VIDEO/ Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama - komentuesit: Me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë! Mos u përdorni nga llumi i foltoreve

17 Janar 2025, 13:20Politika TEMA
VIDEO/ Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama - komentuesit: Me

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e një nate më parë, ku një familje e shpërngulur nga Gaza erdhi në Shqipëri dhe fëmijë 1 vjeç kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe po trajtohet ne QSUT. 

Rama thotë se familja nga Gaza erdhi në vendin tonë si rezultat i kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë dhe vlerësimit pozitiv për shërbimin tonë pediatrik.

Kreu i qeverisë i drejtohet komentuesit që të mos përhapë gënjeshtra sikurse bën opozita, teksa përmend edhe programet që ka ndërmarrë qeveria për kujdesin ndaj fëmijëve.

“Dakord që e keni inat qeverinë dhe kjo duket nga shumë larg por nuk është faj. Inati për qeverinë të të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është ti biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogaritë e atyre që te gënjeshtra janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit dhe e dini për kë e kam fjalën.

Ku i keni parë ju këta fëmijët që ne i likemi të vdesim. Natyrisht është pyetje retorike ashtu sikundër ju sikur nuk ju fajësoj fare se inati po, llumi i foltoreve, kanaleve dhe portaleve ku ju zhyteni po dhe normal që këtu ju dukeni vetë sikur vdesin njerëzit dhe për një aspirinë. Dëgjoni faktet çdo vit në Shqipëri kurohen në pavionet e pedriatrive tona 46 mijë fëmijë. 15 mijë prej tyre në QSUT dhe operohen mesatarisht 2400 fëmijë me sukses në QSUT.

Dëgjoni se thoni rrofshin disa shoqata bamirëse dhe disa shqiptarë zemërmirë se të jetë për ne zemërgurët fëmijët këtu të gjithë vdesin. Çdo dit ne çojmë jashtë vendit mesatarisht 25 fëmijë, praa më tepër se të gjitha shoqatat të mbledhura bashkë, të cilat i falenderoj përzemërsisht për angazhimin e tyre të pamohueshëm, respekte.

Dhe nuk po iu lodh më shumë me programet e reja të kujdesit për fëmijët, vaksinimin falas çdo vit me shërbimin dentar që po e rikthejmë nëpër shkolla etj. Por thjesht ju përshëndes me urimin që të keni më shumë respekt për të vërtetën, pra për veten dhe më pak zë për të përhapur helme dhe gënjeshtra. Se ajo familja që erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtare dhe si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik.

Disa familje në të cilat njëra erdhi në Shqipëri, u çua nëpër disa vende të Evropës ku shërbimi pediatrik vlerësohet. Dhe e dyta, në vend se të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini se kush janë, kërkojuni atyre llogari se nuk i dihet me inat kësaj pune. Inat kijeni këtë qeveri dhe këtu do ta keni prap. Inati nuk është as program dhe as alternativë, që iu mungojnë atyre që iu përdorin edhe ju si zëdhënës të gënjeshtrave të tyre.”, u shpreh Rama.

14 Komente

  1. M
    Mos harrxho kohen me idiotet

    Leri analfabetit e internetit , shiko me punet ..... Shiko te gjesh nje kandidat per kryeminister mbas zgjedhjeve pasi ti nuk ke çfare jep me ... Punove bere aq sa kishe mundesi tani duhet te thoshe flm elektoratit .....

    Përgjigjjuni
    1. s
      simoni

      Ju vleresoni cilezine e nderti i te sptaleve, te paisjes se tyre me teknologji, ne se ka korrupsion ne tenderat per ndertimin e tyre. Ndersa nivelin e sherbimeve ne spitale, leruani popullit ti vleresoje, se kur shtroheni ju ata e bejne naten dite per tu qendruar ne koke, Po i bete te gjitha vleresimet juve, ka konflikt interesi. Ate lajmin qe dergohen cdo dite jashte vendit per mjekim 25 femije, nuk e di se si do ta quanin Sen Simoni @co. Ai femija nga Gaza mire u be qe u mjekua.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        O Rama, respekt per ju e punen qe kryeni, por nuk mendoj se eshte e nevojshme t'i pergjigjeni cdo kaqoli me kohe te lire non stop per shfryrje!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pjeter

          ..e ka fajin Berisha!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kalec Dega

          ...e mo plere Albanistan, aty dhjesin te gjithe..se keshtu lejon Lideri Sorosjan...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vicidoli

            Mos u shqetso jane bajgat e shpellave qe shpifin per dite se I njane shtriganit qelbesire te sheqeres qe mbarsen ne kashte Vuku serb

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pleshti i gjate

              te besh mire eshte virtyt hynor, por te hiqesh shriresh sikur ben mire eshte mekat. cdo vend ka ligjet e veta te emigracionit ashtu si dhe ne e kemi nje te tille i cili eshte pothuaj i njejte me ate te BE-se. problemi qe kane komentuesit me ty nuk eshte llumi dhe balta qe hedh opozita por menyra se si ti merr vendime ne emer te popullit duke shperfillur ligjet, rregullat dhe konventat. thene kjo, keta dy eurodeputetet pse nuk ja kerkuan kete "akt humanitar" BE-se apo vendeve te tyre nga jane zgjedhur deputete te PE?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Balli pa Balluke

                ah dmth femija nga Gaza e sollen ketu pasi shqiperia fitoi vendin e pare ne konkursin europian te sherbimit shendetesor pediatrik- keshtu jam dakord- por nuk me vjen lidhja me dergimin e 25 femijeve ne vit per kurim jashte vendi - kur ne paskemi sherbimin me te mire pediatrik ne europe

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teo

                  Po mire mo kta partneret nuk kishin mundesi vete?: qe re jesh mire me BE e mos na rrezikosh letrat zbato msa. Nese jo ne nuk hyjme ne BE. E ke detyrim e te nenshkruar. Mos jep pronat pa gare. Kete Thote msa.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Te tjerve ju cojn investime ,Miljona !

                    Shqiperise se ktij nastradini i bihen ksi gjona .Si i thot ky Europes : Shqiperia eshte e te terve ,keshtu ka then Zoti

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      edhe unë q¨ei shkel pothuajse gjithë rregullat gramatikore nuk shkruaj një fjali të tillë"Natyrisht është pyetje retorike ashtu sikundër ju sikur nuk ju fajësoj fare se inati po, llumi i foltoreve, kanaleve dhe portaleve ku ju zhyteni po dhe normal që këtu ju dukeni vetë sikur vdesin njerëzit dhe për një aspirinë."

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mara emigrante ne Itali

                        Jane rezuar malet dhe jane ngritur halet , levizja e lire brenda vendit te bukur Shqiperi ka stelle halete ne qytetet e vendit .Z Rama vazhdoni ne rrugen tuaj te drejte , meritat tuaja i dine njerezit e shkolluar jo anal- fabetet .Urime , lart e me lart Shqiperia .

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lexues

                          Kriteri i vleresimit ka qene, a jane spitalet me mire se ne Gaza. Duke qene se nuk jemi ne zone lufte, pak me te mire i kemi. A kemi sherbim spitalor qe eshte ne nivelin e vendeve perendimore? Absolutisht jo. Edhe ben shume gabim qe ben politike me kete gje. Nese ke ndermend te konkurosh ne bote me turizmin duke te investosh ne spitale publike cilesore, si per popullin tend, ashtu edhe per turistet qe mund te perfundojne atje pa dashje.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sali krimineli ne burk

                            poshte. krimineli. sali haleja. berish. futeni ne burk. kriminelin sali

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje