Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve komentoi protestën e sotme të PD, teksa tha se sa herë që Sali Berisha thirret në SPAK bëjnë protesta.
Gjatë një deklarate për mediat, Balla tha se Berisha, duhet të shkojë në SPAK për 21 janarin.
“Sot SPAK i dorëzon më në fund pas një situate më qesharake kur shkon te zyrat e PD dhe t’i çoj një zarf dhe sekretaria thotë; nuk e pranojmë apo dhe te selia e partisë e thonë; se pranojmë. Në 1998 kur i hiqej imuniteti, kishte protesta, kur nuk u lejonte nga ambasadat, kishte protesta.
Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni të gjithë jemi thirrur. Ka dhe kolegë të mi që shkojnë për çështje që ose janë nën hetim ose nën akuzë, kurse këta dashnorët e drejtësisë, kur vjen kërkesa për kolegët e mi, këta ta tregojnë ndër sy dhe thonë; ku është filani. Po ky pse nuk shkoi? Proteston kur të thërret drejtësia. Fati i këtyre dihet dhe zgjedhjet e radhës vijojnë.”, tha Balla.
Lini një Përgjigje