Berisha, presion gjyqtarëve që kanë në dorë fatin e PD-së: E patë kush jam unë?

8 Korrik 2022, 17:16Politika TEMA

Berisha, presion gjyqtarëve që kanë në dorë fatin e

Sali Berisha nëpërmjet portalit të djalit të vet, ka sulmuar gjyqtaren Blerina Muçaj, për t’iu bërë presion që t’ia japin edhe me vulë të gjykatës Partinë Demokratike.

“Në përfundim të protestës masive të 7 korrikut, gjithkush ndante vetëm një mendim: ajo zhgënjeu edhe ata pak skeptikë të opozitës  në opinionin publik.

Brenda pak ditësh, PD bëri një organizim spektakolar, duke bërë që në shesh të zbresin dhjetëra-mijëra shqiptarë.

Nuk është rastësi që edhe disa zëra të vetmuar nisën të deklarojnë se tani dihet kush është opozita e vërtetë dhe se kush e drejton Partinë Demokratike.

Madje pati thirrje se treshja Basha-Alibeaj-Bardhi duhet të tërhiqen nga padia e turpshme në Gjykatën e Apelit.

Dje çdo shqiptar e pa se kush e ka PD-në. Sikur të mos mjaftonin ushtrimet e shumta të votës, populli opozitar zbriti në shesh.

Por a e pa këtë protestë gjyqtarja kamikaze e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Blerina Muçaj?

Kur vendosi në mënyrë të paligjshme të pranojë padinë e Gazment Bardhit dhe të njohë si palë treshen e vetmuar Basha-Alibeaj-Bardhi, mund të ketë pasur ndonjë dyshues.

Por sheshi foli dje. Dhe gruaja e ministrit famëkeq të Fatos Nanos, Muçit që i përmendej emri në çdo aferë, duhet ta kuptojë se dje nuk kishte palë.

Tre personat Basha-Alibeaj-Bardhi nuk janë palë.

Këtë e demonstruan duke braktisur tubimin madhështor të popullit opozitar.

Para pak ditësh, kryetari demokrat Sali Berisha tha se gjykatëses Muça, Erion Veliaj i ka premtuar kalimin e vetingut nëse merr vendim kundër popullit demokrat.

Dje sheshi provoi se nuk ka më as shumicë e pakicë në këtë histori, por vetëm tre njerëz që duan të marrin vulën e PD.

Ata nuk janë as palë e as pakicë”, thuhet në një shkrim pa autor, si për të treguar se protesta e së enjtes, ishte pikërisht për të fituar PD-në, jo për hallet e popullit, siç përpiqen ta shesin.

9 Komente

  1. P
    Proteste e madhe me 5000 koke palare

    Asnje nuk e rruan nga ty ti po bie rruges ti je mesuar te bertasesh si gore po askush nuk ta vare askushe nuk te degjone do ta humbasesh gjyqin dhe do shkoshe te breket e Metes . Haaaa se gjyqin e non grata e fitove Paris

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dervishi i vicidolit,njesoj Edhe Dolivicit

      E pame kush je ti,po' ai qe Ke qene .Per Ty kundershtari eshte armik.Dhe armiku vritet me pushke,ose futet ne burg.Ndryshe nuk je "burre malcie".O sali,e di si behet shumesi i fjales "tropojan"?Ma Ka spjeguar i madhi Mojkom Zeqo.Ne shumes eshte "trapajane".Mundesisht shpjegoja Edhe Stresit ,qe kur godet thote"jam cuni i Sali Lushes ".ti je nje trapajan,bashke beheni shume trapajane.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Një qytetar

        E kemi thënë para protestës dhe po e përsërisim, kjo nuk ishte asgjë më shumë se një presion mbi vendimin e pritshëm të gjykatës. Me këtë që bëri, Berisha vërtetoi drejtësinë e vendimit të DASH që e vlerëson Berishën një shantazhues kronik ndaj drejtësisë. Berisha vazhdon si zakonisht me bindjen populiste se e drejta varet nga numri i protestuesve dhe nga forca e ulërimave. Por, edhe sikur të ishte kështu, Shqipëria nuk janë ata 7-8 mijë veta të mbledhur me mundim prej tij në bulevard. Më tepër për ardhjen e tyre ka kontribuar Rama me qeverisjen e tij sesa Flamur Noka dhe Kryemadhi. Vendimi i gjykatës nuk duhet të influencohet nga tubimet, ajo duhet të mbështetet vetëm tek e drejta që buron nga ligji. Ulërimat legjendare të Berishës sot janë me zero efekt, ai i ka lëshuar dhe i lëshon ato për faktin e thjeshtë se nuk ka të drejtë. Kjo sepse e drejta dhe e vërteta kurrë nuk janë varur ndonjëherë nga britmat dhe kuisjet e askujt në këtë botë. Si rregull, bërtet gjithmonë ai që nuk ka të drejtë.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeqo Pilafi

          Dje Berisha tregoj edhe një herë se është një komunist i thekur. Tërë aktiviteti i tij politik gjatë këtyre 32 vjetëve tregon ngjashmërinë e tij absolute me "bandën e të katërtve" siç thërriteshin atëhere Radikalët e Shangait. Pra, me dy fjalë, e nisi si Van Hun Ven dhe po e mbyll si Çan Çun Çiao. Vetëm demokrat nuk u bë qoftë edhe një ditë të vetme ky njeri.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daj Sami

            O ti qen i zgjebosur,qe ben sikur nuk e di cfare ben,ti nuk do gjesh derman nga amerikanet,ben zhurme,qe medemek te trembesh dike,po nuk e rrun kush per ty,dhe ata qe te rrine afer,qellimi i tyre eshte qe te kapin vendin ne drejtim te shoqates foltore,se e dine mire qe fundi jot eshte me shpejt sec mendon ti,i vetmi shpetim per ty, eshte plani jot per arratisje,para arrestimit,po veshtire e ke plako,se ka zot stani

            Përgjigjjuni
            1. F
              Falje per fjalorin

              ....e pame.. ti te ha mune.......

              Përgjigjjuni
              1. Trimat nuk thonë kurrë , jemi TRIMA !

                Trimëritë tuaja i kemi parë këto 30 vjet , po më të freskëta janë këto të 8 janarit dhe 7 korikut . Më 8 janar , vetëm Salianji me hu gardhi në dorë të futi në haletë e SHQUP -it , ndërsa më 7 korrik u nise t’ë largoje Ramën , por ike për vete , shikoje orën se mos thyeje orarin e protestës .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kucedra

                  Kemi 30 vjet qe te shohim o hajdut, legen burre! Te njeh Shqiperia dhe bota! Mos mbifte me fara jote!Topa do hedhim kur te shkosh ne ferr... Gjithe te zezat i bere ketij populli, e vodhe e vrave, e genjeve. Bere cfare deshe! Kuceder

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SBS

                    O Sali, po ne jemi bere deri ne gryke me ty, ti nuk je vecse nje rrufjan i tredhur, nje eunuk i haremit ge Enverit qe kur ishe kulish, nje mashtrues, nje vrases, nje shkaterrues i cdo cm katror ne Shqiperi, nje vjedhes rekord me gjith familjen tende, nje pllitikan zhgarravine qe e bere Shqiperine gaz te botes, e genjeve cdo shqiptar si askush tjeter me energjine berthamore, me mbjelljen e dhjetra milionave rrenje ullinj, me cekun e bardhe me Gerdecin, me vrasjet ne sheshin simbol te lirise "Deshmoret e kombit" etj Se fundmi te gjitha sa i kemi vuajtur ne kurriz Amerika ti vuri si kurore mbi arkivol me titullin non grata dhe epitafin per minim te demokracise, presion dhe shantazh ndaj organeve te drejtesise dhe korrupsion madhor.. Ja, ky je ti, Shqiptaret nuk kane pike dyshimi per cke katranosur ne kete vend, tru shplaret i genjen kollaj duke ju kujtuar kohen kur beje kerdi e si ujku ne kope, harroje, ti ke vdekur me kohe si politikan qe mund te udheheqesh Ty as tek zyra e ish ROGL nuk te vendos dot sepse i tille je '

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje