
Sali Berisha po bën gati një zyrë të re në selinë e PD për t'u rikthyer si kryetar.
“Si është gjendja e arkës në parti se kam idenë. Do kem një zyrë midis këtyre zyrave në seli. Sapo të lyhet do jetë”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi se cila do të jetë zyra e tij.
“Nuk ka zyrë kryetari tani, nuk ka kryetar këtu, këtu janë zyrat. Këtu zgjidhet kryetari, ajo bëhet zyrë kryetari, tani për tani çdo zyrë është zyrë”, tha Berisha.
Si e komentoni faktin që Basha nuk mori pjesë në mbledhje?
“Basha është anëtar ne s’e përjashtojmë. Pyeteni Bashën. Ai është anëtar i grupit parlamentar”.
Pse nuk ke dale ne pension , sipas Rames....lol = Basha ishte me i thjeshte, fshatari i Dibres, ai e priti Ramen ne Cader.