Juristja Brizida Gjikondi ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar se “shkel mbi kufoma” për të ruajtur drejtimin e forcës politike.
E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi deklaroi se zhvillimet e fundit brenda PD-së, përfshirë lëvizjet ndaj mbështetësve të Ervin Salianji, janë pjesë e skemave të brendshme për eliminimin e kundërshtarëve.
Ajo theksoi gjithashtu se demokratët e Durrësit janë “shkelur në sedër”, ndërsa akuzat ndaj Oerd Bylykbashi, sipas saj, nuk janë të pabazuara, duke ngritur pikëpyetje mbi përfaqësimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese në parti.
“Tani që Salianji kërkon që të garojë në PD përballë Berishës të gjithë mbështetësit e tij shkarkohet për gjëra të një viti më parë. Të gjitha këto janë skema infantile të Falmur Nokës. Berisha shkel mbi kufoma, mjafton që ai të jetë në krye të PD. Nuk i intereson fare PD, i intereson vetëm PD. Kur gjen njerëz pa personalitet si Noka e ka shumë të lehtë që të shtypë dhe të poshtërojë njerëz që i shikon si kundërshtarë.
Anëtarët demokratë të Durrësit u vranë në sedër, akuzat e tyre ndaj Bylykbashit nuk janë pa baza. Sepse kryetarët e qarqeve, nuk kanë asnjë lidhje me bazat, vetëm se janë skllevër. Qëllimi i vetëm i Berishës është që të jetë në krye të PD në zgjedhjet e majit. Salianji nuk ka për të kandiduar në PD, sepse ai nuk ka kundërshtar vetëm Berishën, por edhe çakejtë që rrinë rreth tij, të cilët presin që sa të ikë Berisha t’i zënë vendin. Berisha nuk pyet për kombëtarët, edhe sikur t’i shkojnë në zyrë, ai do i shfrytëzojë vetëm për interesin e tij”, tha Gjikondi.
Sa me vonese e keni kuptuar qe keni patur nje hudhudh kreykriminel...Ai nuk ka shkelur vetem mbi kufomat e Antareve te PD ne Durres, por ka shkelur mbi kufomat ne te gjithe shqiperine, ne djegjien e gjithe shqiperise, dhe shkaterimin e gjithe shqiperise, ku mbi te te gjitha vrasjet jane ne kurriz te tije....por shpresa dhe besimi eshte akoma tek Drejtesia SPAK qe ne javet muajt e radhshem ne vazhdim , te kemi nje Lajm , qe kufoma ktryekrimineli i bashkohet kryekriminelit tjeter , trimit qe te thyente carin ne mese, te jene ne Burg sebashku... dhe shqiperise do Festoje si dikur kure vdiq ish Diktatori dulla...
Mire qe me vote popullore sali ali hason kamenei eshte ndeshkuar per jete per te mos drejtuar asnje istitucion shteterore... sa per pd.. kokokt hengshin pasi plot 37 vjet i shkoni nga mrapa ketije perbideshi.