Berisha nuk dënon sulmin e deputetëve të tij ndaj gazetarëve: S’e kam të gjithë episodin para sysh, por...

19 Maj 2025, 10:40Politika TEMA
Berisha nuk dënon sulmin e deputetëve të tij ndaj

Sali Berisha në prononcimin për gazetarët pas daljes nga SPAK, u pyet edhe për përplasjen e deputetëve dhe mbështetësve të tij me gazetarët në protestën e mbajtur të premten.

Berisha u përpoq të minimizonte incidentin, duke thënë se nuk e kishte parasysh të gjithë episodin.

“Personalisht siç e dimë kam falenderuar me sinqeritet në mënyrë të përsëritur gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ato kronikat e tyre, edhe para zgjedhjeve, veçanërisht ditën e zgjedhjeve dhe në vazhdim, janë të çmuara.

Nuk jam nga ana tjetër, të sugjeroi miqësisht të lexosh raportet e OSBE, çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Thonë se u sollën si në diktaturë, jo gazetarët e kronikës. I përjashtoj gazetarët e kronikës nga ky klasifikim pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar veten me raportimet me guxim e trimëri. Por gjendja e mediave flet që shëmbëlltyrë e vendeve në diktaturë.

E thotë raporti, nuk kam lexuar një raport të tillë tjetër. Unë s’e kam të gjithë episodin para sysh, jam për respektin e gazetarëve. Nëse ju në anën tjetër në tre muaj nuk bëni dot një pyetje, keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çfarë keni dashur.

Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhënie me gazetarin. Në protesta kur ka kauzë, besoj se gazetari nëse nuk e mbështet protestën, nuk duhet të përpiqet të marrë porosi që nuk është vendi për t’i zbatuar se mund të krijojë gjaknxehtësira. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur më normale krahasuar me të tjerat", tha Berisha.

 

3 Komente

  1. @
    @.

    Ka filluar te tremb kafshet tani se me njerezit ka mbaruar pun.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fevziu me dosje si spiune i sigurimit.

      Injoroheni kete kriminel dhe shikoni rrezultatin. Bufi eshte frikacak por ka nje talent eshte manipulues.... Nje kapele 6 milione dollare....nga Latifi. BUfi fitoje ...te nerrueeemmm qytar e qytar ne fituemmm po narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici na i vueodhen zgjedhjet . Miku jemmm Donald Trapi m'ka mueee thann qe ti salih ke futur. Rama PO dridhet iku Rama dite numrumeee Kjo eshte retorike e Bufi , PD humbet Bufi genjen Qorrat e PD votojne

      Përgjigjjuni
      1. D
        DASHNORI i SHTYPIT të LIRË !

        Po sikur Balla , Klosi , Braçja , Manja apo ndonjë tjetër vetëm mos t’i pérshëndesnin gazetarët , Jo t’i sulmonin si Paloqja me ALFANABETIN e Fariut , ç’do theshte ky DASHNORI i SHTYPIT të LIRË ??? Pa tjetër fjala e parë do ishte :- TË DASHTUN MIQ GAZETARË e GAZETARE , NARKOSHTETI , KY ARMIK I BETUAR i SHTYPIT të LIRË e tej e tej , vazhdimi dihet , kemi 3 dekada që e dëgjojmë !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje