
Kandidatura e Simon Mirakës si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit është rrëzuar këtë të enjte në Kuvend.
Socialistët kanë vendosur të rrëzojnë kandidaturën e Mirakës pasi ai u propozua në Kuvend me firmën e Sali Berishës dhe ky i fundit nuk u tërhoq nga firmat mbështetëse.
64 deputetë kanë votuar kundër, vetëm 17 pro dhe një ka abstenuar.
Socialistet kërkuan që propozimi të vinte në Kuvend pa firmën e Berishës.
Ata kanë theksuar se asnjë propozim i Berishës në Kuvend nuk do të pranohet.
Në Komisionin e Ligjeve socialistët e votuan kandidaturën e Simon Mirakës për të qenë anëtar i autoritetit të dosjeve edhe pse mes firmave mbështetëse për emrin e tij figuronte ajo e Sali Berishës.
Ndërsa deputetët që mbështesin linjën e Enkelejd Alibeaj sqaruan më parë se nuk kanë asgjë kundër figurës së Simon Mirakës, por janë kundër firmës që e mbështet.
Jo Simon Miraken, kete figure te respektuar dhe unikale te ish te perndjekurve politike, por edhe familjen e vet politike, PD, e ka "rrezuar" per toke, e ka bere kashte e koqe, Sali Berisha vetem e vetem qe te jete vete ne kembe. Por megjithate fundin e tij politik nuk e ndal dot.
nje spiun me pak nga stani NON GRATA.
Nuk i heq asnjë gërmë komentit tuaj.
Rezimi i Simon mirakes eshte shume i drejte.Ai nuk e .meriton dhe nuk perfaqson shqiptaret.1-lidhje gjaku me Kole Bib Miraken.2-I denuar nga nje trupe gjukues.Nuk Ka fituar pafajesi nga asnje trupe gjukues.Sepse nuk Ka guximin te Shkoje ne nje trupe gjukues per rigjykimi dhe kerkesen per pafajesi.3-pwrfaqesues i denje vetem per neonazifashistet qe Kane Marre pushtetin ne shqiperi dhe po' perpoqen Edhe ne Europe tone te ameshuar. La avdi Hitlerit dhe musolinit.U perpoqen per nje shtet unik europian,por u "detyruan " nga stalini te perdorin fuqine e mjeteve te luftes ,Pra te bejne politike me mjete te tjera ,me mjetet e forces".ketu hyn Edhe Simon Miraka,Sali Berisha e kompani.