Ndërsa mbështetësit e tij janë mbledhur poshtë banesës, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, i ka përshëndetur nga dritarja, nga ku ka mbajtur dhe një fjalim.
Berisha ka folur për të rinjtë, për të cilët thotë se janë larguar nga vendi për shkak të Edi Ramës.
Ndër të tjera ai thotë se i vijnë mesazhe nga të rinjtë të tipit “Sali, ti je shpresa”, por Berisha thotë se e kanë gabim duke thënë se ata janë heronjtë, ndërsa e cilëson veten si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli.
Fjala e plotë e Berishës:
Çdo i ri shqiptar ka të drejtë të mendojë, të ëndërrojë, që Tirana të jetë foleja e të ardhmes së tij.
Por sa mund ta ëndërrojnë sot të rinjtë shqiptarë?
Për të ardhur në Tiranë, ai duhet të shkollohet. Edi Rama ka vendosur mesataren si satër për të mbyllur dyert për universitetet për më të varfrit e këtij vendi.
Sa mund të ndërtojë folenë e të ardhmes në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kur në universitetet e Tiranës, ata paguajnë një tarifë ndër më të lartat në Europë. Ata paguajnë një tarifë 5 herë më të lartë se në Austri. 5 herë më të lartë se në Francë, Itali, Gjermani.
Si mund të jetë Tirana vendi i ëndrrave të të rinjve shqiptarë, kur qiratë në këtë kryeqytet, falë drogës dhe korrupsionit, janë nga më të lartat në Europë?
Si mund të jetë ky qytet i ëndrrave të të rinjve, kur ata duhet të punojnë 60 vite për të blerë një apartament?
Për të gjitha këto, agresioni i narkoshtetit, i narkodiktaturës, i kësaj bande me në krye Edi Ramën, që vjedh çdo ditë shqiptarët, ka bërë që Shqipëria të boshatiset nga të rinjtë. Ka bërë që në 8 vite, nga ky vend të largohen mbi 500 mijë të rinj.
Ka bërë që të rinjtë shqiptarë të mos i lidhë asgjë tjetër me Shqipërinë përveç prindërve, të cilët me gjithë mallin, me gjithë brengën, bëjnë zemrën gur dhe u thonë shko vajzë, shko djalë, ndiq jetën tënde se e dinë se nuk kanë çfarë t’u sigurojnë në shtëpinë e tyre.
Ndaj dhe kjo betejë para së gjithash është një betejë për rininë.
Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli.
Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri.
Ju ftoj ta mbyllim këtë takim me brohorimën tonë: Zoti i bekoftë të rinjtë shqiptarë, familjet e tyre, Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!
Bëj ca cirk palaço! Ajo të ka mbetur. Ti nuk e rrëzove dot qeverinë kur ishe jashtë e jo më në kuvli si kukuvajka! Plak i rrjedhur! Dorëzo gjënë e vjedhur e jep llogari për bëmat e krimet 32 vjeçare!
Gjynaf mereni mbylleni brenda ne shpi se la nam burri 80 vjec .i ka ik mendia
Maskarai thotë se shqiptarët duhet të punojnë 60 vite për të blerë një shtëpi, po mirë ty sa kohë t'u desh që të bleje atë shtëpi ku je ngujuar, sa kohë t'u desh që të bëje vilën në Lalëz, po vajzës tënde sa kohë u desh që të ndërtonte 17 pallate, po djalit tënd sa kohë i i desh për vilën ku jeton sot ? Nuk ke gojë e as surrat t'u qash hallin shqiptarëve. Qepe dhe prit vdekjen aty ku je ngujuar, kafsh e keqe.
Boboboooo mu hap barku
Uaaaaa Berisha:" ..duhen 60 vite te blejne apatament shqiptaret.."!?! Si keshtu? Argita e Zeni yt kane bere ne 8 vjet te pushtetit tend kryeministror nga dy tre vila (pa llogaritur biznese resorte) dhe ti more Sali na sanksionon qe duhen 60 vite (kohe qe eshte mese e vertete)!!!! Sali te ka zene syte pasuriaaaa. Bumerangu te ka kapur ty e familjen tende. Nuk presim te na qash hallin ti qe na e krijove.
Kur nje i ri i thote nje 80 vjecari : ".....ti je shpresa." eshte thjesht i mbaruar .
Jo SPAK por SKAP. Jo Batman por Banmut.
......rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria,VDEKTË SALIU!
Hidhu nga dritarja Sal beje si burrat Sal , hidhu burec behu trim nje here , hidhu , mos e mendo dy here ....shife kur te thote nje dite : largohuni se do hidhem , do bjere si thes me mut poshte ....largohuni se po nuk iku Rama do hidhem ...lergouni ju them , dhe ata nuk do largohen dhe Saliu do justifikohet : nuk u hodha se nuk u larguan ...hahahahahahahahahah e c'estrade shikojne mileti , u bene gazi i botes , u bene teveqela komplet ...eh si ben njeriu per pak meshire ...