
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi datën për shqyrtimin e çështjes për vulën e partisë.
Përmes një postimi në Facebook, Sefa shkruan se ky është një hap shumë i rëndësishëm për të zgjidhur përfundimisht çështjen e legjitimitetit të PD-së.
“Më në fund!!!!! Pasi kemi depozituar për të disatën herë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të ankimit të PD-së, më në fund Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimit në datën 03.03.2023 në orën 11.00.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së.
PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Sefa.
Me siguri do semureni ate dite ju, sic u semuret nja 3 here rresht.
kus eshte ai zog gomari qe ia jep pd-ne nongratas. amerika nuk komunikon me nongrata, nuk mund ti kete partner. berisha ka shkue per lesh me gjith jozefinen . te na rruani z berisha, te na rruani me gjith topalli e aleksander byberit
O Sefe, Lereni Gulen, Merrni nje te re, Ose Nongrata me partine e vjeter te marre nje buke te re.. Beri rithemelim,riciklim me surrogato,...te marre dhe nje vule te re....se ndryshe do vazhdoni keshtu..