"Berisha nuk na vendos dot kushte", kush janë deputetët e PD që do bojkotojnë protestën e 11 shkurtit

10 Shkurt 2023, 17:34Politika TEMA

"Berisha nuk na vendos dot kushte", kush janë deputetët e PD

Ferdinand Xhaferraj, Kreshnik Çollaku dhe Agron Gjekmarkaj janë deputetët që nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha.

“Unë kisha deklaruar nisur nga skandalet e qeverisë që do marrë pjesë në protestë. Por sot pashë zotin Berisha që vuri kushte duke kërkuar që kryetari i grupit parlamentar z. Alibeaj nuk pranohet në proteste.

Z. Berisha nuk mund të na diktojë qëndrimet dhe nuk mund të bashkëpunojë duke na vendosur kushte. Duke përjashtuar kryetarin e grupit synohet të shkrihet ekzistenca jonë dhe parimet që jemi ndarë deri më tani.

Unë nuk do marr pjesë në protestë”, ka shkruar Ferdinand Xhaferraj.

“Bashkohem me qëndrimin e Ferdinantit. Përjashtimi i deputetëve me emra të përveçëm nga pjesëmarrja është provokim për te gjithë ne”, ka shkruar Kreshnik Çollaku.

“Unë nuk kam dhënë ndonjë konfirmim që do jem ndaj e kam shumë më të thjeshte për të mos qenë”, ka shkruar Agron Gjekmarkaj.

Edhe Dash Shehi tha një ditë më parë, se s'mund të dalë në protestë krah Berishës dhe Metës.

7 Komente

  1. m
    mos ha fusni kot nashi !

    edhe po jua mori ne goje ?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kush shkon pas non gratas,eshte me te meta mendore,ose leshko i pashërueshëm.

      Përgjigjjuni
    2. n
      ndershmeria

      te ndershmit e kane me kollaj te mos i binden nongratas, por per kurvat e kurvarete pd-se ka siguruar vidio e nuk kane hall pa shku. ina zhupa, albana, monika perzervativi edhe paluska tarabaku ka fillue ta dredhe

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        O limdhenjer! Shkoni ne proteste se do t'u rrahin Sali kolerja. Po nuk bet ashtu si thot ai,mjere ju.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Gonja eshte pushtetar ka zyre,makine,roje....

          Përgjigjjuni
          1. L
            Landi

            Po mungoi Gjekmarkaj eshte problem se ka shume vete pas ai...veten dhe familjen.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Landi

              Duhesh Xhaferraj se rregullon cilesine e diellit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje