“Berisha përfaqësues i korrupsionit madhor, shpëton nga partia”, Petro Koçi: E injoronte drejtësinë, tani i bindet

17 Janar 2025, 13:33Politika TEMA
“Berisha përfaqësues i korrupsionit madhor, shpëton nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ish kryeministri Sali Berisha është përfaqësues i korrupsionit madhor.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se Berisha e injoronte drejtësinë, por tani i bindet.

“Sali Berisha, ndryshe nga reagimi i tij fillestar kur injoroi SPAK, tashmë është kthyer në njeri që vapon për t’iu bindur çdo masë sigurie.

Kjo vërteton se sot drejtësia është fjala e ditës. Drejtësia është kryefjala e ditës, për luftën kundër korrupsionit. Berisha është përfaqësues madhor, i korrupsionit madhor.

Përfiton nga fakti që është lider i opozitës. Fakti që masa e mëparshme, izolimi në shtëpi ishte nga mosha. Po të kishte moshë tjetër, mund të kishte masë më të rëndë sigurimi. Ai e sfidoi drejtësinë, retorika e tij ka qenë tejet agresive nga drejtësisë.

Është e prapanueshme, jo vetëm për një titullar, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Ai kërkon që shoqëria të ndjekë shembullin e tij”, theksoi ai.

 

1 Komente

  1. F
    Fieraku

    Ke te drejte o deputet i qytetit tim, qe te kame votuar disa here! Berisha eshte nje nga perfaqesuesite madhor te korrupsioni, bashke me Fatos Nanon, engjellin tend, por do te sugjeroja te shikoni me kujdes rreth vehtes, ne lagjen tuaj duke filluar nga i pari i saj, me duket se ky ja ka kaluar edhe Sali Berishes, bile eshte super perfaqesues qe e zhvillon prej kaq vitesh kete profesion! Ne populli kemi sy dhe shikojm, por cudi e madhe si nuk po e shikoni ju qe jetoni ne nje fshat me te dhe nuk e paskeni kuptuar te parin e lagjes tuaj!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje