumanit.
''Presion i hapur, nuk i bën nder personit të hetuar. Alarm për shoqërinë shqiptare që ndodhet në një gjendje me plot shpresë se kultura e pandëshkueshmërisë e politikanëve të lartë ka marrë fund. Është një presion i hapur në kuadër të fushatës elektorale, nuk ka të ardhme.
Sa më shpejt të marrin fund presionet ndaj organeve të drejtësisë. Në këtë rast, nëse marrim shembull PD i bie që të njëjtën shembull të bëjë PS, me 61 zyrtarët e vetë të akuzuar në burg, të arrestuar apo në hetim. Ashtu siç bëri dhe PL me kryetarin në burg. I bie që ku jemi asgjëkundi'', tha Leka.
Më tej Leka shton se ka shumë deputetë brenda PD-së që janë kundër kësaj qasjeje të Berishës dhe nuk e mbështesin atë në sulme të tilla ndaj SPAK. Kjo u pa sot ku mungonin në protestë shumë prej deputetëve të PD-së.
''Ka shumë deputetët nga radhët e PD që nuk janë dakord me qasjen e liderit Berisha. Ka dhe shumë deputetë që nuk e thonë publikisht. Ajo është një parti i Sali Berishës. Të gjithë këta deputetë druhen dhe janë të kujdesshëm se listat e mbyllura bëjnë atë që deputetë e PD-së të gjithë, do të jetën nga lista e kryetarit Berisha.
Kjo është çështja. Janë thjesht në kuadrin e kësaj suaze. Mundohen të jenë të preferuarit për të qenë në listat e kandidatëve për deputet. Pas zgjedhjeve mund të kemi zëra kundër. Mendoj se është e vërtetë kjo. Mos-shkuarja e tyre është në këtë kuadër.''
Sa i përket krahasimit me Donald Trump dhe proceseve gjyqësore ndaj tij në SHBA, analisti thotë se nuk ka asnjë lidhje mes dy rasteve. Kjo pasi Berisha njihet si politikani i kulturës së dhunës, që para 30 vjetëve.
''Nuk është për asnjë paralelizëm. Mund të kenë ngjashmëri në kulturën e shfaqjes publike. Por kultura e Berishës është kultura e dhunës në shumë raste. Dhe protestat në SPAK, deklarata e Berishës me akuza nga më monstruoze ndaj Dumanit, janë të gjitha në kuadrin e kulturës së dhunës, që ushtron kryetari i PD-së, Berisha.
E ka patur këtë kulturë, e ka ushqyer në të gjithë mitingjet. Është në këtë vazhdë dhe qasje. Mendoj se pas 34 vjetësh demokraci kultura politike duhet të ndryshoj. Mendoj se SPAK do ndryshoj edhe kulturën e individëve në politikë. SPAK do pastrojë politikën shqiptare nga vjetërsirat politike'', tha Leka.
Jo Martin jo, eshte alarm oer shtetin e se drejtej. Fajin e ka Spak qe nuk e arreston per kercenim te drejtesise. Te gjitha jane me vidio. Spak tia dergoje videot Gjykates Kushtetuese (qe nuk sheh e degjon sepse eshte vegel qerre e Saliut) dhe ne Gjykaten e Strasburgut (GjS) me kerkesen qe as mos pranojne asnje kerkese ankimore nga Saliu. Keshtu do tundet GjS dhe tere Evropa ne lajmet per sali kriminelin i Mollosheviqit. Rama, po eshte burre, i kerkon Natos nje kompani marinsash qevte ndaloje kercenimet te PD per Spakun. Edhe ky akt i Rames do bente jehone pozitive ne lajmet e Evropes. Por fatkeqesisht Rama nuk eshte burre!
Clidhje ka rama me spakun? Harove qe kimetia e zgjodhi dumanin. Mos flisni budallalleqe.
O "Tankisto"! Ke naktrru gjonat ne kyt koment. N ven te emnit t amasadores se nerume te SH,B.A - ve, zonjes JURI KIM, ke vnue emnin e satom, Kimetes. Toj je cull i qut, nuk t falen kabime si kto.
E pra juri kim e zgjodhi dumanin. Vendosem qe spakun ta drejtoj usa, keshtu qe usa duhet te jap hesap per spakun jo rama.
"Tankisto"! Shtahaj po, vnove emnin e fertet te zonjes Juri Kim, por n klas t dyt ne shkoll fillore msohet na msusja e gjuhes se emnat ne mbiemnat e njerzvet, kur shkruhen, fillojn me germen e madhe te dors ose t shtypit. Sa per investimin e SH.B.A. - ve per drejtesine shqipare ke plotesisht te drejte.
Politikisht SB thote qe SPAK eshte vegel e ER kjo per te mbajtur mbas vehtes ato njerez qe e ndjekin por ER as nuk ka asnje lloj ndikimi tek drejtesia
Në se policia e shtetit nuk garanton normalitetin e punës së në organi kushtetues lumi që na mori dhe kote që e mbajmë mëndjen se drejtësia do të funksionojë.Si mund ti jepet leje apo të lejohen segmente të veçanta të krimit të bëjnë presion SPAK-ut për të mos thirrur Sali Berishën në zbatim të vendimit të gjykatës së Apelit?!A mund të punojnë me përkushtim këto organe kur ju bëjnë të tillë presioni dhe shantazhi grupe të krimit të organizuar dhe që udhëhiqen dhe frymëzohen nga PD?!Patjtër që nuk mund të punojnë sado të jenë të ndërgjegjshëm,
Eshte i vetmi vend ku policia nuk duhet te jape leje per protesta,por po deshen te vendose nje kufi por larg atij vendi qe eshte i pavarur nga te gjithe.Sala mire militantët,por do gjithe popullin t'a mbroje nga halli qe e ka zene pas non Gates.Dhe kur thote do me heqi Tramp denimin,ku amerikanet jane aleatet me te forte te drejtesise
City bathorja dhe kamza e mziut, i ka ngelur berishës. Pa këto derra, berisha nuk do quaj malok, arsyeja nuk është se shahet krahina nga vijnë, por mentsliteti dhe niveli që kanë dhe mbajnë. I thuhet tjetrit kur nuk kupton që, je dru me pre, prandsj dhe fjala malok, nuk përgjithson malsorët, por këta që vërtet kanë mbetur derra.